• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 14 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Analiza e Google Trends, Shqipëria në krye të kërkimeve për udhëtime në rajon

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Gusht, 2025
në Turizëm
A A
0
Analiza e Google Trends, Shqipëria në krye të kërkimeve për udhëtime në rajon
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në perceptimin global si destinacion turistik. Nga një vend pak i njohur në hartën turistike të Europës, Shqipëria është shndërruar në një emër gjithnjë e më të përmendur në mediat ndërkombëtare dhe një objekt kërkimi gjithnjë e më të popullarizuar në platformat globale si Google. Ky ndryshim nuk është rastësor, por rezultat i një kombinimi faktorësh që përfshijnë bukuritë natyrore të ruajtura, mikpritjen, çmimet konkurruese dhe një prani gjithnjë e më aktive në rrjetet sociale dhe marketingun dixhital.

Shqipëria është përmendur në mënyrë të përsëritur në mediat më të njohura ndërkombëtare dhe më gjerë. Artikujt e këtyre mediave kanë theksuar veçanërisht plazhet e virgjëra të Rivierës Shqiptare, trashëgiminë historike dhe kulturore të zonave si Gjirokastra dhe Berati, bukuritë natyrore të Alpeve të Veriut, si dhe eksperiencën autentike shqiptare të ushqimit dhe mikpritjes. Veçanërisht pas pandemisë COVID-19, Shqipëria është pozicionuar si një alternativë e sigurt dhe më pak e mbipopulluar në krahasim me destinacionet e zakonshme të Mesdheut.

Përmendjet në lista si “destinacionet më të mira për t’u vizituar”, “ndër vendet më të lira” apo “perlë e fshehur e Europës”, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e interesit ndërkombëtar dhe në një imazh të ri të vendit. Shqipëria është përshkruar gjithnjë e më shumë si një vend “autentik”, “i paprekur”, dhe “me potencial të jashtëzakonshëm turistik”.

Një tjetër tregues i rëndësishëm i këtij suksesi është rritja e ndjeshme e kërkimeve për Shqipërinë në Google, sidomos gjatë sezoneve turistike. Termat si “Albania beaches”, “Albania travel”, “Riviera Albanese” apo “Albania hiking” janë rritur ndjeshëm nga vende si Italia, Gjermania, Polonia, Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Rritja më e lartë vihet re gjatë muajve prill–shtator, duke reflektuar interesin për planifikimin e pushimeve verore, por së fundmi vërehet edhe një zgjerim i interesit për turizëm jashtë sezonit, siç është ecja në male apo turizmi i trashëgimisë kulturore.

Për më tepër, fjalë kyçe që lidhen me qytete specifike si “Saranda”, “Ksamil”, “Shkodër”, “Valbona” dhe “Theth” tregojnë një njohje në rritje të destinacioneve të ndryshme, duke dëshmuar diversifikimin e profilit turistik të Shqipërisë.

Një rol të veçantë në këtë sukses luan edhe përhapja organike në rrjetet sociale, ku udhëtarë, influencues dhe blogerë ndërkombëtarë ndajnë eksperiencat e tyre në Shqipëri, shpesh duke e quajtur një “sekret që nuk do të zgjasë shumë”. Kjo prani në rrjet ka ndihmuar në përforcimin e tendencës së kërkimeve në Google dhe në rritjen e imazhit pozitiv të Shqipërisë në nivel global.

Pra, “shpërthimi” i turizmit këto dy vitet e fundit është vënë re si me perceptim të kujtdo, ashtu edhe nëpërmjet shifrave publike të hyrje-daljeve të shtetasve të huaj, apo edhe artikujve të mediave të huaja prestigjioze e jo vetëm.

“Scan Intel” i ka raportuar vazhdimisht këto shifra, por kësaj radhe do të ndalet në një këndvështrim tjetër, atë se sa është kërkuar Shqipëria në rrjet dhe krahasimi me vendet e tjera të rajonit, për muajt Maj-Korrik të vitit 2025.

Një analizë e fundit e Google Trends për 90 ditët e fundit zbulon një panoramë inkurajuese për industrinë e turizmit në Shqipëri. Grafiku i kërkimeve për termin “Travel” (udhëtime), i cili është i disponueshëm për t’u parë në nivel global, tregon se interesi për Shqipërinë si destinacion turistik është më i lartë se për vendet e tjera të rajonit.

Të dhënat konfirmojnë se interesi për të udhëtuar në Shqipëri është më i lartë në vendin tonë , por një vështrim më i thellë tek seksioni “Compared breakdown by region” tregon se interesi i lartë nuk vjen vetëm nga Shqipëria. Shqipëria renditet e para në listë, e ndjekur nga Maroku, Italia dhe Portugalia. Kjo dëshmon se vizitorët potencialë nga këto vende tregojnë një interes të lartë për Shqipërinë si destinacion.

Nëse fokusohemi tek interesi i kërkimit, i maur në një shkallë relative nga 1 deri në 100, ku 100 përfaqëson vlerësimin maksimal, shohim se Shqipëria vlerësohet me 66 pikë. Interesi global për Malin e Zi vlerësohet me 61 pikë, më ulët se Shqipëria.

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/  Analiza e Google

Kjo pasqyrë, në kundërshtim me një analizë të kufizuar rajonale, shërben si një tregues i fortë i fuqisë të markës turistike shqiptare në nivel ndërkombëtar. Interesi i lartë nga vende si Italia dhe Portugalia, të cilat janë vetë destinacione turistike të njohura, tregon se Shqipëria po pozicionohet me sukses si një alternativë tërheqëse dhe unike.

Nga ana tjetër, të dhënat për vendet e tjera të Ballkanit si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina tregojnë një interes më të ulët. Kjo mund të tregojë se ndërkombëtarisht, këto vende mund të mos jenë në qendër të vëmendjes së kërkimeve për udhëtime në të njëjtën masë.

Një vështrim i thellë i të dhënave të Google Trends, veçanërisht në kërkimet e lidhura për termin “Travel”, zbulon një trend inkurajues dhe mjaft specifik për Shqipërinë si destinacion turistik. Kërkimet me rritjen më të shpejtë në nivel global tregojnë një interes të theksuar për udhëtime të shpejta dhe për destinacionet natyrore të vendit.

Në krye të listës së kërkimeve në rritje qëndron termi “last minute albanie” me një rritje prej 700%. Kjo shifër, e ndjekur nga “albania last minute” me 300%, tregon qartë se Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një destinacion ideal për pushime të planifikuara në çast.

Një tjetër gjetje e rëndësishme vjen nga kërkimi “green coast albania” me një rritje prej 250%. Kjo dëshmon një interes të theksuar të publikut ndërkombëtar për bregdetin shqiptar.

Kërkimet në gjuhën e huaj, si “afbudsrejser” (një term danez që do të thotë “udhëtime të anuluara”) dhe “arnavutluk ksamil otelleri” (turqisht, që do të thotë “hotele në Ksamil të Shqipërisë”), konfirmojnë se interesi për vendin po vjen nga një gamë e gjerë tregjesh ndërkombëtare. Kjo thekson diversitetin e turistëve dhe potencialin për tërheqjen e vizitorëve nga Danimarka, Turqia, dhe vende të tjera.

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/  Analiza e Google   “Shpërthimi” i Shqipërisë online/  Analiza e Google

/tvscan

Artikulli para

DOGANA/ Sa alkool, cigare dhe kafe lejohet të futen nga udhëtarët që hyjnë në Shqipëri

Artikulli pas

Sërish protesta në Vlorë, kërkohet largimi i TEC-eve lundruese

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga kaosi te perfeksioni, pse Changi mbetet aeroporti numër një në botë
Aviacion

Nga kaosi te perfeksioni, pse Changi mbetet aeroporti numër një në botë

14 Maj, 2026
“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime
Turizëm

“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime

12 Maj, 2026
STUDIMI/ Pse klientët e restoranteve lenë më pak bakshishe në fundjavë
Kryesore

STUDIMI/ Pse klientët e restoranteve lenë më pak bakshishe në fundjavë

12 Maj, 2026
Ndihmë! Si fiken dritat e kësaj dhome?
Turizëm

Ndihmë! Si fiken dritat e kësaj dhome?

12 Maj, 2026
Kroçiera “MS Oosterdam” me 1867 turistë viziton Sarandën
Turizëm

Kroçiera “MS Oosterdam” me 1867 turistë viziton Sarandën

11 Maj, 2026
Të gjithë shezlonget ishin zënë, turisti gjerman fiton gjyqin me hotelin luksoz në Greqi
Kryesore

Të gjithë shezlonget ishin zënë, turisti gjerman fiton gjyqin me hotelin luksoz në Greqi

11 Maj, 2026
Artikulli pas
Sërish protesta në Vlorë, kërkohet largimi i TEC-eve lundruese

Sërish protesta në Vlorë, kërkohet largimi i TEC-eve lundruese

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për metalet e rralla
Ekonomi

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për metalet e rralla

Nga Editor
26 Tetor, 2025
0

Shtetet e Bashkuara dhe Kina po afrohen drejt një marrëveshjeje të re tregtare që përqendrohet te eksportet e metaleve të...

Lexo të plotë
Partnerë dhe rivalë, vizita e Merz sinjalizon kurs të ri ndaj Kinës

Partnerë dhe rivalë, vizita e Merz sinjalizon kurs të ri ndaj Kinës

20 Shkurt, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbulojnë kostot për 20  mijë turistët e bllokuar në vend

Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbulojnë kostot për 20 mijë turistët e bllokuar në vend

2 Mars, 2026
Daljet e reja në pension, si do të bëhet përllogaritja me koeficientët e rinj

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

7 Qershor, 2025
Banka Botërore: Në Shqipëri, talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

Banka Botërore: Në Shqipëri, talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

10 Mars, 2026

Të Fundit

Euro mbetet i qëndrueshëm, si nis java për dollarin dhe valutat e tjera

Euro vijon ne nivelet me të ulëta, si paraqiten valutat e tjera në treg

14 Maj, 2026
Shqiptarët “dembelë”, OECD: Produktiviteti i bizneseve shqiptare sa 23-29% e BE-së

Shqiptarët “dembelë”, OECD: Produktiviteti i bizneseve shqiptare sa 23-29% e BE-së

14 Maj, 2026
Sofistikohen praktikat e pastrimit të parave në Shqipëri, krimi bëhet më zgjuar, po ashtu edhe institucionet

Sofistikohen praktikat e pastrimit të parave në Shqipëri, krimi bëhet më zgjuar, po ashtu edhe institucionet

14 Maj, 2026
Shqetësim në Greqi, pas largimit të RyanAir, frike se edhe FedEx po ikën nga Selaniku

Shqetësim në Greqi, pas largimit të RyanAir, frike se edhe FedEx po ikën nga Selaniku

14 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr