• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Si mund ta zgjidhë Mirlinda Karçanaj krizën e qirave në Tiranë

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Maj, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore, OP-ED
A A
0
Si mund ta zgjidhë Mirlinda Karçanaj krizën e qirave në Tiranë
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Skyweb.al

Kriza e qirave në Tiranë është kthyer në një nga problemet më të mëdha për familjet dhe të rinjtë që kërkojnë një banesë në kryeqytet. Çmimet në zonat qendrore janë rritur ndjeshëm, ndërsa apartamentet pranë stadiumit “Air Albania” renditen ndër më të shtrenjtat në treg.

Por ish drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, mund të ketë një formulë që do t’u vlente shumë qytetarëve të Tiranës.

Karçanaj, e cila është nën hetim nga SPAK në dosjen e AKSHI-t dhe dyshohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte kontrollin e tenderëve milionësh në këtë institucion, ka deklaruar më herët në media se jetonte me qira pranë zonës së stadiumit “Air Albania” për të qenë afër punës.

Sipas saj, banesa ishte marrë me qira për shkak të nevojës që ajo të shkonte shpejt në AKSHI në rast krizash apo problematikash në institucion.

Por apartamenti për të cilin bëhet fjalë nuk është një banesë e zakonshme. Sipas SPAK, bëhet fjalë për një penthouse rreth 200 metra katrorë, në një nga pallatet luksoze të zonës, për të cilin Karçanaj paguante 600 euro në muaj.

Apartament me qira i listuar nga Century 21 ne zonen e stadiumit Air Albania, me nje hapesire shume me te vogel se e zonjes Karcanaj
Apartament me qira i listuar nga Century 21 ne zonen e stadiumit Air Albania, me nje hapesire shume me te vogel se e zonjes Karcanaj

 

Skyweb.al verifikoi çmimet e qirave në të njëjtën zonë dhe konstatoi se për apartamente më të vogla, qiratë lëvizin nga 2,000 deri në 3,500 euro në muaj. Në këtë krahasim, kontrata e deklaruar nga Karçanaj del shumë më e ulët se çmimet e tregut.

Nëse kjo kontratë do të merrej si model real negocimi, atëherë ish drejtoresha e AKSHI-t do të ishte ndoshta rasti më i suksesshëm në Tiranë për uljen e çmimit të qirasë në një zonë luksoze.

Me një apartament penthouse pranë stadiumit dhe me qira disa herë më të ulët se tregu, përvoja e saj do të ishte me interes për mijëra familje që nuk arrijnë të përballojnë çmimet aktuale.

Apartament me qira i listuar nga Century 21 ne zonen e stadiumit Air Albania, me nje hapesire me te vogel se e zonjes Karcanaj
Apartament me qira i listuar nga Century 21 ne zonen e stadiumit Air Albania, me nje hapesire me te vogel se e zonjes Karcanaj

Por SPAK nuk e beson këtë version.

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar apartamentin, bashkë me shumë prona të tjera të Karçanajt, pasi dyshon se kontrata e qirasë është fiktive dhe se pasuria mund të jetë përfituar në mënyrë korruptive. Sipas hetimeve, pronari i apartamentit rezulton të jetë mik dhe ortak i Ergys Agasit, një tjetër personazh i dosjes së AKSHI-t.

Në dosje janë përfshirë edhe deklarime të vartësve të Karçanajt, të cilët kanë pretenduar se ish drejtoresha merrte kuti vere të mbushura me euro, në shuma që sipas tyre shkonin deri në 200 mijë euro.

DOSJA AKSHI/ Krahas Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, gjurmët çojnë dhe te dyshja Daniel Shima-Gerond Meçe

Për këto dyshime, hetimi i takon SPAK-ut. Por ndërkohë, rasti i apartamentit të Karçanajt mbetet një shembull i pazakontë për tregun e qirave në Tiranë.

Në një qytet ku një apartament i zakonshëm në qendër është bërë i papërballueshëm për shumë familje, një penthouse 200 metra katrorë pranë “Air Albania” me 600 euro në muaj tingëllon më shumë si mrekulli tregu sesa si kontratë normale qiraje. /skyweb.al

Dosja AKSHI, si Ergys Agasi faturoi 2.3 mln euro me një grusht punonjësish për 10 muaj me EA Solution

Etiketat: apartamentmirlinda karcanajqira
Artikulli para

Sot testi i madh i Drejtësisë, a do të dalë Erion Veliaj nga burgu?

Artikulli pas

Turistët po braktisin valixhet në Japoni, fenomeni i ri që po shqetëson hotelet dhe aeroportet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë
Aktualitet

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër
Aktualitet

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Turistët po braktisin valixhet në Japoni, fenomeni i ri që po shqetëson hotelet dhe aeroportet

Turistët po braktisin valixhet në Japoni, fenomeni i ri që po shqetëson hotelet dhe aeroportet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FOTO/ Hoteli që s’do të duket si hotel, koncepti i ri i akomodimit në Firence
Turizëm

FOTO/ Hoteli që s’do të duket si hotel, koncepti i ri i akomodimit në Firence

Nga SkyWeb
6 Qershor, 2026
0

Në zemër të Firences, një rezidencë me vetëm gjashtë apartamente pritet të hapet në vjeshtën e vitit 2026, duke treguar...

Lexo të plotë
Rama për CNN: Nuk ka ishull të familjes Trump në Shqipëri

Rama për CNN: Nuk ka ishull të familjes Trump në Shqipëri

3 Qershor, 2026
REAGIMI/ Administratori i Aeroportit të Vlorës thotë se shkarkimin e mësoi nga mediat

REAGIMI/ Administratori i Aeroportit të Vlorës thotë se shkarkimin e mësoi nga mediat

4 Shtator, 2025
Ekspertët: Alkooli është shaktari kryesor i 62 sëmundjeve

Ekspertët: Alkooli është shaktari kryesor i 62 sëmundjeve

20 Maj, 2026
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë

Ku ka ngecur rivlerësimi i pronave edhe pse ligji u bë kohë që është miratuar?

20 Shkurt, 2026

Të Fundit

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

11 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr