• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 18 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Qershor, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tiranë, 19 qershor 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos, Kanada. Kjo linjë e re shënon një arritje historike për industrinë e aviacionit në Shqipëri, duke qenë fluturimi i parë transoqeanik në historinë e vendit.

 

Avioni Airbus A330-200, i nisur nga Toronto, u ul në TIA në orën 13:30, ku u prit në një ceremoni të veçantë nga Ministri i Energjisë dhe Transportit, z.Enea Karakaçi, si dhe nga drejtues të lartë të Kastrati Group dhe TIA-s.

Në orën 16:00 u nis fluturimi i parë nga Tirana drejt Torontos, duke hapur rrugën për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

  

Air Transat, e vlerësuar si “Kompania më e mirë ajrore për udhëtime turistike në botë” nga Skytrax World Airline Awards, është partneri më i ri i TIA-s dhe do të operojë një fluturim në javë, çdo të premte, deri më 8 tetor 2026.

Avioni i kësaj linje është i dedikuar për fluturime të gjata dhe garanton një udhëtim të rehatshëm, me shërbim sipas standardeve më të larta. Nisja e këtij bashkëpunimi përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e hartës së destinacioneve direkte të TIA-s dhe në përmirësimin e lidhjeve ajrore mes Shqipërisë dhe Amerikës së Veriut.

Vendosja e fluturimeve direkte mes Shqipërisë dhe Kanadasë ka një ndikim që shkon përtej kufijve të Shqipërisë; ajo do të shërbejë si portë lidhëse me Amerikën e Veriut për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Falë investimit të vazhdueshëm të Kastrati Group, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është transformuar në aeroportin më të frekuentuar të rajonit dhe tashmë përmbush standardet e aviacionit modern për fluturime ndërkontinentale.

Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, e cilësoi vendosjen e linjës direkte të Air Transat mes Torontos dhe Tiranës si një moment përcaktues për lidhjet ajrore të Shqipërisë, – Ky fluturim i parë ndërkontinental nga TIA hap një portë strategjike drejt Atlantikut të Veriut, duke e afruar Shqipërinë me një nga komunitetet e saj më të rëndësishme të diasporës dhe duke krijuar mundësi të reja për turizmin, tregtinë dhe investimet. Kjo linjë e re pasqyron rritjen e interesit ndërkombëtar për Shqipërinë dhe besimin që partnerët tanë globalë kanë ndaj tregut shqiptar. Jemi krenarë për partneritetin me Air Transat në këtë linjë historike dhe presim me optimizëm suksesin e saj,” – tha z. Farabbi.

“Si e vetmja kompani ajrore që ofron një fluturim pa ndalesë mes Amerikës së Veriut dhe Tiranës, jemi jashtëzakonisht krenarë që sjellim shërbimin tonë në këtë linjë unike,” – deklaroi z.Howard Liebman, zv. President per Marrëdhëniet Qeveritare në Air Transat. Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më tërheqëse të Evropës, duke kombinuar çmime konkurruese me bukurinë natyrore, trashëgiminë e pasur kulturore dhe përvojat autentike. Kjo linjë forcon praninë tonë në një treg me potencial të lartë dhe pasqyron strategjinë tonë për zhvillimin e linjave me vlerë të shtuar që përmirësojnë lidhjet dhe forcojnë rrjetin tonë transatlantik,” – u shpreh z. Liebman.

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama u shpreh se të dhënat e aeroportit të Tiranës janë të jashtëzakonshme, – Aeroporti i Tiranës prej disa vitesh mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve dhe mjafton shifra e ndryshuar e shtatë a nëntë viteve, nga 2016-a në 2025-ën, për të kuptuar se çfarë rritjeje marramendëse ka ndodhur me aeroportin e Tiranës.

Në 2016-n, kur filloi një fazë e re në punën e përbashkët për transformimin e mëtejshëm të aeroportit dhe modernizimin e aviacionit tonë civil, kishte vetëm 22 mijë fluturime në vit për 2.2 milionë pasagjerë. Më pak se 10 vite më vonë, numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë dhe numri i fluturimeve në 82 mijë, një shifër që ne parashohim të kalojë 100 mijët në fund të kësaj dekade dhe në fillim të dekadës tjetër.

Ashtu si, nga ana tjetër, nuk është vetëm rritja e numrit të pasagjerëve, por është edhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit. Aeroporti i Tiranës është një ndër aeroportet e para në Evropë që ka hedhur hapin e kalimit të dixhitalizuar të check-in-it dhe të check-out-it. Ndërkohë, së shpejti, po këtu, ne do të hapim një kapitull të ri të transformimit dixhital të aeroportit dhe të modernizimit të mëtejshëm të tij: kapitullin e portave dixhitale, të cilat do të jenë porta ku do të hyhet pa asnjë lloj kontrolli, nëse je shqiptar dhe nëse ke një pasaportë biometrike shqiptare, – tha z. Rama.

“Më 30 maj, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, u regjistrua dita me numrin më të lartë të pasagjerëve në histori, me 51,420 pasagjerë në vetëm një ditë, – deklaroi Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Ky rekord pasqyron rritjen e kërkesës për Shqipërinë, zgjerimin e lidhjeve me tregjet ndërkombëtare dhe efektivitetin e politikave tona për promovimin e vendit si një destinacion konkurrues gjatë gjithë vitit. Linjat ajrore direkte nga tregjet e mëdha të largëta si Amerika e Veriut janë strategjike, sepse sjellin udhëtarë që kanë qendrim të gjatë, afrojnë diasporën tonë dhe gjenerojnë turizëm cilësor” tha z. Gonxhe.

“Nisja e fluturimit të parë pa ndalesë mes Torontos dhe Tiranës përfaqëson një moment historik në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kanadasë, – u shpreh Enea Karakaçi, Ministër i Energjisë dhe Transportit i Republikës së Shqipërisë. Kjo lidhje e re do t’i afrojë edhe më shumë qytetarët tanë, do të forcojë lidhjet me diasporën shqiptare në Kanada dhe do të krijojë mundësi të reja për turizmin, biznesin, investimet dhe shkëmbimet kulturore. Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe përmirësimi i lidhjeve ajrore është thelbësor për të mbështetur këtë zhvillim. Mirëpresim vendimin e Air Transat për të investuar në këtë linjë dhe presim të zgjerojmë më tej bashkëpunimin dhe lidhjet ajrore mes dy vendeve.”

Ambasadorja e Kanadasë në Shqipëri, znj. Elissa Golberg, u shpreh:”Ky është një moment historik, sepse nuk shënon vetëm fluturimin e parë direkt mes Kanadasë dhe Shqipërisë, por, siç u përmend edhe më herët, është gjithashtu fluturimi i vetëm që lidh drejtpërdrejt Amerikën e Veriut me Tiranën. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të mirëpresim këtë linjë të re ajrore mes Torontos dhe Tiranës. Jemi të lumtur që Kanadaja është në qendër të këtij hapi të rëndësishëm për Shqipërinë. Kjo linjë e re ajrore është një arritje që meriton të festohet. Dëshiroj të falënderoj përzemërsisht Air Transat dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për ndërtimin e kësaj ure të re mes Kanadasë dhe Shqipërisë.”

Rreth Air Transat

E themeluar në Montreal në vitin 1987, Air Transat është një nga linjat kryesore ajrore të udhëtimeve në Kanada dhe është shpallur në vitin 2025 “Kompania më e mirë ajrore për udhëtime turistike në botë” nga pasagjerët në Skytrax World Airline Awards. Kompania ofron fluturime drejt destinacioneve ndërkombëtare, kryesisht në Evropë, Karaibe, Amerikën e Jugut dhe Afrikën e Veriut. Air Transat njihet për cilësinë e lartë të shërbimit ndaj klientit dhe operon me një flotë avionësh ndër më efikaset për sa i përket konsumit të karburantit në kategorinë e tyre. Me seli në Montreal dhe qendra kryesore operimi në aeroportet Montréal–Trudeau (YUL) dhe Toronto Pearson (YYZ), kompania numëron rreth 5,000 punonjës, të bashkuar nga misioni për të afruar njerëzit me njëri-tjetrin. Air Transat është një njësi biznesi e Transat A.T. Inc. (TSX: TRZ).

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të regjistrojë rritje të qëndrueshme, duke zgjeruar rrjetin e destinacioneve dhe partneritetet me linjat ajrore, si edhe duke investuar në infrastrukturë, teknologji dhe përmirësimin e përvojës së pasagjerëve. Si porta kryesore ajrore e Shqipërisë, TIA luan një rol kyç në lidhjen e vendit me Evropën dhe destinacione të tjera ndërkombëtare.

Etiketat: air transattiatiranatoronto
Artikulli para

“Time Out”: Udhëtim mbi det, për herë të parë, fluturime me hidroavion midis Shqipërisë dhe Greqisë

Artikulli pas

Pas vjedhjes së të dhënave, Rama thotë se edhe pas protestave kundër tij janë hakerat iranianë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë
Ekonomi

Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë

18 Shtator, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

18 Shtator, 2026
Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Ekonomi

Udhëzimi i ri, rriten ndjeshëm kostot e zhdoganimit të makinave të përdorura: Sa do të paguani tani e tutje

18 Shtator, 2026
Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës
Ekonomi

Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës

18 Shtator, 2026
Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera
Ekonomi

Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera

18 Shtator, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

18 Shtator, 2026
Artikulli pas
Rama për Zvërnecin: Investitorë nga Katari do të derdhin 4 mld euro, janë para të verifikuara

Pas vjedhjes së të dhënave, Rama thotë se edhe pas protestave kundër tij janë hakerat iranianë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

Nga SkyWeb
18 Shtator, 2026
0

Shlyerja e plotë e kredisë nuk mjafton që hipoteka të fshihet vetvetiu nga dokumentet e pronës. Ekspertët paralajmërojnë se barra...

Lexo të plotë
30 mjekë e shpallin Donald Trumpin të paaftë mendërisht

30 mjekë e shpallin Donald Trumpin të paaftë mendërisht

20 Maj, 2026
Rama: Dyfishojmë ndihmën për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta

Rama: Dyfishojmë ndihmën për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta

2 Korrik, 2026
Arti i të negociuarit në punë dhe jetë

Arti i të negociuarit në punë dhe jetë

14 Maj, 2026
OBSH ngre alarmin: Qeset me nikotinë po promovohen në mënyrë “agresive” te të rinjtë

OBSH ngre alarmin: Qeset me nikotinë po promovohen në mënyrë “agresive” te të rinjtë

16 Maj, 2026

Të Fundit

A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët

A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët

18 Shtator, 2026
Ibrahimaj me përfaqësuesit e marketeve: Leku u forcua, pse nuk po ulen çmimet e ushqimeve?

Ministrja e Ekonomisë thotë se nuk e di pse rriten çmimet e ushqimeve në Shqipëri

18 Shtator, 2026
Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

18 Shtator, 2026
Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat

Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat

18 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr