• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rritet me ritme të shpejta numri i pagesave me kartë, si po ndryshon tregu

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Pagesat me kartë kalojnë numrin e tërheqjeve nga bankomatet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përdorimi i kartave për pagesa në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta, duke reflektuar një ndryshim të qartë në sjelljen e konsumatorëve dhe në mënyrën si kryhen transaksionet e përditshme.

Vetëm në dy muajt e parë të vitit, janar–shkurt 2026, numri i pagesave me kartë në terminalet POS arriti në rreth 4.85 milion transaksione, nga rreth 3.73 milion që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo përkthehet në një rritje prej rreth 30%, duke treguar se gjithnjë e më shumë qytetarë po largohen nga pagesat cash dhe po përdorin kartën në dyqane, restorante dhe shërbime të tjera.

E njëjta prirje konfirmohet edhe në vlerën e transaksioneve. Në janar–shkurt 2026, pagesat me kartë në POS arritën në rreth 17.7 miliardë lekë, krahasuar me 15.15 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar jo vetëm më shumë përdorim, por edhe një volum më të lartë shpenzimesh përmes kartës.

Rritja lidhet me disa faktorë, si ndryshimi i sjelljes së konsumatorëve, përdorimi më i madh i pagesave pa kontakt dhe zgjerimi i rrjetit të pikave ku pranohet karta. Megjithatë, kjo tendencë nuk është vetëm spontane, por po nxitet edhe nga ndërhyrje konkrete ligjore.

Administrata Tatimore ka vendosur që deri më 30 maj 2026, të gjitha bizneset në sektorët e turizmit, transportit dhe institucionet publike duhet të pajisen me terminale POS në çdo pikë shitjeje. Ky detyrim përfshin hotele, bujtina, restorante, taksi, kompani transporti dhe një gamë të gjerë shërbimesh.

Qëllimi i kësaj mase është ulja e përdorimit të parasë cash, rritja e transparencës dhe formalizimi i ekonomisë, në një kohë kur turizmi në vend po rritet ndjeshëm dhe vizitorët e huaj preferojnë pagesat elektronike.

Ky zhvillim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në përmirësimin e shërbimit për klientët, por edhe në rritjen e të ardhurave të deklaruara nga bizneset, duke e çuar ekonominë drejt një modeli më të formalizuar dhe të dixhitalizuar.

Artikulli para

Kompania ajrore i shpall “luftë” karikuesve të jashtëm, rregullat e reja nga 1 maji

Artikulli pas

TENDERËT/ Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK mbi 200 mijë euro për çeljen e sezonit veror në Himarë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes
Ekonomi

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Tallava, salçiçe pule dhe dronë me drita mqs erdhi vera: Vangjel Tavo hap sezonin e tenderëve të qejfit dhe tarafeve në Himarë, a do të rishfaqen prodhuesit e patateve nga Buçimasi?

TENDERËT/ Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK mbi 200 mijë euro për çeljen e sezonit veror në Himarë

Të Përzgjedhura

Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit
Ekonomi

Falja e detyrimeve tatimore, 13 mijë biznese përfitojnë nga kompensimi automatik i 10.4 milionë eurove

Nga SkyWeb
13 Qershor, 2026
0

Administrata Tatimore ka kompensuar automatikisht 10.4 milionë euro tepricë kreditore me detyrimet e papaguara të tatimpaguesve, në kuadër të zbatimit...

Lexo të plotë
“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

35 959 fluturime në ditë, Evropa regjistroi trafik ajror rekord gjatë verës! Shqipëria ndër vendet më të vizituara

14 Shtator, 2026
Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit

Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit

7 Mars, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Biznesi kërkon uljen në 5-7% të TVSH-së për ushqimet, a do të përkthehej kjo në çmime më të ulta?

25 Nëntor, 2025
Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  

Luhatje në tregun valutor, dobësohen Euro, Paundi e Dollari

27 Gusht, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr