• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Shqiptarët e Kosovës i rikthehen detit të Shqipërisë pas “braktisjes” një vit më parë

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Korrik, 2026
në Turizëm
A A
Shqiptarët e Kosovës i rikthehen detit të Shqipërisë pas “braktisjes” një vit më parë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushuesve nga Kosova edhe gjatë këtij sezoni veror. Përfaqësues të turizmit dhe biznesit thonë se interesimi mbetet i lartë, ndërsa çmimet, ofertat turistike dhe afërsia vazhdojnë të jenë ndër arsyet kryesore të zgjedhjes.

Nga Prishtina, Fatos Shala

Edhe këtë verë, Shqipëria po vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për pushimet e qytetarëve të Kosovës.

Përfaqësues të sektorit të turizmit dhe biznesit thonë se interesimi nuk ka rënë, ndërsa vlerësojnë se pas një periudhe kur shumë qytetarë provuan destinacione të tjera evropiane pas liberalizimit të vizave, një pjesë e madhe janë rikthyer sërish drejt bregdetit shqiptar.

Krahas lidhjeve familjare e kombëtare, faktorë si çmimet, afërsia, infrastruktura rrugore dhe oferta turistike po përmenden si arsyet kryesore që Shqipëria vazhdon të tërheqë pushues nga Kosova.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, vlerëson se qytetarët e Kosovës përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit veror.

“Unë besoj që shqiptarët e Kosovës bëjnë mbi 50 për qind të numrit të përgjithshëm të turistëve në Shqipëri”.

Sipas tij, rikthimi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë është bërë edhe më i dukshëm këtë vit.

“Mendoj dhe tashmë kjo është e argumentuar se qytetarët e Kosovës e kanë parë që askund më mirë nuk ka se në Shqipëri. Këtë po e themi, pasi në dy vitet e kaluara, në 2024 dhe 2025, qytetarët panë dhe shijuan disa vende të tjera, pasi kjo u mundësua me liberalizimin e vizave, por tash këtë vit përsëri janë kthyer te Shqipëria”, u shpreh ai.

Kurtishaj tha se zgjedhja e Shqipërisë nuk lidhet më vetëm me aspektin patriotik apo lidhjet familjare.

“Tashmë në Shqipëri po shkojnë për kualitet dhe çmime. Po flas me kompetencë për këtë që e them, sepse kemi të bëjmë çdo ditë me qytetarët. Diaspora e Kosovës dhe qytetarët rezidentë po e shohin vetëm Shqipërinë si destinacion. Çmimet në Shqipëri janë të përballueshme për çdo qytetar. Kjo varet edhe nga pakot që merren, por nëse flasim për All Inclusive, atëherë kjo pako është mbi 20 për qind më e lirë në krahasim me Greqinë, Turqinë, Malin e Zi apo edhe Kroacinë”.

Ai shtoi se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë ndër faktorët kryesorë të turizmit shqiptar.

“Shqiptarët e Kosovës janë faktor kryesor në turizmin e Shqipërisë. Nëse flasim për këtë periudhë, vetëm në Shëngjin janë mbi 70 për qind e pushuesve qytetarë të Kosovës. Kur flasim për pushime më të gjata, prej shtatë deri në dhjetë ditë, qytetarët e Kosovës po zgjedhin jugun”.

Edhe nga Unioni i Turizmit të Kosovës vlerësojnë se Shqipëria vazhdon të mbetet ndër destinacionet kryesore të pushuesve nga Kosova, pavarësisht zgjerimit të mundësive për udhëtime jashtë rajonit.

Baki Hoti nga Unioni i Turizmit të Kosovës tha se bregdeti shqiptar vazhdon të ruajë pozitën e tij si një prej zgjedhjeve kryesore për qytetarët e Kosovës.

“Lidhur me pyetjen tuaj mund t’ju them se, prapëseprapë, bregdeti shqiptar është njëri ndër destinacionet kryesore të pushuesve nga Kosova, pavarësisht opsioneve të shumta që tashmë janë në dispozicion për qytetarët e Kosovës”, deklaroi Hoti.

Po ashtu edhe drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti, thotë se Shqipëria vazhdon të jetë destinacioni kryesor për pushuesit nga Kosova.

“Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i shqiptarëve të Kosovës. Nga ato që janë parë dhe raportuar, shihet që ka një organizim më të mirë, kontroll më të madh sa i përket çmimeve, sidomos të shezllonëve. Nuk ka prishje të objekteve pa leje siç ka ndodhur në sezonin e kaluar, ku pushuesit janë përballur me zhurmë e pluhur”.

Lidhur me numrin e pushuesve këtë vit, ai tha se është ende herët për të nxjerrë përfundime përfundimtare.

“Shqiptarët nga Kosova tashmë kanë nisur pushimet e gjata verore në Shqipëri. Për të dalë me një përfundim për rritje apo rënie të pushuesve, kjo mbetet të shihet në fund të sezonit. Por duhet ta kemi edhe një gjë të qartë, shumë shqiptarë të Kosovës tashmë kanë blerë patundshmëri në Shqipëri dhe përpos pushimeve verore, ata shkojnë shumë shpesh, gati në çdo stinë të vitit”, u shpreh ai.

Ahmeti përmendi edhe disa vështirësi që janë shfaqur gjatë sezonit.

“Megjithëse edhe këtë vit vlen marrëveshja për lehtësimin e kalimit kufitar, në këtë periudhë kur Shqipëria po përballet me protesta, ka pasur disa shqetësime për kontrolle të shtuara në kufi, të cilat kanë shkaktuar vonesa dhe kolona në kalimet kufitare mes dy vendeve”.

Sipas Ahmetit, Shqipëria vazhdon të jetë tërheqëse për pushuesit nga Kosova për shkak të një kombinimi faktorësh.

“Po mbi të gjitha është gjuha dhe gjaku që na lidh, është vendi i përbashkët i shqiptarëve. Pavarësisht rritjes së çmimeve, Shqipëria në përgjithësi i ka ende çmimet e përballueshme për xhepin e qytetarëve nga Kosova. Ofron ujin e pastër dhe një diell natyral. E mira që ofron Shqipëria është se ka plazhe me çmime të ndryshme, pra secili pushues e zgjedh plazhin sipas mundësisë ekonomike që e ka. Edhe akomodimi është me çmime të ndryshme, pra kemi hotele, apartamente, vila apo resorte të ndryshme. Edhe gastronomia ka pësuar përmirësime të ndjeshme dhe është përshtatur me kërkesat e pushuesve nga Kosova. Për ata që nuk e duan vetëm detin, Shqipëria ofron mundësinë e eksplorimeve të pafundme të objekteve historike, parqeve, maleve e bjeshkëve. Lidhja e Kosovës me Shqipërinë përmes autostradës e ka bërë më të lehtë turizmin, megjithëse çmimet e pagesës së autostradës janë të larta dhe, përkundër kërkesave të vazhdueshme, qeveria shqiptare nuk ka lëvizur që t’i ulë ato”.

Ndikimi i qytetarëve të Kosovës në ekonominë turistike të Shqipërisë evidentohet edhe në studimin më të fundit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB). Sipas këtij studimi, vetëm gjatë fundjavave të sezonit turistik, nga maji deri në tetor 2026, qytetarët e Kosovës pritet të shpenzojnë rreth 195 milionë euro në Shqipëri.

Studimi tregon se gjatë pesë fundjavëve të monitoruara, mesatarisht rreth 25 mijë qytetarë nga Kosova kanë kaluar fundjavën në Shqipëri.

Sipas AKB-së, për një qëndrim prej dy deri në tre netësh, secili pushues shpenzon mesatarisht të paktën 300 euro, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe pijet, karburantin, taksën rrugore, transportin, argëtimin dhe blerjet.

Bazuar në këto të dhëna, vetëm gjatë një fundjave ekonomia shqiptare përfiton rreth 7.5 milionë euro nga vizitorët e Kosovës.

Aleanca vlerëson se, gjatë gjithë sezonit turistik nga 1 maji deri më 30 tetor, që përfshin 26 fundjava, shpenzimet arrijnë në rreth 195 milionë euro. Në këtë llogaritje nuk janë përfshirë pushimet njëjavore apo më të gjata, çka nënkupton se kontributi real financiar është edhe më i madh.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se studimi dëshmon rëndësinë e qytetarëve të Kosovës për ekonominë shqiptare.

“Rreth 195 milionë euro që shpenzohen vetëm gjatë 26 fundjavave të sezonit maj–tetor përbëjnë një kontribut të jashtëzakonshëm për ekonominë e Shqipërisë. Ky partneritet ekonomik duhet të vlerësohet dhe të zhvillohet më tej përmes politikave të përbashkëta dhe investimeve strategjike. Kur fiton turizmi shqiptar, fitojnë edhe bizneset dhe qytetarët në të dy anët e kufirit”.

Fluksi i lartë i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë pasqyrohet edhe në të dhënat e autoriteteve kufitare shqiptare. Gjatë muajve maj dhe qershor janë regjistruar mbi 2 milionë hyrje-dalje në pikat kufitare mes qarkut të Kukësit dhe Kosovës.

Kurse, për muajin korrik, qe tashmë veç sa ka nisur, vetëm gjatë katër orëve të një dite të shtunë, përmes pikës kufitare Morinë kanë hyrë në Shqipëri mbi 12 mijë qytetarë nga Kosova me rreth 2 mijë e 900 automjete.

Për automjetet me targa të Kosovës vazhdon të zbatohet regjimi i kalimit të lehtësuar, ndërsa për automjetet me targa të huaja po zbatohen procedura të përshpejtuara për të shmangur vonesat.

 

Pas rënies në 2025-n, hyrjet e shtetasve nga Kosova rriten 10% për 5 mujorin

Edhe shifrat e publikuara nga INSTAT e konfirmojnë tendencën e rikthimit të shtetasve nga Kosova. Për periudhën janar-maj 2025, në Shqipëri janë shënuar gati 127 mijë hyrje të shtetasve nga Kosova, me një rritje prej 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tendenca është e kundërt në raport me vitin 2025, kur turistët nga Kosova ranë me 7% në janar-maj, në krahasim me 2024-n, teksa shumë prej tyre filluan te eksploronin destinacione të tjera, si Greqia, apo dhe shtete të tjera të Europës.

Kosova vijon të mbajë peshën kryesore të turizmit në Shqipëri, me mesatarisht 34% të hyrjeve totale për 5 mujorin 2026, po sipas INSTAT. Shteti i dytë me më shumë hyrje është Italia, me rreth 11%, ose tre herë më pak se Kosova. /monitor.al 

Etiketat: durresplazh
Artikulli para

LIGJI/ Qeveria u heq bankave “monopolin” e pagesave, hapet rruga edhe për institucionet jobankare

Artikulli pas

Ligji i ri i hap rrugën Leku-t digjital, Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive të emetimit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Media spanjolle shkruan për Vjosën: Destinacioni i veçantë i turizmit natyror në Shqipëri
Turizëm

Media spanjolle shkruan për Vjosën: Destinacioni i veçantë i turizmit natyror në Shqipëri

14 Tetor, 2026
Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën
Turizëm

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

13 Tetor, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike
Turizëm

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese
Turizëm

MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese

10 Tetor, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm
Turizëm

Media kanadeze: Shqipëria, një destinacion ekonomik për ata që duan të eksplorojnë vende të reja

9 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Turizëm

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ligji i ri i hap rrugën Leku-t digjital, Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive të emetimit

Ligji i ri i hap rrugën Leku-t digjital, Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive të emetimit

Të Përzgjedhura

Si ndikon kafeja te stresi, ankthi dhe përqendrimi
Shëndet

Si ndikon kafeja te stresi, ankthi dhe përqendrimi

Nga Editor
19 Maj, 2026
0

Kafja e mëngjesit mund të bëjë shumë më tepër për trurin dhe trupin tuaj sesa mendoni dhe jo vetëm për...

Lexo të plotë
Dy kometa do të kalojnë pranë Tokës këtë muaj, si mund të shihen

Dy kometa do të kalojnë pranë Tokës këtë muaj, si mund të shihen

9 Tetor, 2025
Si Korea e Jugut po kthehet në një destinacion për turizmin shëndetësor

Si Korea e Jugut po kthehet në një destinacion për turizmin shëndetësor

27 Korrik, 2026
Kontroll i imtësishëm për llogaritë mbi 1 milionë USD

Kontroll i imtësishëm për llogaritë mbi 1 milionë USD

14 Tetor, 2026
AKSHI shpall super tenderin 16 milionë euro për kompjutera

TENDERI/ AKSHI, 2.4 milionë euro për recetat e FSDKSH

3 Nëntor, 2025

Të Fundit

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

14 Tetor, 2026
Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr