• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

BE vendos bllokimin e prodhimit të imazheve me natyrë intime nga programet e Inteligjencës Artificiale

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Maj, 2026
në Aktualitet
A A
BE vendos bllokimin e prodhimit të imazheve me natyrë intime nga programet e Inteligjencës Artificiale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale që krijojnë imazhe nudo të rreme, në një lëvizje të fortë ligjore pas reagimeve globale ndaj përhapjes së përmbajtjeve jo konsensuale të gjeneruara nga teknologjia.

Vendimi vjen pas polemikave të forta të shkaktuara nga një funksion i chatbot-it Grok, i zhvilluar nga Elon Musk, i cili u lejonte përdoruesve të krijonin imazhe intime të rreme duke përdorur fotografi reale, pa miratimin e personave që shfaqeshin në to, përfshirë edhe raste që ngritën shqetësime serioze për mbrojtjen e të miturve.

Eurodeputeti irlandez Michael McNamara deklaroi se ky është një moment kyç për vendosjen e kufijve të qartë në përdorimin e inteligjencës artificiale.

“BE vendosi sot një vijë të kuqe. Inteligjenca artificiale nuk duhet të përdoret kurrë për të turpëruar, shfrytëzuar apo rrezikuar njerëzit. Për herë të parë, legjislacioni europian ndalon në mënyrë specifike aplikacione të përdorura për situata denigruese”, u shpreh ai.

Ndërkohë, edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar publikisht ditët e fundit, duke denoncuar publikimin e imazheve të rreme intime të krijuara me AI dhe duke i cilësuar ato si një “mjet tejet të rrezikshëm”.

Ndalimi do të përfshihet në kuadrin e rregullave të reja të Bashkimit Europian për inteligjencën artificiale, të miratuara në vitin 2024, duke forcuar më tej kontrollin mbi përdorimin e teknologjive që cenojnë privatësinë dhe dinjitetin e individit.

Zhvillimi vjen në një moment kur modelet e inteligjencës artificiale po përballen me një mbikëqyrje gjithnjë e më të fortë në Europë. Së fundmi, kompania amerikane Anthropic kufizoi publikimin e modelit të saj Mythos, për shkak të shqetësimeve se mund të përdorej nga hakerët.

Në të njëjtën kohë, rreth 30 eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike i kanë kërkuar Komisionit Europian të rishikojë rregullat e sigurisë kibernetike, duke shtuar presionin për një qasje më të rreptë ndaj rreziqeve që vijnë nga inteligjenca artificiale. /skyweb.al

Artikulli para

Qeveria bëhet gati nëse vijon rritja e çmimeve: Masa mbrojtëse për grupet vulnerabël

Artikulli pas

Mungesa e karburantit, BE vendos: S’ka kompensim nga kompanitë ajrore për anulimet e fluturimeve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Revoltë” brenda Google, punonjësit kundër përdorimit të AI në projekte ushtarake sekrete
Aktualitet

Google kufizon Inteligjencën Artificiale në shkollat amerikane

6 Nëntor, 2026
Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?
Aktualitet

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

5 Nëntor, 2026
Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin
Aktualitet

Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas
Aktualitet

Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas

5 Nëntor, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

Pak vite burg dhe gëzojnë pasurinë e vjedhur! BE e shqetësuar për mënyrën si dënohen politikanët e korruptuar në Shqipëri

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Mungesa e karburantit, BE vendos: S’ka kompensim nga kompanitë ajrore për anulimet e fluturimeve

Mungesa e karburantit, BE vendos: S’ka kompensim nga kompanitë ajrore për anulimet e fluturimeve

Të Përzgjedhura

“Travelbinger”: Harrojeni Italinë! Shqipëria ofron të njëjtën magji mesdhetare me një kosto më të ulët
Turizëm

“Travelbinger”: Harrojeni Italinë! Shqipëria ofron të njëjtën magji mesdhetare me një kosto më të ulët

Nga Editor
17 Shkurt, 2026
0

Pamjet ikonike të brigjeve italiane, fshatrat pastel dhe rrugicat me kalldrëm që ndodhen në Mesdhe janë kthyer në ëndrrën e...

Lexo të plotë
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik

Rriten dëmshpërblimet për aksidentet, 170 mijë lekë dëmi mesatar

7 Tetor, 2026
Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

3 Shkurt, 2026
Njollat kafe nuk shkaktohen vetëm nga dielli, gabimet e përditshme që po dëmtojnë lëkurën

Njollat kafe nuk shkaktohen vetëm nga dielli, gabimet e përditshme që po dëmtojnë lëkurën

10 Maj, 2026
DOGANA/ Sa alkool, cigare dhe kafe lejohet të futen nga udhëtarët që hyjnë në Shqipëri

DOGANA/ Sa alkool, cigare dhe kafe lejohet të futen nga udhëtarët që hyjnë në Shqipëri

6 Gusht, 2025

Të Fundit

“Revoltë” brenda Google, punonjësit kundër përdorimit të AI në projekte ushtarake sekrete

Google kufizon Inteligjencën Artificiale në shkollat amerikane

6 Nëntor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë

6 Nëntor, 2026
Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

6 Nëntor, 2026
Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr