• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Historia pas vijës të bardhë që shpëton miliona jetë çdo vit

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Korrik, 2026
në Ekonomi
A A
Historia pas vijës të bardhë që shpëton miliona jetë çdo vit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kur flitet për shpikjet që kanë rritur sigurinë në automjete, zakonisht përmenden rripi i sigurimit dhe airbagu. Megjithatë, një nga ndërhyrjet më të thjeshta dhe më efektive në historinë e sigurisë rrugore është vija e bardhë në anë të rrugës.

Sot ajo gjendet pothuajse në çdo rrugë moderne dhe përdoret nga drejtuesit pa u menduar. Përmes shikimit periferik, shoferi kupton kufirin e asfaltit dhe e mban automjetin brenda korsisë.

Në dekadat e para të automobilizmit, shumë rrugë nuk kishin as vijë qendrore dhe as shenja anësore. Gjatë natës, shiut ose mjegullës, drejtuesit e mjeteve e kishin të vështirë të dallonin ku përfundonte rruga dhe ku fillonte toka.

Ideja për vendosjen e vijës së bardhë në skajin e rrugës lidhet me John Dore, një punëtor metali në Shtetet e Bashkuara, i cili vuri re se edhe shoferët me përvojë e humbnin orientimin në kushte të dobëta shikueshmërie.

Propozimi i tij fillimisht u prit me skepticizëm. Disa zyrtarë e konsideronin shpenzim të panevojshëm, ndërsa të tjerë mendonin se vijat shtesë do t’i ngatërronin drejtuesit.

Testet e para u zhvilluan në fillim të viteve 1950, në disa segmente rrugore në Connecticut dhe New York.

Në një prej rrugëve të rrezikshme ku u vendosën vijat anësore, numri i aksidenteve të rënda ra nga 40 në 14 brenda pesë muajve.

Në Ohio, përdorimi i tyre në një rrjet më të gjerë rrugor solli një ulje me rreth 37% të aksidenteve fatale dhe të rënda.

Edhe kostoja ishte e ulët. Në atë periudhë, vendosja e vijës kushtonte rreth 50 dollarë për milje, shumë më pak se dëmet e shkaktuara nga një aksident i rëndë.

Pas rezultateve pozitive, vijat e bardha u përfshinë në standardet rrugore të vendeve europiane, Kanadasë, Australisë, Japonisë dhe më pas në pothuajse të gjithë botën.

Efektiviteti i tyre lidhet me mënyrën se si truri përdor pikat e qëndrueshme vizuale. Shoferi nuk ka nevojë ta shikojë vazhdimisht vijën, pasi ajo vepron si një “bashkëpilot” i heshtur që ndihmon në korrigjimin e devijimeve të vogla.

Rëndësia e saj rritet gjatë natës, kur dritat e automjetit ndriçojnë vetëm një pjesë të kufizuar të rrugës. Vija reflekton dritën dhe tregon më herët drejtimin e kthesës dhe kufirin e asfaltit.

Më pas u zhvilluan edhe shiritat e ngritur, të njohur si “rumble strips”, të cilët prodhojnë zhurmë dhe dridhje kur automjeti del nga korsia. Ato paralajmërojnë shoferët e përgjumur ose të shpërqendruar përpara se devijimi të kthehet në aksident. /skyweb.al

Etiketat: vija bardhe
Artikulli para

Sendet më të pazakonta që pasagjerët harrojnë në taksi, e diela dita me më shumë humbje

Artikulli pas

Gjermania drejt pensionit në moshën 70-vjeçare, qeveria përgatit reformën e madhe

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit
Ekonomi

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani
Ekonomi

Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

14 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Pse një domain në internet mund të kushtojë dhjetëra milionë euro
Ekonomi

Pse një domain në internet mund të kushtojë dhjetëra milionë euro

14 Tetor, 2026
Artikulli pas
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

Gjermania drejt pensionit në moshën 70-vjeçare, qeveria përgatit reformën e madhe

Të Përzgjedhura

Nis fotografimi i ri ajror pas një dekade, lidhet kontrata 2.65 milion euro
Aktualitet

Nis fotografimi i ri ajror pas një dekade, lidhet kontrata 2.65 milion euro

Nga Editor
23 Mars, 2026
0

Shqipëria do t’i nënshtrohet një fotografimi të ri ajror për të përditësuar hartat, të cilat nuk janë rifreskuar prej rreth...

Lexo të plotë
Prag festash, sa do të kushtonte sot karroca e famshme e Kevinit tek “I vetëm në shtëpi”

Prag festash, sa do të kushtonte sot karroca e famshme e Kevinit tek “I vetëm në shtëpi”

4 Dhjetor, 2025
Shqipëria i shpall luftë mishit me hormone, kontrolle të befasishme dhe BLLOKIM fermash

Shqipëria i shpall luftë mishit me hormone, kontrolle të befasishme dhe BLLOKIM fermash

1 Gusht, 2026
Të shtënat në jahtin në Palasë, ndalohet bosi i Brunes, Bruno Çela, dhëndri i Tom Doshit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Të shtënat në jahtin në Palasë, ndalohet bosi i Brunes, Bruno Çela, dhëndri i Tom Doshit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

3 Gusht, 2026
Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë

Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë

22 Prill, 2025

Të Fundit

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

14 Tetor, 2026
Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr