• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama thotë se një kryebashkiak i është ankuar se qytetarët nuk ia dinë për nder se u rregulloi lagjen me taksat e tyre!

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Rama thotë se një kryebashkiak i është ankuar se qytetarët nuk ia dinë për nder se u rregulloi lagjen me taksat e tyre!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tregoi se një kryebashkiak i ishte ankuar për qytetarët që kishin dalë në protestë, edhe pse sipas tij bashkia u kishte rregulluar lagjen me rrugë, ndriçim, pemë dhe stola.

Gjatë eventit “Rilindja 2.0”, ku ishin të pranishëm edhe kryebashkiakët, Rama tha se ky lloj reagimi i qytetarëve nuk duhet lexuar si mosmirënjohje.

Në thelb, kryebashkiaku ishte ankuar se banorët nuk ia dinin për nder për shërbimet e bëra, ndonëse ato janë investime publike që kryhen me taksat e qytetarëve.

Rama tha se vendi ka hyrë në një fazë tjetër zhvillimi, ku qytetarët nuk kënaqen më vetëm me faktin që janë bërë disa punë bazë.

Sipas tij, sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë bien në sy mungesat e tjera.

“Njëri prej jush i acaruar më tha se kishin dalë në një lloj proteste dhe po thoshte që i kam gjetur në llum, nuk kishin rrugë, nuk kishin ndriçim, mbushur me plehra, ua kam bërë lagjen me rrugë me drita dhe pemë. Edhe stola kam vënë, po janë mosmirënjohës.

Unë besoj që ky është leximi më i gabuar i mundshëm i një reagimi për të cilin normal atij nuk i vinte mirë, askujt nuk i vjen mirë për më tepër kur ke parasysh atë që ai thoshte që nga ishte nisur dhe nuk e kuptonte dot sesi një komunitet të cilit i kishte bërë gjithë aty hyzmet t’i kthehej kundër.

Fakti është që sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy si e papranueshme ajo që mungon. Kjo nuk është mosmirënjohje, është pritshmëri për standarte të tjera. Shoqëritë e varfra..kemi qenë një shoqëri e varfër, por nuk jemi më. Shoqëritë e varfra, janë shumë më tolerante ndaj mungesave.

Sepse në shoqëritë e varfra dominon mendësia që ka edhe më keq. Shoqëritë e zhvilluara që hyjnë në një fazë zhvillimi ku gjërat bëhen realitet, janë gjithmonë e më intolerante ndaj mungesave. Do të thotë se suksesi, rezultati, ndryshimi, nuk ul pritshmëritë, i rrit pritshmëritë”, tha Rama mes të tjerash.

Mesazhi i Ramës për kryebashkiakët ishte se shërbimet publike nuk duhen parë si favore për qytetarët.

Sipas tij, investimet rrisin pritshmëritë dhe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë standarde më të larta, edhe kur në lagjet e tyre janë bërë përmirësime. /skyweb.al

Etiketat: Kryebashkrama
Artikulli para

Energjia diellore u rrit me 50%, rritet pesha e energjisë së prodhuar nga fotovoltaikët

Artikulli pas

Aferat me Engjëll Hoxhën e EUROMED për barnat, SPAK merr të pandehur Kreshnik Tërnovën e KPP, hijet e AKSHI-t dhe një dëshmi “bombë”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026
Aktualitet

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive
Aktualitet

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit
Aktualitet

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Aferat me Engjëll Hoxhën e EUROMED për barnat, SPAK merr të pandehur Kreshnik Tërnovën e KPP, hijet e AKSHI-t dhe një dëshmi “bombë”

Aferat me Engjëll Hoxhën e EUROMED për barnat, SPAK merr të pandehur Kreshnik Tërnovën e KPP, hijet e AKSHI-t dhe një dëshmi “bombë”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ryanair mbyll bazën në Berlin, reduktohen fluturimet nga tetori
Aviacion

Ryanair mbyll bazën në Berlin, reduktohen fluturimet nga tetori

Nga Editor
27 Prill, 2026
0

Ryanair ka njoftuar se do të mbyllë bazën e saj në Berlin duke filluar nga 24 tetori, si pasojë e...

Lexo të plotë
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran

Shqiptarët s’pyesin: Çmimi i karburanteve në kulm, por rriten shitjet e naftës, benzinës dhe gazit

15 Shtator, 2026
Rreth 160 aksidente në gusht, fajtorë shoferët mbi 45 vjeç

Rreth 160 aksidente në gusht, fajtorë shoferët mbi 45 vjeç

30 Shtator, 2025
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

6 Tetor, 2025
“Express”: Shqipëria, “Tajlanda e Evropës”, një parajsë tropikale vetëm pak orë larg Britanisë

“Express”: Shqipëria, “Tajlanda e Evropës”, një parajsë tropikale vetëm pak orë larg Britanisë

3 Nëntor, 2025

Të Fundit

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr