• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 20 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Sherri Pacolli–Ademi që nisi në Libi bllokoi Aeroportin e Vlorës, MABCO thotë se do t’i drejtohet Arbitrazhit

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Gusht, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Sherri te VIA, Behgjet Pacolli akuzon Valon Llukën: Të bëra të pasur, por më tradhtove
Share on FacebookShare on WhatsApp

MABCO Constructions ka njoftuar se do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar pas nisjes së procedurave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zgjidhjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës.

Në qendër të konfliktit qëndron përplasja mes kompanisë së Behgjet Pacollit dhe “2A Group” të Valon Ademit për aksionet dhe administrimin e shoqërisë koncesionare.

Sipas deklarimeve të bëra më herët nga Ademi, marrëdhëniet mes dy biznesmenëve u prishën për shkak të mosmarrëveshjeve që lidheshin me projekte të tyre në Libi. Përplasja mes tyre u transferua më pas në Shqipëri dhe përfshiu kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Mosmarrëveshja për kuotat, administratorin dhe kontrollin e kantierit përfundoi në gjykata, kallëzime penale dhe përplasje mes punonjësve të dy kompanive.

Behgjet Pacolli “shtron rrugën” për Arbitrazh, pas qeverisë tani akuzon drejtësinë se po e pengojnë në Vlorë

Punimet në aeroport u bllokuan, ndërsa në maj 2026 u desh edhe ndërhyrja e Policisë së Shtetit pas tensioneve në hyrje të kantierit.

MABCO pretendon se është mbajtur jashtë aeroportit për gati një vit dhe se institucionet nuk kanë reaguar ndaj më shumë se 90 shkresave të dërguara pranë Ministrisë së Infrastrukturës.

Kompania deklaroi sot se më 18 maj 2026 iu ndalua hyrja në kantier, duke u pamundësuar punonjësve dhe nënkontraktorëve vazhdimin e projektit.

Gjykata e Lartë rrëzoi më 26 maj masat e mëparshme që kufizonin të drejtat e MABCO-s, por konflikti për administrimin e aeroportit vijoi.

Qeveria e shqetësuar se Pacolli mund ta ketë lënë Aeroportin e Vlorës peng te Delphos

Ndërkohë, projekti strategjik, i cili duhej të ishte përfunduar dhe të kishte nisur operimet, mbeti peng i betejës mes dy ortakëve.

Ministria e Infrastrukturës ka nisur procedurat për prishjen e kontratës, duke iu referuar mosrealizimit të punimeve dhe detyrimeve të koncesionarit.

MABCO kundërshton këtë argument, duke thënë se shteti e pengoi të punonte dhe tani po përdor mosrealizimin e punimeve si shkak për ndërprerjen e kontratës.

Kompania deklaron se ka bërë përpjekje për shmangien e arbitrazhit, por se nisja e procedurës së zgjidhjes së koncesionit nuk i lë më alternativë tjetër.

Konflikti i mëparshëm mes Pacollit dhe Ademit, i lidhur me projektet e tyre në Libi, rrezikon tashmë të prodhojë një proces ndërkombëtar kundër Shqipërisë dhe një faturë të re për projektin e bllokuar të Aeroportit të Vlorës./skyweb.al

Etiketat: behgjet pacollivalon ademi
Artikulli para

Presidenti Begaj nga Ulqini: Gjuha shqipe ruhet kur lexohet, shkruhet dhe u përcillet fëmijëve

Artikulli pas

Barnat për humbje peshe mund të ulin rrezikun e frakturave te personat me diabet të tipit 2

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin
Ekonomi

Rritja e galopante e çmimeve, Moody’s paralajmëron për fluskën e ndërtimit në Shqipëri

20 Shtator, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Aktualitet

E dyta më e shtrenjtë në Europë, sa kushton të rrisësh një foshnjë në Shqipëri?

20 Shtator, 2026
Pas bumit të qumështit bimor, konsumatorët rikthehen te qumështi i lopës
Kryesore

Pas bumit të qumështit bimor, konsumatorët rikthehen te qumështi i lopës

20 Shtator, 2026
Thellohet kriza në tregun europian të makinave, Porsche planifikon të shkurtojë mijëra vende pune
Ekonomi

Thellohet kriza në tregun europian të makinave, Porsche planifikon të shkurtojë mijëra vende pune

20 Shtator, 2026
SHBA-ja i thotë “JO” naftës saudite gjatë Korrikut, herë të parë në mbi 40 vjet
Ekonomi

Sulmet në Arabinë Saudite rikthejnë frikën në tregje, nafta mbetet mbi 100 dollarë

20 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Artikulli pas
Barnat për humbje peshe mund të ulin rrezikun e frakturave te personat me diabet të tipit 2

Barnat për humbje peshe mund të ulin rrezikun e frakturave te personat me diabet të tipit 2

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Çmimet bëhen të papërballueshme, ushqimet dhe qiratë zbrazin xhepat e shqiptarëve

Nga SkyWeb
9 Korrik, 2026
0

INSTAT ka publikuar së fundmi të dhënat e inflacionit për muajin qershor 2026, ku tregohet se çmimet vijojnë të rëndojnë...

Lexo të plotë
Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm

Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm

5 Shtator, 2026
Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë

Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë

2 Janar, 2026
ORTI/ Kadri Mëhalla i “zhyt” të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera

ORTI/ Kadri Mëhalla i “zhyt” të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera

30 Maj, 2025
Rreth 9 mijë kompani ndërtimi në “shënjestër” të tatimeve: Çfarë po kontrollohet

Ndërtimi shtyn para rritjen e pagave në Shqipëri! Deri në 2 mijë euro, sa merr mesatarisht një shqiptar sot

10 Shtator, 2026

Të Fundit

TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Rritja e galopante e çmimeve, Moody’s paralajmëron për fluskën e ndërtimit në Shqipëri

20 Shtator, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale

E dyta më e shtrenjtë në Europë, sa kushton të rrisësh një foshnjë në Shqipëri?

20 Shtator, 2026
Trump: Disa vaksina të fëmijëve duhet të ndahen në pesë doza, ulen rastet e autizmit

Trump: Disa vaksina të fëmijëve duhet të ndahen në pesë doza, ulen rastet e autizmit

20 Shtator, 2026
Kombucha, a është vërtet kjo pije “mrekullibërëse” për shëndetin?

Kombucha, a është vërtet kjo pije “mrekullibërëse” për shëndetin?

20 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr