• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Flet Artur Shehu: Pronat në Zvërnec i kemi me letra që nga koha e Zogut

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Qershor, 2026
në Aktualitet
A A
Flet Artur Shehu: Pronat në Zvërnec i kemi me letra që nga koha e Zogut
Share on FacebookShare on WhatsApp

Artur Shehu ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me pronën prej qindra hektarësh në zonën e Nartës, ku është parashikuar zhvillimi i projektit turistik në Zvërnec, i cili ka shkaktuar protesta qytetare dhe debat të gjerë publik.

Në një lidhje direkte nga Miami në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehu deklaroi se prona në fjalë është pronë e vjetër e fisit të tij dhe se nuk bëhet fjalë për një truall të marrë në mënyrë të dyshimtë.

Ai tha se sipërfaqja totale është rreth 460 hektarë, ndërsa aktualisht disponon certifikata pronësie për rreth 252 deri në 253 hektarë.

“Prona është e fisit Shehu dhe unë jam një nga pronarët. Pjesa më e madhe ka kaluar nga unë, sepse unë jam marrë me ta. Por prona është e gjithë farefisit”, u shpreh Shehu.

I pyetur nga Blendi Fevziu për mënyrën se si është fituar prona, Shehu tha se bëhet fjalë për pronë të vjetër, të njohur më pas përmes vendimeve të institucioneve shtetërore.

“Jam pronar i vjetër. Prona është blerë kohë më parë, pastaj me kthimin e komisionit, me të gjitha format e shtetit”, tha ai.

Shehu u pyet edhe për hetimet e SPAK, i cili ka bllokuar llogaritë e tij dhe po heton dyshimet për tjetërsim të paligjshëm të pronës. Ai u shpreh i qetë, duke thënë se organet e drejtësisë janë në të drejtën e tyre të bëjnë verifikime.

“SPAK ka punën e vet dhe le ta verifikojë. Nuk kam asnjë gjë me SPAK”, deklaroi Shehu.

Një tjetër pikë e debatit ishte lidhja e tij me investitorët e projektit në Zvërnec. Shehu mohoi të ketë pasur kontakte të drejtpërdrejta me ta dhe tha se nuk i njeh personalisht.

“Investitorët nuk i njoh fare, ka ndërmjetës. Nuk i njoh fare”, tha ai.

Deklaratat e Shehut vijnë në një moment kur projekti në Zvërnec është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara publike, për shkak të kundërshtimeve të banorëve dhe aktivistëve që pretendojnë se investimi prek një zonë me rëndësi mjedisore.

Ndërkohë, çështja e pronësisë mbetet një nga pikat më të ndjeshme të debatit, pasi SPAK po verifikon ligjshmërinë e dokumenteve dhe procedurave që lidhen me truallin ku pritet të zhvillohet projekti.

Etiketat: artur shehu
Artikulli para

Rritje minimale e kostove të ndërtimit, bizneset po harxhojnë më tepër për paga

Artikulli pas

Ligj i ri për biodiversitetin, qeveria thotë se synon mbrojtje më të fortë për habitatet dhe zonat natyrore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit
Aktualitet

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ligj i ri për biodiversitetin, qeveria thotë se synon mbrojtje më të fortë për habitatet dhe zonat natyrore

Ligj i ri për biodiversitetin, qeveria thotë se synon mbrojtje më të fortë për habitatet dhe zonat natyrore

Të Përzgjedhura

Qindra miliona euro të hedhura, “black out” te E-Albania, bie edhe faqja e KPP-së pas mega-skandalit te AKSHI
Aktualitet

Qindra miliona euro të hedhura, “black out” te E-Albania, bie edhe faqja e KPP-së pas mega-skandalit te AKSHI

Nga SkyWeb
29 Dhjetor, 2025
0

Pas megaskandalit të zbuluar nga SPAK në AKSHI, sistemi digjital i shtetit po shfaq probleme serioze funksionimi. Prej më shumë...

Lexo të plotë
Si valët e të nxehtit mund të ndryshojnë kalendarin shkollor?

Si valët e të nxehtit mund të ndryshojnë kalendarin shkollor?

23 Gusht, 2026
Ushqyerja përgjatë jetës, çfarë i nevojitet trupit sipas moshës

Ushqyerja përgjatë jetës, çfarë i nevojitet trupit sipas moshës

21 Janar, 2026
FOTO LAJM/ Rama nis vizitën në Greqi, pritet nga Mitsotakis

FOTO LAJM/ Rama nis vizitën në Greqi, pritet nga Mitsotakis

22 Prill, 2026
Rama paralajmëron PPP me arabët në shërbimin spitalor

Rama paralajmëron PPP me arabët në shërbimin spitalor

1 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr