• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Paratë e ndihmës ekonomike u bënë “fruta” në kazinotë e Tiranës, si i merrte drejtoresha e Postës në Durrës çantat me Lekë nga arka

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një skemë e dyshuar për përvetësimin e 69 milionë lekëve është zbuluar në Filialin e Postës Shqiptare në Durrës. Paratë, të destinuara për ndihmën ekonomike dhe skema të tjera sociale, regjistroheshin si të transferuara drejt degëve të Shijakut dhe Krujës, por nuk mbërrinin në arkat përkatëse.

Nën hetim janë drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, shefja e financës, Valbona Duni, dhe arkëtarja Paola Dana. Ato dyshohen për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim”.

Skema u zbulua pasi Dega e Shijakut refuzoi një transfertë, me pretendimin se Filiali i Durrësit kishte ende detyrime financiare ndaj saj. Verifikimet treguan se një pjesë e mandate-pagesave të regjistruara në sistem për Shijakun dhe Krujën nuk figuronin si hyrje në këto degë.

Kontrolli i brendshëm evidentoi se gjatë prillit dhe majit 2026, nga arka qendrore e filialit ishin regjistruar dalje fondesh me vlerë të përgjithshme 69 milionë lekë. Këto shuma kishin ulur gjendjen kontabël të arkës së Durrësit, por nuk ishin pasqyruar në arkat e destinacionit.

Prokuroria iu është referuar edhe pamjeve të kamerave të sigurisë. Sipas dosjes, në disa raste thasët me para merreshin nga arka dhe dërgoheshin në zyrën e financës ose në zyrën e drejtoreshës.

Në dëshminë e saj, Valbona Duni ka deklaruar se veprimet kryheshin me urdhër verbal të drejtoreshës. Sipas saj, pasi përgatiteshin fondet, Mataj kontrollonte shumat dhe i vendoste paratë në çantën personale.

“Ajo asnjëherë nuk e ka marrë thesin me të holla në dorë, por të futur në çantë. Në një rast e ka marrë të mbështjellë me një xhup bezhë që e mbante në dorë”, ka deklaruar Duni.

Hetuesit dyshojnë gjithashtu se dokumentacioni shoqërues është falsifikuar, pasi firmat e arkëtareve të degëve të Shijakut dhe Krujës në mandate nuk rezultojnë autentike.

Hetimet për përcaktimin e rolit të secilës prej tre punonjëseve dhe destinacionin përfundimtar të parave vijojnë. Personat nën hetim konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Më herët në media u raportua se paratë dyshohet se kanë përfunduar duke u luajtur në kazinotë e Tiranës. /skyweb.al

Etiketat: Elisabeta MatajValbona Duni
Artikulli para

Jo! Jo! Nuk u forcua leku! Është euro që “u bë copash”

Artikulli pas

Turku, shpullë stjuardesës se donte ta ulte pranë një gruaje, e pëson keq

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Aktualitet

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

17 Tetor, 2026
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat
Aktualitet

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë
Aktualitet

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

17 Tetor, 2026
Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina
Aktualitet

Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina

16 Tetor, 2026
Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!
Aktualitet

Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!

16 Tetor, 2026
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Turku, shpullë stjuardesës se donte ta ulte pranë një gruaje, e pëson keq

Turku, shpullë stjuardesës se donte ta ulte pranë një gruaje, e pëson keq

Të Përzgjedhura

Tre mënyra se si martesa ndikon pozitivisht në shëndet
Shëndet

Tre mënyra se si martesa ndikon pozitivisht në shëndet

Nga Editor
5 Qershor, 2026
0

Martesa mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin fizik dhe mendor, sipas ekspertëve të shëndetit publik dhe studiuesve të cituar nga...

Lexo të plotë
“Boom” i tregut të mercenarëve në botë

“Boom” i tregut të mercenarëve në botë

23 Tetor, 2025
Shkolla e lartë nuk është gjithçka për amerikanët, të rinjtë pa diplomë më të punësuarit

Shkolla e lartë nuk është gjithçka për amerikanët, të rinjtë pa diplomë më të punësuarit

10 Shtator, 2026
Qeveria vendos: E premtja ditë pushimi për administratën

Qeveria kompenson bizneset për rritjen e pagës minimale, mbulohen kontributet shtesë deri në shtator 2026

7 Mars, 2026
Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë

Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë

23 Prill, 2026

Të Fundit

Ngec tenderi i madh i internetit të AKSHI-t, vijon saga e bllokimeve përmes ankimimeve në KPP

Shqipëria ka kosto relativisht të përballueshme në raport me të ardhurat dhe në rajon

17 Tetor, 2026
Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri

Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri

17 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!

17 Tetor, 2026
Pse dieta mesdhetare është aleate e zemrës

Pse dieta mesdhetare është aleate e zemrës

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr