• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 22 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria bëhet gati nëse vijon rritja e çmimeve: Masa mbrojtëse për grupet vulnerabël

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Qeveria bëhet gati nëse vijon rritja e çmimeve: Masa mbrojtëse për grupet vulnerabël
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria shqiptare ka paralajmëruar ndërhyrje të mëtejshme në rast të një rritjeje të re të çmimeve të karburanteve, duke përdorur si mekanizëm kryesor uljen e akcizës dhe masa të tjera mbështetëse për konsumatorët.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur në Kuvend se deri më tani Bordi i Transparencës ka zhvilluar 16 mbledhje për përcaktimin e çmimeve tavan të shitjes së karburanteve, ndërsa në vetëm dy raste është aplikuar ulja e akcizës si masë shtesë për lehtësimin e çmimeve.

Sipas tij, akti normativ i miratuar parashikon që nëse çmimi i naftës kalon mbi 220 lekë për litër dhe ai i benzinës mbi 200 lekë për litër, atëherë aktivizohet automatikisht ulja e akcizës me 20%, ose rreth 7.8 lekë për litër. Kjo ulje shoqërohet edhe me reduktim të TVSH-së në import me rreth 1.58 lekë për litër, duke e çuar efektin total të uljes së taksave në rreth 9.45 lekë për litër.

“Ky është një mekanizëm i drejtpërdrejtë për të zbutur rritjen e çmimeve për konsumatorin final”, u shpreh Malaj, duke shtuar se kostoja për buxhetin nga aplikimi i kësaj mase ka qenë rreth 37 milionë lekë të ardhura të munguara nga akciza, një nivel i konsideruar i përballueshëm.

Ministri theksoi se autoritetet po ndjekin nga afër edhe zhvillimet e inflacionit, i cili në muajin mars rezultoi në nivelin 2.6%, brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë dhe në përputhje me vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ai paralajmëroi se nëse situata përshkallëzohet më tej, qeveria do të ndërmarrë masa të tjera, të fokusuara kryesisht tek shtresat më në nevojë, duke ruajtur njëkohësisht stabilitetin fiskal dhe makroekonomik.

Sipas Malajt, çdo paketë e re masash do të hartohet në konsultim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, për të garantuar besueshmërinë dhe efektivitetin e ndërhyrjeve në treg.

Artikulli para

Karakaçi: Shqipëria nuk rrezikohet nga mungesa e karburantit, synojmë që rezervat të manaxhohen nga shteti

Artikulli pas

BE vendos bllokimin e prodhimit të imazheve me natyrë intime nga programet e Inteligjencës Artificiale

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse
Ekonomi

“Pacolli mori 100 milionë euro kredi në Luksemburg, peng asetet e Aeroportit të Vlorës për paratë që çoi në Afrikë”

21 Shtator, 2026
Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera
Ekonomi

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

21 Shtator, 2026
Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini
Aviacion

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

21 Shtator, 2026
Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës
Ekonomi

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës

21 Shtator, 2026
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL
Ekonomi

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

21 Shtator, 2026
Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku
Ekonomi

Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

21 Shtator, 2026
Artikulli pas
BE vendos bllokimin e prodhimit të imazheve me natyrë intime nga programet e Inteligjencës Artificiale

BE vendos bllokimin e prodhimit të imazheve me natyrë intime nga programet e Inteligjencës Artificiale

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Auto-Skicë
Ekonomi

Koncesionet dhe PPP-të, KPP mund të pezullojë kontratat dhe të vendosë gjoba deri në 10% të vlerës

Nga SkyWeb
16 Shtator, 2026
0

Detaje të reja janë zbardhur nga vendimi i qeverisë që përcakton rregullat për pavlefshmërinë e kontratave të PPP-ve. Sipas vendimit,...

Lexo të plotë
Tarifat pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër policat e sigurimit të automjeteve në SHBA

Sigurimet paguajnë 4.8 mld lekë dëme në 7 muaj, pjesa më e madhe nga aksidentet rrugore

13 Shtator, 2025
Nga 1 tetori, faturat e energjisë do të paguhen edhe me kartë pranë pikave të shërbimit

Nga 1 tetori, faturat e energjisë do të paguhen edhe me kartë pranë pikave të shërbimit

3 Tetor, 2025
KPP zhbllokon tenderin 5 milionë euro për internetin pasi detyroi AKSHI-n të rishikonte kriteret

Korrupsioni te AKSHI/ Pas fondeve IPARD, BE bllokon paratë për agjendën digjitale të Shqipërisë

14 Janar, 2026
Metoda e blerjeve “5, 4, 3, 2, 1”: Si të mbushni në mënyrë efektive shportën e supermarketit pa shpenzuar kot

Shqiptarët po konsumojnë më shumë, karburantet kryesojnë me 8.4% në rritjen e shitjeve me pakicë

15 Shtator, 2026

Të Fundit

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

“Pacolli mori 100 milionë euro kredi në Luksemburg, peng asetet e Aeroportit të Vlorës për paratë që çoi në Afrikë”

21 Shtator, 2026
Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

21 Shtator, 2026
Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

21 Shtator, 2026
Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

21 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr