A po ëndërroni që tani për udhëtimet tuaja në vitin 2027, por nuk jeni të sigurt se ku të shkoni? Të dhënat e reja kanë zbuluar destinacionet kryesore që pritet të jenë në trend vitin e ardhshëm dhe rezultatet janë interesante.
Në një artikull Euronews.com i referohet statistikave të Advantage Travel Partnership, një organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që bashkon biznese të pavarura të udhëtimit, Shqipëria është cilësuar si destinacioni që duhet vizituar në vitin 2027, falë plazheve të saj mahnitëse dhe raportit të mirë mes cilësisë dhe çmimit.
Më larg, të dhënat tregojnë se edhe Hong Kongu, Egjipti dhe Vietnami pritet të jenë ndër destinacionet më të kërkuara vitin e ardhshëm.
Gjetjet tregojnë gjithashtu se kalendari i pasur sportiv do të ketë një ndikim të rëndësishëm në udhëtimet gjatë vitit 2027. Kupa Ryder në Irlandë, Kupa e Botës për Femra e FIFA-s në Brazil dhe Kupa e Botës në Rugby për meshkuj në Australi pritet të nxisin ndjeshëm rezervimet. /skyweb.al
















