• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 26 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

NDRYSHIMI/ Shteti do të kompensojë në Lekë tepricën e energjisë së prodhuar nga panelet në banesa apo biznese

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Lufta me Iranin, Europa pritet të “blindojë” çatitë me panele diellore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka miratuar rregulla të reja për konsumatorët familjarë dhe bizneset që prodhojnë vetë energji nga burime të rinovueshme, duke ndryshuar mënyrën se si kompensohet energjia e tepërt që hidhet në rrjet.

Vendimi, i publikuar në Fletoren Zyrtare, përcakton procedurat e lidhjes në rrjetin e shpërndarjes për vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme, si edhe skemën e re të kompensimit të tyre përmes metodologjisë së faturimit neto.

Ndryshimi kryesor lidhet me kalimin nga skema e mëparshme e matjes neto te faturimi neto. Kjo do të thotë se energjia e tepërt që prodhohet nga panelet diellore apo burime të tjera të rinovueshme nuk do të kompensohet më thjesht në kilovat/orë, por do të përllogaritet në vlerë monetare.

Sipas skemës së re, nëse një familje apo biznes prodhon më shumë energji sesa konsumon dhe tepricën e injekton në rrjet, kjo energji do të blihet nga furnizuesi me të cilin vetëprodhuesi ka kontratë furnizimi. Diferenca pozitive mes vlerës së energjisë së injektuar dhe asaj të konsumuar nga rrjeti do të kalojë si kredi monetare në faturën e muajit pasardhës.

Pra, faturimi nuk do të bazohet më te logjika e kompensimit fizik të energjisë së prodhuar me atë të konsumuar, por te një llogaritje financiare. Energjia që merret nga rrjeti do të ketë një çmim, ndërsa energjia që hidhet në rrjet do të vlerësohet sipas një çmimi të veçantë.

Vendimi parashikon që konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë të lidhur në rrjetin e shpërndarjes kanë të drejtë të bëhen vetëprodhues të energjisë nga burime të rinovueshme. Ata mund të prodhojnë energji për përdorim vetjak, ta konsumojnë, ta ruajnë, ta menaxhojnë dhe të shesin tepricën përmes marrëveshjeve me furnizuesit e energjisë.

Kapaciteti maksimal i lejuar për vetëprodhuesit është deri në 500 kW. Ky kapacitet nuk mund të tejkalojë kapacitetin e miratuar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe do të përcaktohet mbi bazën e konsumit mesatar vjetor të dy viteve të fundit. Në mungesë të këtyre të dhënave, kapaciteti do të vlerësohet përmes auditimit energjetik nga auditues të certifikuar.

Një element i rëndësishëm i vendimit është edhe mundësia për vetëprodhim kolektiv në ndërtesat me shumë apartamente. Banorët e një pallati apo përdoruesit e së njëjtës ndërtesë mund të organizohen bashkërisht për prodhimin dhe ndarjen e energjisë së prodhuar brenda ndërtesës, duke respektuar tarifat e rrjetit, taksat dhe detyrimet e tjera ligjore.

Çmimi i energjisë së injektuar në rrjet do të përcaktohet nga Enti Rregullator i Energjisë. Për konsumatorët që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal ose Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, ky çmim do të bazohet te çmimi mesatar i tregut të ditës në avancë në ALPEX për vitin paraardhës, duke marrë në konsideratë edhe kostot e rrjetit të shpërndarjes, transmetimit dhe balancimit.

Megjithatë, vendimi vendos edhe një kufi mbrojtës. Çmimi i blerjes së energjisë së injektuar nuk mund të jetë më i ulët se 80 për qind e çmimit të shitjes së energjisë për klientët familjarë, të miratuar nga ERE. Po ashtu, ai nuk mund të jetë më i lartë se çmimi i miratuar nga ERE për blerjen e energjisë së injektuar nga prodhuesit e energjisë së rinovueshme për vitin 2027.

Çmimi do të miratohet çdo vit nga ERE brenda muajit dhjetor dhe do të zbatohet për vitin pasardhës. Kjo do të thotë se përfitimi nga energjia e tepërt e hedhur në rrjet nuk do të jetë i pandryshueshëm, por do të varet nga çmimi i miratuar çdo vit nga rregullatori.

Vendimi parashikon edhe kufizime për kreditë monetare të papërdorura. Në fund të vitit kalendarik, kreditë e mbetura mund të transferohen për vitin pasardhës vetëm deri në 20 për qind të vlerës së energjisë së injektuar gjatë vitit. Çdo vlerë që tejkalon këtë kufi do të zerohet.

Kjo pikë ka rëndësi sidomos për ata vetëprodhues që prodhojnë më shumë energji sesa u nevojitet për konsumin e tyre. Skema e re favorizon më shumë prodhimin për vetëkonsum dhe kufizon mundësinë që tepricat e mëdha të ruhen pa afat si kredi për periudhat e ardhshme.

Për vetëprodhuesit ekzistues që janë aktualisht në skemën e matjes neto, kalimi në skemën e re do të bëhet automatikisht pas miratimit nga ERE të çmimit të blerjes së energjisë së injektuar. Deri në atë moment, do të vijojë të zbatohet skema ekzistuese.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duhet të krijojë brenda 6 muajve portalin online për aplikimet e vetëprodhuesve. Deri në ngritjen e këtij portali, aplikimet do të vijojnë sipas procedurave ekzistuese për lidhjet e reja në sistemin e shpërndarjes.

Vetëprodhuesit do të kenë gjithashtu detyrimin të instalojnë me shpenzimet e tyre matës inteligjent me dy drejtime, i cili mat si energjinë e marrë nga rrjeti, ashtu edhe energjinë e injektuar në rrjet. Ky matës është kusht i domosdoshëm për funksionimin e faturimit neto.

Pas miratimit të aplikimit, impianti duhet të ndërtohet dhe të instalohet brenda 9 muajve. Afati mund të shtyhet vetëm një herë dhe jo më shumë se gjysma e afatit fillestar. Nëse impianti nuk realizohet brenda afateve, aplikimi anulohet dhe procedura duhet të nisë nga e para.

OSSH do të ketë të drejtë të ndërhyjë nëse konstaton se impianti është instaluar apo funksionon ndryshe nga projekti i miratuar. Në këto raste, subjekti njoftohet me shkrim dhe ka 30 ditë afat për të bërë korrigjimet e kërkuara. Nëse problemet nuk rregullohen, lidhja me rrjetin mund të shkëputet.

Brenda një viti, OSSH duhet të krijojë edhe një regjistër elektronik për vetëprodhuesit, me të dhëna në kohë reale për subjektet, kapacitetin e instaluar, vendndodhjen, datën e vënies në punë, kapacitetin e lidhjes, të dhënat orare të injektimit në rrjet dhe prodhimin vjetor. OSSH do të duhet të publikojë çdo vit një raport për këtë kategori deri më 31 janar.

Vendimi ndryshon mënyrën se si familjet dhe bizneset me panele diellore përfitojnë nga energjia e tepërt. Për ata që instalojnë impiante kryesisht për të mbuluar konsumin e tyre, skema mund të mbetet e leverdishme. Por për ata që prodhojnë shumë më tepër sesa konsumojnë, rregullat bëhen më të kufizuara, pasi kompensimi do të varet nga çmimi në lekë dhe nga kufiri i kredive që mund të mbarten nga një vit në tjetrin. /skyweb.al

Etiketat: energjiapanelet
Artikulli para

Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015

Artikulli pas

STRUKTURA/ 350 punonjës, si do të funksionojë pasardhësja e AKSHI-t, Albanian Digital Solution

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

26 Maj, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Ekonomi

SPAK-u “tmerron” administratën, suficiti rekord tregon se fondet po “kursehen” nga frika e firmës

26 Maj, 2026
DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate
Ekonomi

DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

26 Maj, 2026
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët
Ekonomi

STRUKTURA/ 350 punonjës, si do të funksionojë pasardhësja e AKSHI-t, Albanian Digital Solution

26 Maj, 2026
Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015
Ekonomi

Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015

26 Maj, 2026
Sekuestrohen rreth 1 milion euro cash dhe prona të dyshuara, SPAK dhe Antimafia italiane zbardhin detajet e goditjes së grupit kriminal
Aktualitet

Sekuestrohen rreth 1 milion euro cash dhe prona të dyshuara, SPAK dhe Antimafia italiane zbardhin detajet e goditjes së grupit kriminal

26 Maj, 2026
Artikulli pas
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët

STRUKTURA/ 350 punonjës, si do të funksionojë pasardhësja e AKSHI-t, Albanian Digital Solution

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Maskohen” si shërbime postare për dorëzimin e pakove, policia apel qytetarëve: Kujdes mesazhet mashtruese!
Aktualitet

“Maskohen” si shërbime postare për dorëzimin e pakove, policia apel qytetarëve: Kujdes mesazhet mashtruese!

Nga Editor
6 Prill, 2026
0

Qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve mashtruese që mund të marrin në telefonat celularë. Drejtoria për Hetimin...

Lexo të plotë
Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro

Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro

14 Nëntor, 2025
Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime

Lufthansa nis kursimet, redukton fluturimet dhe heq avionët e vjetër

16 Prill, 2026
A do t’a “vrasë” Inteligjenca Artificiale telefonin inteligjent?

A do t’a “vrasë” Inteligjenca Artificiale telefonin inteligjent?

25 Janar, 2026
Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro

Java nis pozitive, forcohen valutat e huaja në treg

4 Maj, 2026

Të Fundit

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

26 Maj, 2026
Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!

Sezoni turistik dhe propagandë me “gjoba” në Facebook!

26 Maj, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat

SPAK-u “tmerron” administratën, suficiti rekord tregon se fondet po “kursehen” nga frika e firmës

26 Maj, 2026
DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

26 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr