Nëse keni parë nga dritarja e avionit numra të mëdhenj si 09, 18 apo 27 të shkruar mbi pistë, ata kanë një kuptim të saktë: i Tregojnë pilotit drejtimin magnetik të pistës.
Numri përcaktohet duke rrumbullakosur këndin e drejtimit në dhjetëshen më të afërt dhe duke e pjesëtuar me 10. Për shembull, një pistë me drejtim 183 gradë merr numrin 18. Ky sistem u shërben pilotëve për të identifikuar drejtimin e ngritjes ose uljes.

Për ta kuptuar më thjesht, numri 09 tregon drejtimin afërsisht nga lindja, 18 nga jugu, 27 nga perëndimi dhe 36 nga veriu.
E njëjta pistë ka dy numra të ndryshëm, sipas anës nga e cila afrohet avioni. Kjo ndodh sepse dy drejtimet janë 180 gradë përballë njëri-tjetrit. Kështu, një pistë e shënuar 09 në njërin skaj ka numrin 27 në skajin tjetër; ndërsa një pistë 18 ka përballë numrin 36.
Në aeroportet me pista paralele, numrave u shtohen edhe shkronjat L, C ose R. Ato vijnë nga anglishtja dhe tregojnë pistën majtas, në qendër ose djathtas, parë nga drejtimi i afrimit të avionit. Për shembull, 18L dhe 18R dallojnë dy pista paralele me të njëjtin orientim./skyweb.al
















