Dollari amerikan e ka mbyllur javën në rënie, duke regjistruar një ulje të kuotës krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit të këmbimit në tregun e brendshëm, këtë të premte dollari është blerë me 79.3 lekë dhe është shitur me 80.3 lekë.
Edhe monedha europiane ka shënuar rënie në fund të javës. Krahasuar me një ditë më parë, euro është blerë sot me 91.3 lekë dhe është shitur me 92 lekë.
Në të njëjtën linjë është luhatur edhe franga zvicerane, e cila ka regjistruar një ulje të kuotës ditën e sotme. Në tregun e brendshëm valutor, franga është blerë me 96.2 lekë dhe është shitur me 97.2 lekë.
Ndërkohë, paundi britanik ka shfaqur luhatje gjatë mëngjesit të kësaj të premteje, duke e mbyllur javën në një situatë të paqëndrueshme. Paundi është blerë sot me 106.1 lekë dhe është shitur me 107.1 lekë, krahasuar me kuotat e një dite më parë.















