• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
0
SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Drejtues të lartë të Grupit SIGAL, të kryesuar nga CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, morën pjesë në Rendez-Vous de Septembre, një prej takimeve më të rëndësishme të industrisë globale të sigurimeve dhe risigurimeve në Botë.

Në këtë takim u zhvilluan kontakte me drejtuesit e kompanive më të mëdha të risigurimit dhe brokerimit në botë.

Nga 5 deri më 9 shtator 2026, Monte Karloja ishte qendra e tregut global të sigurimeve dhe risigurimeve, me zhvillimin e edicionit të 68-të të Rendez-Vous de Septembre (RVS).

Në këtëaktivitet ndërkombëtar morën pjesë rreth 3,700 profesionistë nga90 vende, mes tyre drejtues të kompanive të sigurimit dhe risigurimit, brokerë, menaxherë rreziku, këshilltarë financiarëdhe profesionistë të tjerë të industrisë.

Grupi i përfaqësuesve të lartë të SIGAL zhvilloi takime me përfaqësues të tregjeve më të mëdha ndërkombëtare të risigurimit dhe brokerimit.

Kapaciteti 1.5 miliardë euro

Gjatë takimeve në Monte Karlo, përfaqësuesit e SIGAL zhvilluan takime të drejtpërdrejta me me mbi njëzetë drejtues të kompanive më të mëdha ndërkombëtare të risigurimit, si dhe me brokerët më të mëdhenj globalë, përfshirë Aon dhe Marsh.

Një prej çështjeve kryesore të diskutuara ishte mundësia e krijimit të një skeme më të gjerë mbulimi për katastrofat natyrore në Shqipëri, duke përdorur përvojën dhe burimet e tregut ndërkombëtar të risigurimit.

Sipas diskutimeve paraprake, është vërejtur një hapësirë risigurimi prej rreth 1.5 miliardë eurosh për kompanitë lokale tësigurimit, për të cilën drejtuesit hynë në bisedime konkrete.

Për Shqipërinë do të thotë transferim i një pjesë të konsiderueshme të rrezikut të katastrofave natyrore në tregjetndërkombëtare.

Në këto takime u shtruan edhe kontakte përCYBER Risk Insurance, hapa të mëtejshëm në drejtim të garancive për projektet e mëdha ndërtimore, si edhe përprodukte të tjera që funksionojnë në tregjet botërore e që, SIGAL, falë bashkëpunimit prestigjioz me gjigantët botororë tërisigurimit mund t’ia sjellë si novacion tregjeve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, produkte që krijojnëmundësi praktike për të gjithë klientët dhe që janë të arritshme prej tyre.

Mesazhi që vjen nga takimet e Monte Karlos është se kompanitë shqiptare të sigurimit mund të përdorin kapacitetet e risiguruesve ndërkombëtarë për të ofruar produkte të dedikuara për tërmetet, përmbytjet dhe katastrofa të tjera natyrore, duke bërë të mundur që rreziku të mos përballohet vetëm nga bilancete kompanive vendase.

Edhe bujqësia mund të mbulohet

Risiguruesit ndërkombëtarë kanë shprehur gatishmëri për të ofruar kapacitete edhe për sektorin e sigurimit të agro-kulturës, duke krijuar mundësi për mbulimin e fermerëve dhe aktivitetevebujqësore ndaj rreziqeve të ndryshme, përfshirë dëmet e shkaktuara nga fenomene ekstreme natyrore.

Kjo do të mund të krijonte një mekanizëm më të qëndrueshëmpër mbrojtjen e sektorit bujqësor, veçanërisht në kushtet e rritjessë ekspozimit ndaj rreziqeve klimatike.

Nga Monte Karlo te Shqipëria

Pjesëmarrja e drejtuesve të Grupit SIGAL në këtë forum ndërkombëtar synon të sjellë në Shqipëri jo vetëm kontaktet dhepërvojën e më të mëdhenjve të tregut global, por edhe mundësikonkrete për forcimin e mbrojtjes financiare ndaj katastrofave. Risigurimi është një nga garancitë kryesore të stabilitetit dhe aftësisë paguese të një kompanie sigurimi, veçanërisht në një treg të ekspozuar ndaj katastrofave si Shqipëria.

Vetëm gjatë vitit 2025, SIGAL IG u pagoi mbi 15.1 milionë euro risiguruesve ndërkombëtarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, si një investim në kapacitetin financiar, nëekspertizën dhe në sigurinë që qëndron pas çdo police sigurimitë garantuar në drejtim të përmbushjes së detyrimeve ndajklientëve edhe për situatat më të vështira./skyweb.al

Artikulli para

Kriza e strehimit, Komisioni Europian vendos rregulla të reja mbi qiratë

Artikulli pas

Lajmi i mirë, Rama: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës
Ekonomi

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë
Ekonomi

Financim gjerman në energji, Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri

11 Shtator, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Aktualitet

Nafta prek 110 dollarë, tregjet në alarm për furnizimet

11 Shtator, 2026
Kompania Kappa Oil përfaqëson Shqipërinë në panairin gjigant Automechanika Frankfurt 2026
Ekonomi

Kompania Kappa Oil përfaqëson Shqipërinë në panairin gjigant Automechanika Frankfurt 2026

10 Shtator, 2026
Formula e re që po fikson të rinjtë për kursimet e pensionit
Ekonomi

Formula e re që po fikson të rinjtë për kursimet e pensionit

10 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri pas rritjes galopante të pagave
Ekonomi

Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri pas rritjes galopante të pagave

10 Shtator, 2026
Artikulli pas
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

Lajmi i mirë, Rama: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kompania e djalit të Çim Beshirit, Fabio Beshiri u fsheh nga policia për vdekjen e elektricistit 65-vjeçar në Paskuqan
Aktualitet

Kompania e djalit të Çim Beshirit, Fabio Beshiri u fsheh nga policia për vdekjen e elektricistit 65-vjeçar në Paskuqan

Nga SkyWeb
15 Dhjetor, 2025
0

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike e ndodhur në Paskuqan, ku humbi jetën Halil Picari, 65 vjeç, i...

Lexo të plotë
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

26 Mars, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

5 Maj, 2026
Viva Fresh hyn në tregun shqiptar, finalizohet shitja e SPAR Albania

Viva Fresh hyn në tregun shqiptar, finalizohet shitja e SPAR Albania

7 Gusht, 2025
United Airlines instalon internetin e shpejtë me Starlink në fluturimet Boeing 737-800

United Airlines instalon internetin e shpejtë me Starlink në fluturimet Boeing 737-800

26 Shtator, 2025

Të Fundit

Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

11 Shtator, 2026
Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

11 Shtator, 2026
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr