• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 2 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kufizohen antibiotikët në ferma: Trajtimi, i lejuar për vetëm PESË ditë

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore, Shëndet
A A
Kufizohen antibiotikët në ferma: Trajtimi, i lejuar për vetëm PESË ditë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përdorimi i antibiotikëve në ferma pritet të kalojë nën rregulla shumë më të rrepta, me synimin për të frenuar rezistencën ndaj antimikrobikëve dhe për të rritur sigurinë ushqimore.

Projektligji i ri “Për produktet mjekësore veterinare” ndalon përdorimin e vazhdueshëm të këtyre barnave te kafshët.

Antibiotikët nuk do të mund të përdoren për të kompensuar mungesën e higjienës, kushtet e këqija të mbarështimit apo dobësitë në menaxhimin e fermës.

Përdorimi parandalues do të lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe, kryesisht, për kafshë të veçanta kur rreziku i infeksionit është shumë i lartë.

Edhe trajtimi i një grupi kafshësh do të lejohet vetëm kur sëmundja është konstatuar në një pjesë të tufës, rreziku i përhapjes është i madh dhe nuk ekzistojnë alternativa të tjera.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me recetat veterinare për produktet antimikrobike.

Sipas projektligjit, receta do të jetë e vlefshme për jo më shumë se pesë ditë nga data e lëshimit.

Masa synon të kufizojë blerjen dhe përdorimin e pakontrolluar të antibiotikëve në sektorin blegtoral.

Autoritetet do të mbledhin gjithashtu të dhëna për sasitë e shitura dhe përdorimin real të antimikrobikëve sipas llojit të kafshës.

Parashikohet edhe hartimi i një plani kombëtar për kontrollin e rezistencës ndaj këtyre barnave, sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Një pjesë e antibiotikëve që konsiderohen kritikë për mjekësinë njerëzore mund të rezervohen vetëm për trajtimin e njerëzve dhe të mos përdoren në sektorin veterinar.

Qëllimi është që bakteret të mos bëhen rezistente për shkak të përdorimit të tepërt ose të panevojshëm të barnave në ferma.

Kufizimet lidhen drejtpërdrejt edhe me mbrojtjen e konsumatorëve, pasi përdorimi i produkteve veterinare te kafshët që prodhojnë ushqim do të shoqërohet me kontrolle dhe periudha të detyrueshme pritjeje. /skyweb.al

Etiketat: antibiotike
Artikulli para

Shqipëria i shpall luftë mishit me hormone, kontrolle të befasishme dhe BLLOKIM fermash

Artikulli pas

Stato Quotidiano: Riviera Shqiptare, një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

1 Nëntor, 2026
OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës
Ekonomi

OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

1 Nëntor, 2026
Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje
Shëndet

Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje

1 Nëntor, 2026
DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK
Aktualitet

DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK

1 Nëntor, 2026
Flluska te kompanitë e AI rrezikon bisedat tona sekrete
Ekonomi

Flluska te kompanitë e AI rrezikon bisedat tona sekrete

1 Nëntor, 2026
“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania
Aktualitet

“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike

Stato Quotidiano: Riviera Shqiptare, një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë

Të Përzgjedhura

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë
Uncategorized

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

Nga Editor
4 Shtator, 2026
0

Një burrë 66-vjeçar në SHBA është bërë personi i parë në botë që ka jetuar 271 ditë pa dializë, falë transplantimit...

Lexo të plotë
Sekreti italian për të mos e hedhur kurrë bukën

Sekreti italian për të mos e hedhur kurrë bukën

6 Nëntor, 2025
Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025

TIA u sugjeron pasagjerëve që fluturojnë në 15-16 maj të paraqiten 3 orë para në Aeroport

5 Maj, 2025
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
Pijet energjike rrisin rrezikun e goditjes në tru

Pijet energjike rrisin rrezikun e goditjes në tru

13 Dhjetor, 2025

Të Fundit

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

1 Nëntor, 2026
OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

1 Nëntor, 2026
Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje

Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje

1 Nëntor, 2026
Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

1 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr