• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 1 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tregu i pronave në Shqipëri, i mbivlerësuar por jo ende në një flluskë klasike

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme vlerësohet si mesatarisht i mbivlerësuar, por pa tiparet e një flluske klasike të financuar nga kreditimi i tepruar.

Rritja e çmimeve është mbështetur kryesisht nga turizmi, diaspora, remitancat, urbanizimi, investimet e huaja dhe përdorimi i pronës si ruajtëse vlere.

Çmimet e banesave janë rritur shumë më shpejt se pagat, duke e bërë blerjen e një apartamenti gjithnjë e më të vështirë për familjet shqiptare. Sipas analizës, në Tiranë duhen rreth 18 vite të ardhura për të blerë një apartament.

Indeksi kombëtar i çmimeve të banesave u rrit nga rreth 1 në vitin 2015 në 3.6 në vitin 2025, ndërsa pagat u rritën shumë më ngadalë.

Ndërtimi përfaqëson drejtpërdrejt rreth 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një nga nivelet më të larta në Europë. Megjithatë, kostot e ndërtimit janë rritur shumë më pak se çmimet e apartamenteve, duke treguar se faktori kryesor ka qenë kërkesa.

Remitancat u rritën nga rreth 1.29 miliardë euro në vitin 2015 në 2.27 miliardë euro në vitin 2024.

Edhe investimet e huaja janë orientuar gjithnjë e më shumë drejt sektorit të pasurive të paluajtshme, veçanërisht në Tiranë dhe në bregdet.

Kreditimi hipotekor po rritet, por një pjesë e konsiderueshme e pronave vazhdon të blihet me kapital vetjak ose para në dorë.

Një nga rreziqet më të mëdha mbetet numri i lartë i banesave të pabanuara, që arrin në rreth 33% të stokut kombëtar.

Në Vlorë, më shumë se gjysma e banesave rezultojnë të pabanuara, ndërsa në Durrës kjo normë arrin rreth 44%. Rënia e popullsisë rezidente dhe aktiviteti i lartë ndërtimor mund të krijojnë mbiofertë në disa zona.

Informaliteti dhe fondet me burim të paqartë e bëjnë gjithashtu të vështirë matjen reale të kërkesës dhe të financimit të sektorit. Analiza vlerëson se tregu nuk është pranë një kolapsi të menjëhershëm, por investimet në të ardhmen do të bëhen më selektive.

Zonat qendrore të Tiranës dhe destinacionet bregdetare me kërkesë të qëndrueshme turistike paraqiten më rezistente. Deri në vitin 2030, skenari bazë parashikon ngadalësim të rritjes së çmimeve, ndërsa një mbiofertë ose rënie e kërkesës së huaj mund të sjellë stagnim apo ulje.

Marrë me shkurtime nga Monitor.al

Etiketat: apartamentetndertimi
Artikulli para

Krerët e BSH-së s’mund të mbrohen nga burgu…në emër të Europës

Artikulli pas

Ndryshon ligji për Strehimin Social: Shteti garanton deri në 30% të kredisë për shtëpi, parashikohen 4,100 familje përfituese

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

LIGJI/ Bashkitë hyjnë në tregun e apartamenteve, do të shesin banesa për të financuar strehimin social

Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika
Kryesore

Krerët e BSH-së s’mund të mbrohen nga burgu…në emër të Europës

1 Gusht, 2026
Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen ngrihen në protestë kundër hartës së re territoriale
Aktualitet

Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen ngrihen në protestë kundër hartës së re territoriale

31 Korrik, 2026
Nis “shkulja” e njerëzve dhe krerëve të dosjes AKSHI në Policinë e Shtetit. Pas Nallbatit priten lëvizje të tjera
Aktualitet

Nis “shkulja” e njerëzve dhe krerëve të dosjes AKSHI në Policinë e Shtetit. Pas Nallbatit priten lëvizje të tjera

31 Korrik, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Ekonomi

Nafta sot 217 lekë, qeveria shton një tarifë të re që pritet ta shtrenjtojë edhe më

31 Korrik, 2026
Artikulli pas
Ndryshon ligji për Strehimin Social: Shteti garanton deri në 30% të kredisë për shtëpi, parashikohen 4,100 familje përfituese

Ndryshon ligji për Strehimin Social: Shteti garanton deri në 30% të kredisë për shtëpi, parashikohen 4,100 familje përfituese

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Inteligjenca Artificiale do të zbulojë sëmundjet që mund të na prekin pas 20 vitesh
Uncategorized

Inteligjenca Artificiale do të zbulojë sëmundjet që mund të na prekin pas 20 vitesh

Nga Editor
23 Shtator, 2025
0

Një model i avancuar i inteligjencës artificiale, i quajtur Delphi-2M, është zhvilluar për të parashikuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve...

Lexo të plotë
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

Tatimet rimbursojnë 750 mijë euro për 4,535 individë, mesatarisht 165 euro secili

25 Korrik, 2026
Ditëlindje nën “rrethim” dhe luftë me robotët: Çfarë ndodhi sot në mbledhjen e mbyllur të Ramës me deputetët

Ditëlindje nën “rrethim” dhe luftë me robotët: Çfarë ndodhi sot në mbledhjen e mbyllur të Ramës me deputetët

29 Qershor, 2026
Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri

Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri

21 Tetor, 2025
ChatGPT tani analizon të dhëna mjekësore, ekspertët paralajmërojnë për rreziqe

ChatGPT tani analizon të dhëna mjekësore, ekspertët paralajmërojnë për rreziqe

9 Janar, 2026

Të Fundit

Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

LIGJI/ Bashkitë hyjnë në tregun e apartamenteve, do të shesin banesa për të financuar strehimin social

1 Gusht, 2026
Ndryshon ligji për Strehimin Social: Shteti garanton deri në 30% të kredisë për shtëpi, parashikohen 4,100 familje përfituese

Ndryshon ligji për Strehimin Social: Shteti garanton deri në 30% të kredisë për shtëpi, parashikohen 4,100 familje përfituese

1 Gusht, 2026
HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

Tregu i pronave në Shqipëri, i mbivlerësuar por jo ende në një flluskë klasike

1 Gusht, 2026
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

Krerët e BSH-së s’mund të mbrohen nga burgu…në emër të Europës

1 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr