• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ligji i ri i hap rrugën Leku-t digjital, Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive të emetimit

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Ligji i ri i hap rrugën Leku-t digjital, Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive të emetimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po krijon bazën ligjore për emetimin e një monedhe digjitale kombëtare. Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” përcakton se kartëmonedhat, monedhat metalike dhe monedha digjitale “Lek” do të kenë kurs ligjor në të gjithë vendin dhe do të pranohen për shlyerjen e detyrimeve publike dhe private.

Sipas draftit që ka parë skyweb.al, Banka e Shqipërisë do të ketë të drejtën ekskluzive për emetimin e Lekut digjital, njësoj si për kartëmonedhat dhe monedhat metalike. Ajo do të përcaktojë sasinë, mënyrën e prodhimit, hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e tij.

LIGJI/ Qeveria u heq bankave “monopolin” e pagesave, hapet rruga edhe për institucionet jobankare

Projektligji nuk cakton një datë për daljen e Lekut digjital dhe as mënyrën se si do të përdoret nga qytetarët. Ai vetëm krijon bazën që Banka e Shqipërisë ta emetojë në të ardhmen.

Ligji i ri forcon gjithashtu pavarësinë e Bankës së Shqipërisë nga qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore.

Banka qendrore nuk do të lejohet t’i japë qeverisë, bashkive apo subjekteve të tjera publike kredi, overdraft, linja krediti ose forma të tjera financimi.

Ajo nuk mund të blejë drejtpërdrejt në tregun primar borxhin e emetuar nga qeveria, përveç disa rasteve të kufizuara që lidhen me riinvestimin e titujve ekzistues.

Banka e Shqipërisë mund të vazhdojë të mbajë llogaritë e qeverisë dhe të kryejë pagesa për të, por vetëm brenda shumave që ndodhen realisht në këto llogari.

Projektligji ndalon gjithashtu që drejtuesit dhe punonjësit e Bankës së Shqipërisë të marrin udhëzime nga qeveria ose subjekte të tjera. Institucionet shtetërore janë të detyruara të respektojnë pavarësinë e saj.

Një pjesë e posaçme e ligjit përgatit Bankën e Shqipërisë edhe për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe kalimin e ardhshëm nga Leku te euro.

Pas anëtarësimit në BE, Banka e Shqipërisë do të bëhet pjesë e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. Ndërsa pas adoptimit të euros, ajo do të veprojë në kuadër të Eurosistemit dhe do të zbatojë vendimet e Bankës Qendrore Evropiane.

Kjo do të thotë se politika monetare nuk do të përcaktohet më vetëm në Tiranë, por si pjesë e sistemit të përbashkët të euros.

Megjithatë, fundi i Lekut nuk është i menjëhershëm. Dispozitat për euron do të zbatohen vetëm pasi Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe të përmbushë kushtet për adoptimin e monedhës së përbashkët. /skyweb.al

Etiketat: banka e shqiperiseleku digjital
Artikulli para

Shqiptarët e Kosovës i rikthehen detit të Shqipërisë pas “braktisjes” një vit më parë

Artikulli pas

Sendet më të pazakonta që pasagjerët harrojnë në taksi, e diela dita me më shumë humbje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit
Ekonomi

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Kryesore

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani
Ekonomi

Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

14 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sendet më të pazakonta që pasagjerët harrojnë në taksi, e diela dita me më shumë humbje

Sendet më të pazakonta që pasagjerët harrojnë në taksi, e diela dita me më shumë humbje

Të Përzgjedhura

Ekonomia më paradoksale në Europë: GDP-ja bie 12%, por papunësia mbetet nën 5% dhe restorantet janë plotë
Ekonomi

Ekonomia më paradoksale në Europë: GDP-ja bie 12%, por papunësia mbetet nën 5% dhe restorantet janë plotë

Nga SkyWeb
18 Korrik, 2026
0

Irlanda po përjeton një nga kontradiktat më të mëdha ekonomike në Europë. Ndërsa të dhënat zyrtare tregojnë rënien më të...

Lexo të plotë
Çmimet në qiell, cilësia përtokë: Veshjet në Shqipëri kushtojnë më shumë se në Europë

Çmimet në qiell, cilësia përtokë: Veshjet në Shqipëri kushtojnë më shumë se në Europë

29 Korrik, 2026
Sherri te VIA, Behgjet Pacolli akuzon Valon Llukën: Të bëra të pasur, por më tradhtove

Sherri te VIA, Behgjet Pacolli akuzon Valon Llukën: Të bëra të pasur, por më tradhtove

18 Maj, 2026
Avionë dhe jahte, “fiksime” e shtrenjta të Ermal Beqirit, një ndër kokat e skandalit AKSHI krahas Ergys Agasit

Shqipëria kërkon zyrtarisht ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca, biznesmeni nën hetim për tenderët e AKSHI-t

6 Gusht, 2026
Droni pranë aeroportit të Brukselit, pezullohet trafiku ajror

Droni pranë aeroportit të Brukselit, pezullohet trafiku ajror

5 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

14 Tetor, 2026
Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr