• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 24 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Rastet e helmimit të turistëve të huaj në Shqipëri shqetësojnë agjencitë turistike polake

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Shtator, 2026
në Kryesore, Turizëm
A A
0
Rastet e helmimit të turistëve të huaj në Shqipëri shqetësojnë agjencitë turistike polake
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rritja e fortë e numrit të turistëve të huaj po e vendos Shqipërinë përballë një sfide tjetër, garantimit të standardeve higjieno-sanitare dhe të sigurisë ushqimore në strukturat hoteliere.

Në total, nga janari deri në korrik 2026, në Shqipëri janë regjistruar 7.014.168 hyrje të shtetasve të huaj, me një rritje prej 6,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, vetëm gjatë qershorit dhe korrikut 2026, sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri u regjistruan 146.099 hyrje të shtetasve polakë. Prej tyre, 64.719 u regjistruan në qershor dhe 81.380 në korrik. Të dhënat për gushtin nuk janë publikuar ende, por si muaji kulmor i sezonit pritet ta rrisë ndjeshëm numrin e turistëve polakë që kanë vizituar Shqipërinë gjatë verës.

Ky fluks rekord kërkon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës pritëse, por edhe rritjen e standardeve të shërbimit, pastërtisë dhe sigurisë ushqimore.

Kjo pasi nuk kanë munguar rastet kur grupe të organizuara turistësh të huaj kanë shfaqur probleme shëndetësore, të dyshuara si pasojë e helmimeve ushqimore në struktura të caktuara hoteliere.

Skyweb.al ka mësuar se disa raste që kanë përfshirë turistë polakë janë përcjellë me shqetësim nga agjencitë turistike në Poloni. Turistët polakë zgjedhin kryesisht zonën Durrës–Golem dhe një pjesë e madhe e tyre mbërrijnë përmes paketave të organizuara.

Redaksia është vënë në dijeni për korrespondenca mes agjencive polake dhe disa njësive hoteliere në Golem, në të cilat janë ngritur shqetësime për kushtet higjieno-sanitare pas rasteve të dyshuara të helmimit të turistëve.

Informacionet e deritanishme nuk mjaftojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për raste sporadike apo për një shqetësim më të gjerë. Për këtë arsye, Skyweb.al ka kontaktuar disa prej agjencive turistike polake për të kuptuar panoramën e plotë të situatës.

Më herët, Skyweb.al raportoi për një kontroll të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Premium Beach Resort në Golem, pasi një grup turistësh të huaj kishte shfaqur simptoma të dyshuara helmimi.

Sipas rezultateve laboratorike të AKU-së, te4 mësuara më pas, në mostrën e djathit të marrë nga restoranti i hotelit ishte konstatuar prania e bakterit Escherichia coli.

Sfida për turizmin shqiptar nuk është më vetëm rritja e numrit të vizitorëve, por garantimi i standardeve që i bëjnë ata të ndihen të sigurt dhe të zgjedhin përsëri Shqipërinë, ndërsa redaksia do të ndjekë më vëmendje zhvillimin e situatave të ngjashme, edhe pse sezoni tashmë është mbyllur.  /skyweb.al

 

Etiketat: helmimituristetturizmi
Artikulli para

Si iu vunë në dispozicion Ergys Agasit të dhënat nga telefonat e zbërthyer

Artikulli pas

Ndërtimi zhytet në borxhe, një e treta e ndërmarrjeve kanë hua më të madhe se kapitali

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Begaj thërret në takim ministrin e Brendshëm, kreun e Policisë dhe drejtuesin e SHISH-it

24 Shtator, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

24 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!
Ekonomi

Gratë shqiptare janë më të arsimuara se burrat, por paguhen më pak

24 Shtator, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

LIGJI/ Sherret për apartamentet, objekti legalizohet pa pronar të përcaktuar, gjykata vendos më vonë kujt i takon

24 Shtator, 2026
Shteti paralel i Ergys Agasit
Aktualitet

Shteti paralel i Ergys Agasit

23 Shtator, 2026
Euronews Travel: Si u kthye Shqipëria në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë
Turizëm

Euronews Travel: Si u kthye Shqipëria në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

23 Shtator, 2026
Artikulli pas
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

Ndërtimi zhytet në borxhe, një e treta e ndërmarrjeve kanë hua më të madhe se kapitali

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Thriller me tenderin e Inteligjencës Artificiale në Kuvend, shpallet fituesi por pritet tjetër anulim?
Ekonomi

Thriller me tenderin e Inteligjencës Artificiale në Kuvend, shpallet fituesi por pritet tjetër anulim?

Nga SkyWeb
26 Qershor, 2025
0

Pas një serie anulimesh, shtyrjesh dhe kontestimesh që përfshinë tenderin për transkriptimin me inteligjencë artificiale të seancave parlamentare dhe mbledhjeve...

Lexo të plotë
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

Energjia diellore u rrit me 50%, rritet pesha e energjisë së prodhuar nga fotovoltaikët

10 Korrik, 2026
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

FMN kundërshton paqen fiskale: Rrezikon disiplinën tatimore dhe stabilitetin fiskal

20 Nëntor, 2025
Air Albania nis anulimin e fluturimeve, thellohet kriza pasi turqit nxorrën aksionet në shitje

Air Albania nis anulimin e fluturimeve, thellohet kriza pasi turqit nxorrën aksionet në shitje

21 Nëntor, 2025
“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

3 Mars, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Begaj thërret në takim ministrin e Brendshëm, kreun e Policisë dhe drejtuesin e SHISH-it

24 Shtator, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

Prona mund të përdoret si kolateral edhe pa provë nga regjistri publik, çfarë parashikon ligji i ri

24 Shtator, 2026
Italia rikthehet tek energjia bërthamore pas katër dekadash, reaktorët e parë synohen më 2035

Italia rikthehet tek energjia bërthamore pas katër dekadash, reaktorët e parë synohen më 2035

24 Shtator, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

24 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr