• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Një orë pune në Shqipëri vlen vetëm 995 lekë!

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Një orë pune në Shqipëri vlen vetëm 995 lekë!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ekonomia shqiptare gjeneroi gjatë vitit 2024 mesatarisht rreth 995 lekë për çdo orë pune, sipas një përllogaritjeje të bazuar në të dhënat zyrtare të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto, punësimin dhe orët mesatare të punës.

Të dhënat tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit arriti në 2.517 trilionë lekë gjatë vitit 2024, vit me të dhëna të plota.

Në të njëjtën periudhë, numri i të punësuarve në Shqipëri ishte ishte 1.2 milionë persona, ndërsa të punësuarit punuan mesatarisht 41.3 orë në javë.

Bazuar në këta tregues, ekonomia shqiptare rezulton të ketë prodhuar mesatarisht rreth 995 lekë për çdo orë pune gjatë vitit 2024.

OECD e përkufizon produktivitetin e punës si raportin mes Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe numrit total të orëve të punuara gjatë vitit.

Pra, përllogaritja është bërë duke pjesëtuar Prodhimin e Brendshëm Bruto me numrin total të orëve të punuara gjatë vitit, sipas formulës së përdorur për matjen e produktivitetit të punës.

Megjithatë, krahasimi ndërkombëtar e vendos Shqipërinë shumë larg ekonomive më të zhvilluara.

Sipas OECD-së, e cila mat “Prodhimin e Brendshëm Bruto për orë pune” këtë herë përmes metodologjisë së Barazisë së Fuqisë Blerëse (PPP), Shqipëria prodhon vetëm 17.6 dollarë ndërkombëtarë për çdo orë pune.

Në vendet më produktive të botës diferenca është shumë më e madhe.

Sipas OECD Irlanda kryeson renditjen me 151 dollarë të prodhuar për çdo orë pune, e ndjekur nga Norvegjia me 132 dollarë dhe Luksemburgu me 125 dollarë.

Shtetet e Bashkuara prodhojnë 97 dollarë për orë pune, ndërsa Gjermania 88 dollarë.

Mesatarja e vendeve të OECD-së arrin në 71 dollarë për orë pune.

Kjo mund të lidhet me nivelin e ulët të produktivitetit me strukturën e ekonomisë shqiptare, ndërkohë që ekonomitë me produktivitet më të lartë mbështeten kryesisht në teknologji, industri të avancuar, automatizim dhe sektorë me intensitet të lartë kapitali./tvscan.al

Artikulli para

Foshnja lind në avion gjatë fluturimit drejt Italisë, merr emrin e pilotit

Artikulli pas

Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria sot më afër se kurrë familjes europiane, për t’i shtuar vlerat dhe energjinë tonë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shteti paralel i Ergys Agasit
Aktualitet

Shteti paralel i Ergys Agasit

23 Shtator, 2026
Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të 2026

23 Shtator, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?
Ekonomi

Pensioni privat deri pesë vjet përpara pensionit ligjor, kontributet e punëdhënësit fitohen brenda tre vjetësh

23 Shtator, 2026
Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme
Ekonomi

Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

23 Shtator, 2026
LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve
Ekonomi

LIGJI/ Pensionet private bëhen edhe më të sigurta, çfarë ndryshon për kursimet e qytetarëve

23 Shtator, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

LIGJI/ Sherret për apartamentet, objekti legalizohet pa pronar të përcaktuar, gjykata vendos më vonë kujt i takon

23 Shtator, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria sot më afër se kurrë familjes europiane, për t’i shtuar vlerat dhe energjinë tonë

Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria sot më afër se kurrë familjes europiane, për t’i shtuar vlerat dhe energjinë tonë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

6 në 10 punonjës nuk dorëhiqen nga puna edhe pse ajo po i “mbyt”
Ekonomi

6 në 10 punonjës nuk dorëhiqen nga puna edhe pse ajo po i “mbyt”

Nga SkyWeb
11 Qershor, 2026
0

  Nga “Great Resignation” te frika për të lëvizur. Në më pak se katër vite, tregu amerikan i punës ka...

Lexo të plotë
Kufizohen antibiotikët në ferma: Trajtimi, i lejuar për vetëm PESË ditë

Kufizohen antibiotikët në ferma: Trajtimi, i lejuar për vetëm PESË ditë

1 Gusht, 2026
Bujqësia dorëzohet, eksportet e zarzavateve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor

Bujqësia dorëzohet, eksportet e zarzavateve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor

7 Prill, 2026
Një PARAJSË FISKALE në mes të Shqipërisë, Elira Kokona zhduk projektin “Durana” nga faqja e Korporatës së Investimeve: A po fshihen gjurmët e një SKANDALI?

Nga Ermal Beqiri te Bledar Dhima, Renis Tërshana dhe të tjerë, biznesmenët e regjistruar në parkun fiktiv Durana Tech Park për të mos paguar taksa, SPAK nis verifikimet 

12 Janar, 2026
S’ka më nevojë të nxirrni laptop-in: Skanerët amerikanë, fjala e fundit e teknologjisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

S’ka më nevojë të nxirrni laptop-in: Skanerët amerikanë, fjala e fundit e teknologjisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

2 Prill, 2026

Të Fundit

Shteti paralel i Ergys Agasit

Shteti paralel i Ergys Agasit

23 Shtator, 2026
Avioni pa pilot kryen fluturimin e parë nga Kalifornia në Karolinën e Veriut

Avioni pa pilot kryen fluturimin e parë nga Kalifornia në Karolinën e Veriut

23 Shtator, 2026
Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të 2026

23 Shtator, 2026
Droga e lirë që përdorin adoleshentët, mjekët thonë se ketamina shkatërron fshikëzën e urinës

Droga e lirë që përdorin adoleshentët, mjekët thonë se ketamina shkatërron fshikëzën e urinës

23 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr