• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Hungarezët e 4iG plan për ndërtim data centerash në Shqipëri krahas korridorit me fibra optike që na lidh me Greqinë

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Maj, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Hungarezët e 4iG plan për ndërtim data centerash në Shqipëri krahas korridorit me fibra optike që na lidh me Greqinë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Grupi hungarez 4iG po sheh Shqipërinë si një pikë të rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës digjitale në rajon, me plane që përfshijnë ndërtimin e qendrave të të dhënave, kabllo nënujorë dhe lidhje të reja me fibra optike drejt Greqisë dhe rrjeteve evropiane.

Kryeministri Edi Rama priti në Tiranë biznesmenin hungarez Gellért Jászai, aksionerin kryesor të 4iG, grupi që në Shqipëri zotëron kompaninë One Albania. Takimi u bë publik nga vetë Jászai përmes një postimi në rrjetin X, ku ai njoftoi se me Ramën diskutoi vizionin afatgjatë të 4iG në Shqipëri dhe ambiciet strategjike të kompanisë në rajon.

“Ishte një nder i madh të takohesha përsëri me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë për të diskutuar vizionin afatgjatë dhe ambiciet strategjike të 4iG Nyrt. në Shqipëri”, shkroi Jászai.

Një nga temat kryesore të takimit ishte mundësia e investimeve në qendra të të dhënave në Shqipëri, një sektor që po rritet me shpejtësi për shkak të kërkesës së madhe për ruajtje, përpunim dhe transmetim të të dhënave, sidomos pas zhvillimit të inteligjencës artificiale.

“Ne shqyrtuam mundësitë e ardhshme në lidhje me investimet në qendrat e të dhënave në Shqipëri, të cilat formojnë një shtyllë të rëndësishme të strategjisë sonë më të gjerë rajonale të infrastrukturës digjitale”, njoftoi Jászai.

Krahas qendrave të të dhënave, në takim u diskutua edhe projekti i kabllit nënujor EAGLE, i planifikuar për të lidhur Egjiptin me Shqipërinë. Sipas biznesmenit hungarez, ky projekt synon të krijojë një urë digjitale mes Afrikës së Veriut, Lindjes së Mesme, Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

Projekt i ri digjital Shqipëri–Greqi: Marrëveshje për korridor të ri me fibra optike tokësore dhe nënujore

“Diskutimet tona mbuluan gjithashtu projektin e kabllit nënujor EAGLE të planifikuar midis Egjiptit dhe Shqipërisë, një iniciativë strategjikisht e rëndësishme për lidhjen e të dhënave në Mesdhe”, shkroi ai.

Takimi vjen pak ditë pas një tjetër zhvillimi të rëndësishëm për planet e 4iG në rajon.

Kompania 4iG International Digital Infrastructure Zrt. dhe Grid Telecom kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të eksploruar ndërtimin e një korridori të ri digjital që lidh Shqipërinë me Greqinë dhe më tej me rrjetet evropiane e ndërkombëtare.

Në qendër të këtij bashkëpunimi është ndërtimi i një linje tokësore me fibra optike me kapacitet të lartë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Projekti synon të krijojë një korridor të qëndrueshëm digjital, që lidh rrjetet e dy kompanive dhe forcon lidhjen ndërkufitare nga Mesdheu drejt pikave kryesore të lidhjes në Evropë.

Marrëveshja hap rrugën edhe për bashkëpunim me partnerë të tjerë strategjikë për zhvillimin e një sistemi të ri kabllor nënujor me fibra optike në Adriatik dhe Mesdhe. Ky projekt do të përfshinte projektimin, ndërtimin, operimin dhe shfrytëzimin tregtar të një infrastrukture të re me kapacitet të lartë transmetimi.

Planet e 4iG për qendra të të dhënave, kabllo nënujorë dhe korridore me fibra optike tregojnë se grupi hungarez po synon ta pozicionojë Shqipërinë si nyje të rëndësishme të infrastrukturës digjitale rajonale.

Kur këto projekte konkretizohen, Shqipëria do të marrë një rol më të madh në lidhjen mes Mesdheut, Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Evropës, jo vetëm si treg telekomunikacioni, por edhe si pikë strategjike për ruajtjen dhe qarkullimin e të dhënave. /skyweb.al

Etiketat: edi ramaGellért Jászai
Artikulli para

Ndryshimet klimatike futen në banka, sistemi do të vlerësojë edhe këtë rrisk kur jep kredi

Artikulli pas

Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Aktualitet

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën
Ekonomi

Na marrtë të keqen Irani, Rama thotë se Shqipëria është e para në botë për sigurinë kibernetike

11 Gusht, 2026
11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri
Ekonomi

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

ERE i hap rrugën FSHU-së të shtyjë pagesat ndaj KESH-it nëse ka mungesë likuiditeti

11 Gusht, 2026
Rregullat e reja për autobusët/ GPS dhe biletim digjital të detyrueshëm, kontroll në kohë reale të linjave
Ekonomi

Rregullat e reja për autobusët/ GPS dhe biletim digjital të detyrueshëm, kontroll në kohë reale të linjave

11 Gusht, 2026
Artikulli pas
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“The Collector”: 7 qytetet historike që duhen vizituar në Shqipëri
Turizëm

“The Collector”: 7 qytetet historike që duhen vizituar në Shqipëri

Nga Editor
26 Prill, 2026
0

Pas një periudhe traumatike nën sundimin komunist, Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një destinacion turistik evropian dhe mirëpret vizitorë...

Lexo të plotë
Ballkani në alarm për fuqinë punëtore, ministrat takohen në Budva për të zgjidhur krizën e mungesës së krahut të punës

Ballkani në alarm për fuqinë punëtore, ministrat takohen në Budva për të zgjidhur krizën e mungesës së krahut të punës

15 Maj, 2025
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

Si inflacioni po gërryen rritjen e pagave, sot shqiptari mesatar paguhet më pak se në 2020

19 Maj, 2026
“Ka problem motorri”, piloti “shokon” udhëtarët në ajër

“Ka problem motorri”, piloti “shokon” udhëtarët në ajër

2 Tetor, 2025
DËSHMIA/ Një drejtor Tatimesh ndihmoi në pastrimin e parave të korrupsionit te AKSHI bashkë me Andis Papën e Fastech

DËSHMIA/ Një drejtor Tatimesh ndihmoi në pastrimin e parave të korrupsionit te AKSHI bashkë me Andis Papën e Fastech

16 Maj, 2026

Të Fundit

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

11 Gusht, 2026
Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr