• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 12 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

SIGURIMET/ Rriten primet për frymë, kryeson Tirana me 200 euro

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
SIGURIMET/ Rriten primet për frymë, kryeson Tirana me 200 euro
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tirana ka paguar ndjeshëm më shumë për sigurimin e jetës, pronës dhe automjeteve gjatë vitit 2024, duke konfirmuar rolin dominues në tregun vendas të sigurimeve.

Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëjnë të ditur se 62.1% e totalit të primeve të shkruara bruto janë përqendruar në kryeqytet, ndërsa Durrësi renditet i dyti me 7.2%, e pasuar nga Korça me 5.2% të totalit.

Qarku Kukësit paraqet vetëm 0.9% të primeve të shkruara bruto, ndërsa Dibra dhe Gjirokastra mbeten në nivele minimale përkatësisht me 1.7% dhe 1.8%, duke reflektuar një aktivitet të kufizuar të sigurimeve në këto zona.

Sipas AMF-së, ky përqendrim i lartë në Tiranë shpjegohet me faktin se pjesa më e madhe e popullsisë, biznesit dhe aktivitetit të kreditimit është e fokusuar në kryeqytet.

Po ashtu, degët dhe zyrat e kompanive operuese në treg janë të pozicionuara kryesisht në Tiranë, duke i dhënë akses më të lehtë qytetarëve për lidhjen e kontratave të sigurimit.

Një tjetër faktor është sasia e lartë e kredive hipotekore, ku bankat kërkojnë detyrimisht polica sigurimi prone dhe jete, kryesisht në Tiranë.

Megjithatë, krahasuar me vitin 2023, shumica e qarqeve kanë shënuar rënie të primeve të shkruara bruto, ndërsa rritje edhe pse të lehtë, kanë regjistruar vetëm Fierit, Dibrës, Lezhës dhe Shkodrës.

Rritet primi për frymë

Në nivel kombëtar, primi për frymë u rrit me 8.8%, duke arritur në 10,364 lekë/frymë më 2024, nga 9,526 lekë/frymë që ishte një vit më parë.

  • Tirana kryeson bindshëm me 20,011 lekë për frymë,

  • Ndiqet nga Durrësi me 7,885 lekë/frymë,

  • Dhe Vlora me 7,819 lekë/frymë.

Në fund të tabelës qëndrojnë Kukësi dhe Berati, si qarku me vlerat më të ulëta të këtij treguesi.

Për sa u takon dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit, Tirana përthith 67.94% të totalit, ndërsa Durrësi zë vendin e dytë me 10.10%. Qarqet e tjera ndjekin me përqindje dukshëm më të ulëta./skyweb.al

Etiketat: motorikemtplonlinepronatsigurimet
Artikulli para

Luftë e hapur për tenderin 9.1 mln euro të RTSH, Renis Tërshana e ankimon në KPP vendimin e anulimit

Artikulli pas

Bumi i kredive, bankat e huaja të kënaqura me fitimet e filialeve në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West
Aktualitet

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

12 Korrik, 2026
Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt
Ekonomi

Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt

12 Korrik, 2026
Anija e parë me gaz të lëngshëm kalon Ngushticën e Hormuzit
Ekonomi

Irani mbyll Hormuzin pas sulmeve amerikane, pritet shtrenjtim i naftës

12 Korrik, 2026
A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit
Aviacion

A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit

11 Korrik, 2026
BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare, pritet shtrenjtim i biletave
Aviacion

BE detyron kompanitë ajrore të mos ndajnë fëmijët nën 14 nga prindërit, kushte dhe për fluturimet që vonohen

11 Korrik, 2026
Çmimet kapin majat, Konkurrenca zbarkon në supermarkete
Ekonomi

Çmimet kapin majat, Konkurrenca zbarkon në supermarkete

11 Korrik, 2026
Artikulli pas
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Bumi i kredive, bankat e huaja të kënaqura me fitimet e filialeve në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Legjenda F-16, 50 vjet në qiell dhe ende i pazëvendësueshëm
Aviacion

Legjenda F-16, 50 vjet në qiell dhe ende i pazëvendësueshëm

Nga SkyWeb
23 Prill, 2026
0

Kanë kaluar gati 50 vjet që kur avioni luftarak F-16 Fighting Falcon u ngrit për herë të parë në ajër,...

Lexo të plotë
Tesla shton taksitë pa shofer në rrugët e SHBA

Tesla shton taksitë pa shofer në rrugët e SHBA

3 Korrik, 2026
Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

27 Shkurt, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

23 Mars, 2026
Përmbytja e ujit dhe ajo e ndërgjegjes

Përmbytja e ujit dhe ajo e ndërgjegjes

7 Janar, 2026

Të Fundit

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

12 Korrik, 2026
“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

12 Korrik, 2026
Hëngri 720 vezë në një muaj, rezultati me kolesterolin habiti edhe vetë studiuesin

Hëngri 720 vezë në një muaj, rezultati me kolesterolin habiti edhe vetë studiuesin

12 Korrik, 2026
Transplantet e mushkërive mund të shpëtojnë pacientë me kancer në fazë terminale

Transplantet e mushkërive mund të shpëtojnë pacientë me kancer në fazë terminale

12 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr