• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Eksportet rikthehen me rritje, por vijon kriza te tekstilet: “Shperthen” tregtia me Kinën

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Eksportet shqiptare shënuan një rritje të fortë në korrik, por përmirësimi nuk po prek të gjithë sektorët njësoj. Materialet e ndërtimit, metalet dhe energjia po mbajnë peshën kryesore të rritjes, ndërsa tekstilet dhe këpucët vijojnë të humbasin terren.

Sipas INSTAT, eksportet e mallrave arritën në 33.7 miliardë lekë, ose 10.6% më shumë se në korrik 2025.

Rritja u mbështet kryesisht nga materialet e ndërtimit dhe metalet, të cilat kontribuuan me 8.9 pikë përqindje, si dhe nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, me 5.3 pikë përqindje.

Në kahun tjetër, tekstilet dhe këpucët vijuan rënien, duke ulur rritjen totale të eksporteve me 4.3 pikë përqindje. Edhe produktet kimike dhe plastike dhanë kontribut negativ.

Pra, eksportet shqiptare po rriten, por jo falë industrisë fason, e cila për vite ka qenë një nga sektorët kryesorë eksportues. Rritja aktuale po vjen kryesisht nga metalet dhe energjia.

Një tjetër zhvillim i fortë është rritja e importeve nga Kina me 22.7% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, importet nga Gjermania ranë me 9.2% dhe ato nga Greqia me 2.9%.

Importet totale të Shqipërisë arritën në 86.4 miliardë lekë, 3.6% më shumë se një vit më parë. Kjo do të thotë se vendi importoi rreth 2.6 herë më shumë mallra sesa eksportoi.

Deficiti tregtar ishte 52.8 miliardë lekë vetëm në korrik, ndërsa eksportet mbuluan vetëm 39% të importeve.

Krahasuar me qershorin, situata u përkeqësua: eksportet ranë me 5%, importet u rritën me 3.5%, ndërsa deficiti tregtar u zgjerua me 9.8% brenda një muaji.

Në tregjet e eksportit, shitjet shqiptare drejt Greqisë u rritën me 19%, ndërsa ranë drejt Italisë me 2% dhe Kosovës me 2.4%. /skyweb.al

 

Etiketat: eksportettregtia
Artikulli para

Turistët e huaj rriten 21%, por qëndrojnë më pak, bregdeti dhe apartamentet udhëheqin qershorin

Artikulli pas

Lamallari njofton ngritjen e njësisë kundër krimeve mjedisore në Policinë e Shtetit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…
Ekonomi

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin
Ekonomi

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

1 Tetor, 2026
Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk
Ekonomi

Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

1 Tetor, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë
Ekonomi

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
Artikulli pas
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën

Lamallari njofton ngritjen e njësisë kundër krimeve mjedisore në Policinë e Shtetit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kur duhet t’a kenë fëmijët telefonin e parë?
Shëndet

Kur duhet t’a kenë fëmijët telefonin e parë?

Nga Editor
30 Dhjetor, 2025
0

Në shkollat fillore anembanë botës ekziston një ndarje e heshtur: një pjesë e fëmijëve kanë tashmë smartphone, ndërsa pjesa tjetër...

Lexo të plotë
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Shtrëngimi i kushteve të kredisë drejton shqiptarët te të afërmit për marrje borxhi

22 Tetor, 2025
Vala e të nxehtit i kushtoi 700 milion euro Francës dhe Gjermanisë

Vala e të nxehtit i kushtoi 700 milion euro Francës dhe Gjermanisë

1 Korrik, 2026
Drejtori i Policisë. Skënder Hita: Siguria është “pasaporta” e Shqipërisë për turistët, asnjë ngjarje e rëndë kriminale ndaj tyre

Drejtori i Policisë. Skënder Hita: Siguria është “pasaporta” e Shqipërisë për turistët, asnjë ngjarje e rëndë kriminale ndaj tyre

15 Prill, 2026
Pesticide mbi normë, AKU bllokon pjeshkët dhe rrushin e importuar

Pesticide mbi normë, AKU bllokon pjeshkët dhe rrushin e importuar

24 Shtator, 2025

Të Fundit

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr