• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Nga kajaku te agroturizmi, turizmi po tenton të mbajë të rinjtë në Berat: Investimet e BE-së dhe BERZH-it hapin mundësi të reja

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Korrik, 2026
në Turizëm
A A
Nga kajaku te agroturizmi, turizmi po tenton të mbajë të rinjtë në Berat: Investimet e BE-së dhe BERZH-it hapin mundësi të reja
Share on FacebookShare on WhatsApp
Në moshën 28-vjeçare, Endri Hoxha përballet me dilemën e shumë të rinjve në Ballkanin Perëndimor: të qëndrojë në vendlindje apo të largohet jashtë vendit. Por kajakisti profesionist nga Berati, megjithëse ka përfunduar studimet Master në Ekonomi, synon ta ndërtojë të ardhmen në qytetin e tij.

Hoxha dëshiron të krijojë një biznes që ndërthur kajakun, natyrën dhe turizmin, duke qëndruar pranë familjes dhe miqve.

“Ka shumë turistë që vizitojnë Beratin dhe ekziston një potencial i madh për zhvillimin e shërbimeve dhe përvojave të tjera për vizitorët. Do të doja të bëja diçka në këtë fushë, duke qëndruar në qytetin tim”, shprehet ai.

Rritja e numrit të turistëve ka sjellë më shumë aktivitet për restorantet, dyqanet e vogla, operatorët turistikë dhe kantinat familjare. Ndërkohë, infrastruktura mbetet një element kyç për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit.

Vitet e fundit, Berati ka përfituar nga Programi për Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri, i mbështetur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimi Europian. Programi ndërthur investimet në infrastrukturë me mbështetjen për bizneset dhe aftësimin profesional në sektorin e turizmit.

“Vitin e kaluar u hap një urë e re mbi lumin Osum, e cila lidhi vendbanimet e izoluara më parë me qendrën e Beratit. Një rrugë që më parë kërkonte 50 minuta, tani përshkohet në më pak se 10 minuta”, deklaron Marius Qytyku, drejtues i Njësisë së Projekteve në Bashkinë e Beratit.

Investimet përfshijnë gjithashtu një rrugë drejt Parkut Kombëtar të Tomorit, ndërsa një tjetër, ende në ndërtim, pritet të përmirësojë aksesin drejt Kalasë së Beratit.

Nga zhvillimi i turizmit kanë përfituar edhe kantinat e zonës. Rreth 12 kilometra larg qytetit ndodhet kantina familjare “Alpeta”, e cila nga prodhimi tradicional i verës është shndërruar në një biznes agroturizmi që ofron akomodim, ushqim dhe guida drejt Tomorit.

Me mbështetjen e BERZH-it dhe BE-së, “Alpeta” ka marrë certifikime për sigurinë ushqimore, shëndetin dhe sigurinë, menaxhimin mjedisor dhe standardet e cilësisë.

Edhe kantina “Pupa” ka zgjeruar aktivitetin e saj. Biznesi nisi në vitin 1993 me vreshtat e para, ndërsa në vitin 2020 filloi ndërtimi i hotelit, restorantit dhe sallës së degustimit. Në vitin 2025, sipërfaqja e vreshtave u zgjerua me 20 hektarë të tjerë.

Për Endri Hoxhën, këto raste tregojnë se ndërthurja e investimeve në infrastrukturë me mbështetjen për bizneset lokale mund të krijojë vende pune dhe t’u japë të rinjve mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në vendlindje.

Artikulli para

Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë: 10 licenca në dispozicion, rregulla të reja për lojtarët

Artikulli pas

Procedohen 9 administratorë dyqanesh në Tiranë, tregtonin veshje luksoze të kontrabanduara

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Media spanjolle shkruan për Vjosën: Destinacioni i veçantë i turizmit natyror në Shqipëri
Turizëm

Media spanjolle shkruan për Vjosën: Destinacioni i veçantë i turizmit natyror në Shqipëri

14 Tetor, 2026
Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën
Turizëm

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

13 Tetor, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike
Turizëm

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese
Turizëm

MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese

10 Tetor, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm
Turizëm

Media kanadeze: Shqipëria, një destinacion ekonomik për ata që duan të eksplorojnë vende të reja

9 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Turizëm

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Procedohen 9 administratorë dyqanesh në Tiranë, tregtonin veshje luksoze të kontrabanduara

Procedohen 9 administratorë dyqanesh në Tiranë, tregtonin veshje luksoze të kontrabanduara

Të Përzgjedhura

Çfarë janë retë “super cell” që shkaktuan turbulencat e forta me 8 të lënduar gjatë fluturimit Berlin-Milano
Aviacion

Çfarë janë retë “super cell” që shkaktuan turbulencat e forta me 8 të lënduar gjatë fluturimit Berlin-Milano

Nga SkyWeb
21 Shtator, 2025
0

Tetë pasagjerë, mes tyre një fëmijë dyvjeçar, u lënduan gjatë një fluturimi të Ryanair nga Berlini drejt Milanos, pasi avioni...

Lexo të plotë
Ryanair rrit fitimin gjashtëmujor me 42%, duke arritur në 2.54 miliardë euro

Ryanair rrit fitimin gjashtëmujor me 42%, duke arritur në 2.54 miliardë euro

3 Nëntor, 2025
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

REKORD/ Çmimi mesatar për meter katror në Tiranë kalon mbi 2100 euro

23 Korrik, 2026
A do të arrestojë BKH-ja edhe politikanë pa njoftuar Policinë sipas precedentit të Durrësit?

A do të arrestojë BKH-ja edhe politikanë pa njoftuar Policinë sipas precedentit të Durrësit?

3 Korrik, 2026

Të Fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!

17 Tetor, 2026
Pse dieta mesdhetare është aleate e zemrës

Pse dieta mesdhetare është aleate e zemrës

17 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

17 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr