• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nga Gentian Likaj (kunati i Ermal Beqirit) te Elision Jorgjis dhe të tjerë, emrat e rinj të marrë në hetim për tenderat e AKSHI-t dhe rolet e tyre

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Nga Gentian Likaj (kunati i Ermal Beqirit) te Elision Jorgjis dhe të tjerë, emrat e rinj të marrë në hetim për tenderat e AKSHI-t dhe rolet e tyre
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mes emrave të rinj nën hetim që i shtohen dosjes bie në sy edhe Gentian Likaj, i cili është kunati i Ermal Beqirit. Ky i fundit ka përfituar miliona euro në tendera që mendohet se janë siguruar nën influencën e Beqirit. Po ashtu, është sekuestruar edhe kompania e tij.

Në fund por jo nga rëndësia, në dosje shtohet mes personave nën hetim shtetasi Elision Jorgjis, i konsideruar si një prej emrave të rëndësishëm të tenderave në fushën e IT.

Gentian Likaj në SPAK, të pathënat e “kunatit” të Ermal Beqirit dhe pagesat që po merr ende nga AKSHI

Ky shtetas i njohur si zotëruesi i kompanisë ALBASCAN, dyshohet për veprat penale “korrupsion aktiv” si dhe ‘pastrim parash”. Emri i tij del si nyjë lidhëse në mjaft transaksione që lidhen me tenderat e AKSHIT.

Kompania që ai drejton, qëndron pikërisht pas tenderit të shumëpërfolur te laboratorëve smart në shkolla. Ky personazh, njihet si lidhje e afërt me biznesmenin tjetër Gerond Meçe, bosin e ‘Advanced Busines Solution”, që duket se i shpëtoi procedimit edhe në këto veprime të reja hetimore. Por, për këto do të flasim pak më poshtë.

Emri i Jorgjis del edhe nga dëshmia e shtetases shqiptaro gjermane Migena Shrëder që është futur në lojën e tenderave në AKSHI.

“Shtetasi Elision Jorgji, më tha që gjërat kishin ndryshuar dhe se unë duke qenë pjesë e gjësë, ai do mi kalonte në llogari lekët dhe se unë duhet ti mbaja në llogari dhe ti kaloja me fatura të vogla pak e nga pak, por se, deri në atë moment nuk e dija tamam se kujt duhej t’ja kaloja”.

Dosja AKSHI, si Ergys Agasi faturoi 2.3 mln euro me një grusht punonjësish për 10 muaj me EA Solution

SPAK ka konkluduar se kompania ALBASCAN, ka kryer transaksione në vlera të larta të parave që kanë burim korrupsionin. Pra, subjekti në fjalë, dyshohet se ka kryer pagesa për punë fiktive nga kompanitë e tjera.

“Nga provat dhe faktet e grumbulluara rezulton se ky subjekt ‘ALBASCAN’ ShPK ka transferuar në mënyrë të tërthortë shumën prej 100 milionë lekë si produkt i veprës penale të korrupsionit aktiv, shumë e cila duhet të sekuestrohet në të njëjtën masë në llogaritë bankare apo asete të kësaj kompanie”.

Ky konkluzion i SPAK, duket se konfirmon atë që flitet prej vitesh, ekzistencën e një grupi tjetër në gropën e AKSHIT që doli zbuluar përmes sulmit të organizuar për kontestimin e të gjithë tenderave, një skenar që nisi fill pas prishjes së balancave dhe largimit të Daniel Shimës nga institucioni.

“Skema aty duket shumë e qartë, ka qenë një grup më përpara i cili kontrollonte tenderat dhe i priste kostumet ashtu siç i përshtateshin kompanisë që do të ishte fituese pastaj erdhi një grup tjetër i cili ndryshoi masën e kostumit, por skema mbeti e njëjtë, duket një guzim i pazakontë dhe mesa duket marrin garanci shumë të forta që nuk do të preken por deri tani kemi parë që hetimi ka vijuar në mënyrë rigoroze dhe me shumë gjasë gjërat nuk do të përfundojnë ashtu siç planifikojnë ata që do të përfundojnë”, u shpreh Emirjon Senja, gazetar.

Në veprimet e fundit hetimore, emri i vetëm që ka mbetur si ishull në hetimin e SPAK është ai i biznesmenit Gerond Meçe, njeriut që siç kemi vërtetuar ka qenë mjaft afër me kompaninë Albascan…

Nëse u godit grupi që paracaktoi tenderat e një periudhe që sipas hetimeve rezulton në 3 vitet e fundit, pyetja që mbeti është se çfarë po ndodh me grupin rival që ka dominuar thuajse 1 dekadë dhe është rikthyer në majë…?!

“Unë besoj se nga prokuroria e posaçme dhe më pas gjykata deri tani për grupe të caktuara të strukturuara kriminlae të mëhershme është bërë një punë shumë e dobët në raport me veprën penale, në raport me të ardhurat që ajo ka përfituar. pra nëse supozohet se buxheti i shtetit nga ky grup i strukturuar kriminal i dyshuar është dëmtuar me mbi 500 mln euro dhe paratë e sekuestruara dhe më pas të konfiskuara janë 2, 3, 5 apo 10 mln euro ka diçka të madhe që këtu çalon”, u shpreh avokati Arber Hoxha. /insidestory

 

Etiketat: akshialbascanelision jorgjisermal beqiri
Artikulli para

Qiratë po ndezin zemërimin e votuesve në Europë

Artikulli pas

DIVA 2025/ Tatimet nisin rimbursimin për mbi 34 mijë individë që kanë deklaruar fëmijë në ngarkim

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rritet ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në Shqipëri

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Mbi 30 000 shqiptarë dorëzojnë DIVA 2025, Tatimet presin rritje të numrit për shkak të kompensimeve

DIVA 2025/ Tatimet nisin rimbursimin për mbi 34 mijë individë që kanë deklaruar fëmijë në ngarkim

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, prokuroria e Elbasanit nis hetimet
Aktualitet

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Nga Editor
22 Shkurt, 2026
0

Prokuroria e Elbasanit ka nisur me iniciativë hetimet lidhur me dëmtimet e shkaktuara që nga dita e djeshme, të cilat...

Lexo të plotë
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

Origjina e pronës s’do të verifikohet më pas Hipotekës, lehtësohen shitjet por cilat janë rreziqet për blerësit

4 Tetor, 2026
LISTA/ Fluturojnë dhe nga Shqipëria, kompanitë ajrore low cost më të sigurta në botë

LISTA/ Fluturojnë dhe nga Shqipëria, kompanitë ajrore low cost më të sigurta në botë

3 Shkurt, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

1 Shkurt, 2026
Foto nga zjarri në Gramsh. Pronësi intelektuale e Eduart Pagrisë

“Po pija një cigare dhe…”, si po ia hedhin lehtshëm zjarrvënësit në Shqipëri

14 Gusht, 2026

Të Fundit

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr