• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 20 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Industria ajrore përballet me mungesë dritaresh, kompanitë marrin masa kursimi

Editor Nga Editor
3 Gusht, 2026
në Aviacion
A A
0
Industria ajrore përballet me mungesë dritaresh, kompanitë marrin masa kursimi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prodhuesit e avionëve, linjat ajrore dhe kompanitë e mirëmbajtjes po përpiqen të kursejnë dritaret e avionëve, pasi një incident në një fabrikë kyçe në Kaliforni përkeqësoi mungesën e një komponenti të domosdoshëm si për prodhimin e avionëve të rinj, ashtu edhe për mirëmbajtjen rutinë, thanë kompani dhe burime të industrisë.
GKN Aerospace, një nga furnizuesit më të mëdhenj në botë të xhamave të kabinës së pilotëve dhe dritareve të pasagjerëve, ndërpreu prodhimin në fund të muajit maj në fabrikën e saj në periferi të Los Anxhelosit. Shkak u bë mbinxehja e një rezervuari, e cila ngriti frikën për një shpërthim dhe detyroi evakuimin e rreth 50 mijë banorëve për disa ditë, shkruan Reuters.
Megjithëse incidenti nuk ka penguar prodhimin e avionëve të rinj apo operimin e linjave ajrore, sipas burimeve dhe drejtuesve të industrisë, ai ka shkaktuar vonesa në furnizimin me pjesë dhe ka rritur shqetësimet për mungesën e dritareve të kabinës dhe të pasagjerëve.
Prodhuesi amerikan i avionëve Boeing njoftoi se ka komunikuar me operatorët ajrorë për masat që duhen marrë në menaxhimin e rezervave të dritareve pas incidentit.
Sipas një burimi nga një kompani ajrore në Amerikën e Veriut, Boeing u ka rekomanduar linjave ajrore që t’i zëvendësojnë dritaret vetëm kur është absolutisht e nevojshme dhe jo për arsye estetike. Kompania deklaroi se vazhdon të bashkëpunojë me furnizuesin dhe po ndërmerr hapa për të zbutur çdo ndikim të mundshëm.
GKN Aerospace, në pronësi të kompanisë britanike Melrose Industries, prodhon dritare për disa modele të Boeing, përfshirë 737 MAX, si edhe për avionët A220 dhe A350 të Airbus.
Melrose bëri të ditur se po punon për ta rikthyer fabrikën, e cila tashmë është rihapur pjesërisht, në kapacitet të plotë prodhimi deri në fund të vitit 2026.
Mungesa e dritareve nxjerr në pah dobësitë që vazhdojnë të ekzistojnë në zinxhirin e furnizimit të industrisë ajrore pas pandemisë, pavarësisht përmirësimeve të dukshme gjatë këtij viti në furnizimin me pjesë.
Sipas kompanive dhe analistëve, kërkesa në rritje nga prodhuesit e avionëve, të cilët po shtojnë ritmin e prodhimit, po përplaset me kërkesën e kompanive të mirëmbajtjes që kanë nevojë për dritare zëvendësuese për të mbajtur avionët në shërbim, duke krijuar një situatë të ngjashme me mungesën e motorëve.
“Ekziston një treg shumë i madh për dritaret si pjesë zëvendësuese. Kërkesa nuk vjen vetëm nga prodhimi i avionëve të rinj, por edhe nga mirëmbajtja e flotës ekzistuese,” tha Matteo Peraldo, partner për industrinë e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes në AlixPartners.
Edhe Airbus ka hasur mungesa të dritareve për modelin A220, por sipas një burimi të njohur me programin, kjo nuk ka shkaktuar vonesa në prodhim. Një zëdhënës i programit A220 deklaroi se, me rifillimin e prodhimit nga GKN Aerospace, po vërehen shenja pozitive drejt rikthimit të situatës në normalitet.
Kompania e mirëmbajtjes Lufthansa Technik tha se furnizimi me dritare avionësh për modelet e dy prodhuesve kryesorë ka qenë prej kohësh i kufizuar.
“Kohët e pritjes janë rritur ndjeshëm, ndërsa kostot e sigurimit të këtyre pjesëve janë shtuar në mënyrë të konsiderueshme,” tha kompania.
Për shumicën e avionëve Boeing që ajo mirëmban, furnizimi me dritare është i mundur vetëm në rastet kur pjesa është absolutisht e domosdoshme për të rikthyer në shërbim një avion të bllokuar në tokë.

Etiketat: aviondritare
Artikulli para

Tatimet dhe doganat u falin 417 milionë euro bizneseve – Bilanci/ Fshirja e detyrimeve, përfitojnë mbi 165 mijë subjekte në vend

Artikulli pas

Modeli KAYO edhe në Shëndetësi, “privatizohen” tenderët e ilaçeve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore

19 Shtator, 2026
116 viktima në aksidentet ajrore në BE, 94% nuk lidhen me fluturimet komerciale
Aviacion

116 viktima në aksidentet ajrore në BE, 94% nuk lidhen me fluturimet komerciale

18 Shtator, 2026
Ka tre super avionë si Airbus A321XLR, por pa motorë: Historia e pazakontë e flotës së Wizz Air
Aviacion

Ka tre super avionë si Airbus A321XLR, por pa motorë: Historia e pazakontë e flotës së Wizz Air

16 Shtator, 2026
Inxhinieria komplekse e dritareve të avionëve
Aviacion

Inxhinieria komplekse e dritareve të avionëve

16 Shtator, 2026
Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë nëntorit, dominojnë europianët
Aviacion

Shqipëria kryeson për numrin rekord të fluturimeve, u zgjodh nga europianët si destinacion për pushime

14 Shtator, 2026
Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport
Aviacion

Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

14 Shtator, 2026
Artikulli pas
Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, CFO Pharma dhe BioPlus pjesë e skemës? Si u shitën në mënyre fiktive barnat

Modeli KAYO edhe në Shëndetësi, "privatizohen" tenderët e ilaçeve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

AKSHI shpall super tenderin 16 milionë euro për kompjutera
Ekonomi

TENDERI/ AKSHI, 2.4 milionë euro për recetat e FSDKSH

Nga SkyWeb
3 Nëntor, 2025
0

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka hapur procedurën e re të prokurimit për mirëmbajtjen e sistemit të e-recetave...

Lexo të plotë
Eric Wendt, zyrtarisht ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

Eric Wendt, zyrtarisht ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

8 Gusht, 2026
Qindra miliona euro xhiro, por deklaronin humbje, Prokuroria e Fierit reagon pas arrestimeve të bujshme te Bankers Petroleum

“Grup i strukturuar kriminal”, SPAK nis veprimet mbi dosjen Bankers Petroleum

15 Tetor, 2025
Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon të jetë një busull për Shqipërinë

25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, Presidenti Begaj: SHBA-ja i tregoi botës se nuk mposhtet

11 Shtator, 2026
Studimi: Shumica e trajtimeve shtesë për In Vitro nuk rrisin shanset për shtatzëni

Studimi: Shumica e trajtimeve shtesë për In Vitro nuk rrisin shanset për shtatzëni

25 Qershor, 2026

Të Fundit

Barcelona investon 150 milionë euro për të shpëtuar bregdetin e saj nga ndryshimet e klimës

Barcelona investon 150 milionë euro për të shpëtuar bregdetin e saj nga ndryshimet e klimës

19 Shtator, 2026
Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

19 Shtator, 2026
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

19 Shtator, 2026
Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

19 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr