• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje

Editor Nga Editor
28 Gusht, 2026
në Aktualitet, Aviacion
A A
0
Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aeroporti i Stambollit vijon të mbajë vendin e parë në Europë për numrin e fluturimeve tregtare. Në shtatë muajt e parë të vitit 2026, nga aeroporti kryesor i Stambollit u realizuan 306,595 fluturime, sipas të dhënave të Eurostat, të mbështetura në statistikat e Eurocontrol dhe të përpunuara nga Monitor.

Pas Stambollit renditet aeroporti Charles de Gaulle në Paris me 273,728 fluturime, Heathroë në Londër me 271,870, Schiphol në Amsterdam me 271,418 dhe Madrid-Barajas me 255,607 fluturime.

Në dhjetëshen e parë hyjnë gjithashtu Frankfurti me 250,150 fluturime, Barcelona me 211,898, Roma Fiumicino me 185,519, Mynihu me 173,615 dhe Athina me 157,672 fluturime gjatë periudhës janar-korrik.

Të dhënat i referohen numrit të fluturimeve tregtare, jo numrit të pasagjerëve.

Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditjen europiane

Tirana International Airport regjistroi 44,972 fluturime në shtatë muajt e parë të vitit 2026, duke u renditur në vendin e 61-të në Europë.

Rritja gjatë viteve të fundit ka qenë e shpejtë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2022, Rinasi kishte vetëm 20,283 fluturime. Numri u rrit në 25,663 në 2023 dhe më pas në 38,587 në 2024. Në shtatëmujorin e vitit 2025 numri mbeti thuajse i pandryshuar, në 38,575, për t’u rritur sërish me 16.6% në 2026.

Krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2022, numri i fluturimeve në Rinas është rritur me rreth 122%, pra është më shumë se dyfishuar brenda katër vitesh.

Zgjerimi i aktivitetit e ka ngritur ndjeshëm aeroportin edhe në klasifikimin europian. Rinasi ishte rreth vendit të 97-të në vitin 2022, u ngjit në të 91-in në 2023 dhe në të 70-in në 2024. Pas një pozicioni pothuajse të pandryshuar në 2025, në shtatëmujorin e këtij viti ka avancuar në vendin e 61-të.

Tirana e dyta në Ballkanin Perëndimor, po i afrohet Beogradit

Në Ballkanin Perëndimor, aeroporti me numrin më të madh të fluturimeve mbetet Nikola Tesla i Beogradit, me 50,280 fluturime në shtatë muajt e parë të vitit. Tirana vjen menjëherë pas tij me 44,972 fluturime.

Megjithatë, diferenca mes dy aeroporteve është ngushtuar ndjeshëm. Në vitin 2022, Beogradi regjistronte 33,067 fluturime në shtatë muaj, kundrejt 20,283 të Tiranës. Deri në vitin 2026, fluturimet në Beograd janë rritur me rreth 52%, ndërsa në Tiranë me rreth 122%.

Në vitin 2022, Tirana kishte vetëm rreth 61% të numrit të fluturimeve të Beogradit. Në 2026, raporti ka arritur në afro 89%.

Rinasi ka kaluar ndërkohë edhe disa aeroporte të rëndësishme të rajonit. Aeroporti i Sofjes kishte 37,456 fluturime në shtatëmujorin 2026, Selaniku 34,685 dhe Zagrebi 27,571.

Më poshtë renditen Spliti me 16,535 fluturime, Shkupi me 14,405, Dubrovniku me 14,233, Sarajeva me 9,978 dhe Podgorica me 9,809. Për aeroportin e Prishtinës nuk ka të dhëna në databazën e përdorur të Eurostat.

Edhe ritmi i rritjes gjatë këtij viti është ndër më të lartët në rajon. Fluturimet në Tiranë u shtuan me 16.6% krahasuar me janar-korrikun 2025, ndërsa Podgorica u rrit me 15.8%, Shkupi me 8.7% dhe Beogradi me 3.5%. Në të njëjtën periudhë, Zagrebi shënoi rënie me 2.7% dhe Sarajeva me 4.5%. /Monitor

Etiketat: aeroporti nderkombetar i tiranes
Artikulli para

Miliona fëmijë po përballen çdo vit e më shumë me stres termik për shkak të ndryshimeve klimatike

Artikulli pas

A po i bën ngrohja globale El Nino-t më të fuqishëm?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn
Aktualitet

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri
Aviacion

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Aktualitet

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik
Aktualitet

Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik

28 Gusht, 2026
Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

27 Gusht, 2026
Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith
Aktualitet

Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith

27 Gusht, 2026
Artikulli pas
A po i bën ngrohja globale El Nino-t më të fuqishëm?

A po i bën ngrohja globale El Nino-t më të fuqishëm?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK shkallmon betonin e kokainës, “bosat” e goditur morën leje ndërtimi pafund
OP-ED

SPAK shkallmon betonin e kokainës, “bosat” e goditur morën leje ndërtimi pafund

Nga SkyWeb
12 Qershor, 2026
0

Ola Xama* Lajmi se SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Artur Shehun, Ilir Shtufin dhe Orest Sotën me dyshimin për...

Lexo të plotë
DRAFTI/ Kriteret e reja për Amnistinë Penale: Kush i shpëton burgut?

DRAFTI/ Kriteret e reja për Amnistinë Penale: Kush i shpëton burgut?

5 Shkurt, 2026
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Emigrantët shqiptarë dërgojnë rreth 1.4 miliard euro në vit te famijet e tyre, shtetet që mbajnë rekordin

26 Janar, 2026
Dilema, më mirë dushi në mëngjes apo në mbrëmje?

Dilema, më mirë dushi në mëngjes apo në mbrëmje?

7 Shkurt, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës, 13.7 milionë euro të tjera për aksin nga Shqiponja te nënkalimi i Limuthit

Autostrada Tiranë-Durrës, 13.7 milionë euro të tjera për aksin nga Shqiponja te nënkalimi i Limuthit

13 Maj, 2026

Të Fundit

Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

28 Gusht, 2026
70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr