• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Profesionet e Lira kundër referencave të reja të pronave: Fryrje artificiale çmimesh dhe pastrim parash

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Gusht, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aleanca e Profesionistëve të Lirë, i ka dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Financave, përmes së cilës shpreh shqetësimin se projektvendimi për përcaktimin e çmimeve të reja të referencës për shitblerjen e apartamenteve në rrethe, nuk përputhet me realitetin e tregut të pasurive të paluajtshme dhe rrezikon të sjellë deformime serioze në çmimet mesatare të banesave.

HARTAT/ Dalin çmimet e referencës për çdo bashki në vend, sa kushtojnë apartamentet

Sipas APL, drafti aktual mbështetet në një metodologji jo transparente dhe vendos një vlerë minimale nën të cilën transaksionet nuk do të njihen, duke penguar reflektimin e rasteve kur çmimet e apartamenteve pësojnë ulje reale në treg.

Në këto kushte, Profesionistët paralajmërojnë se politikat e tilla jo vetëm nuk pasqyrojnë tendencën e tregut, por përkundrazi, nxisin rritjen artificiale të çmimeve të shitjes së apartamenteve në të gjithë vendin.

Në letrën drejtuar ministrit të Financave theksohet se projektvendimi nuk garanton filtrimin e transaksioneve të fryra apo të lidhura me veprimtari të dyshimta, si pastrimi i parave, të cilat mund të shtrembërojnë më tej çmimet mesatare të tregut. Sipas APL, përdorimi i projekteve të ardhshme të zhvillimit urban si indikatorë për rritjen e çmimeve referuese, pa u bazuar në të dhëna reale të tregut të sotëm, përbën një tjetër rrezik për deformimin e tregut.

Një tjetër problematikë e ngritur lidhet me përfshirjen e ndërtimeve pa leje ose në proces legalizimi në bazën e vlerësimit fiskal, çka sipas profesionistëve krijon precedent të rrezikshëm dhe cenon përpjekjet për formalizimin e sektorit të ndërtimit. APL thekson se metodologjia aktuale e propozuar i hap rrugë arbitraritetit administrativ dhe rrezikon të përfundojë si një instrument për rritjen e të ardhurave fiskale, dhe jo si një mekanizëm për pasqyrimin real të ofertës dhe kërkesës në tregun e banesave.

Në reagimin e saj, Aleanca rikujton se i është drejtuar më herët ministrit të Financave me kërkesën që banesa e parë e qytetarëve të përjashtohet nga taksa e ndërtesës, pasi ndryshime të tilla ndikojnë drejtpërdrejt shtresat e mesme dhe familjet që zotërojnë vetëm një pronë për banim.

APL kërkon rishikimin e thelluar të projektvendimit dhe vendosjen e kritereve objektive, të matshme dhe të verifikueshme, për të garantuar transparencë, siguri juridike dhe neutralitet fiskal, në mënyrë që tregu i banesave të mos jetë viktimë e ndërhyrjeve administrative që çojnë në rritje të kërkesave tatimore dhe deformim të çmimeve. /skyweb.al 

Etiketat: apartamentetcmimetlista
Artikulli para

Pensione të ulta dhe kosto e lartë jetese, moshat e treta detyrohen të punojnë edhe pas daljes në pension

Artikulli pas

Sardenja jo si të tjerat, miratohen tavanët e çmimeve të biletave drejt Romës dhe Milanos, si funksionon për të huajt

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sardenja jo si të tjerat, miratohen tavanët e çmimeve të biletave drejt Romës dhe Milanos, si funksionon për të huajt

Sardenja jo si të tjerat, miratohen tavanët e çmimeve të biletave drejt Romës dhe Milanos, si funksionon për të huajt

Të Përzgjedhura

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë
Shëndet

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë

Nga Editor
26 Dhjetor, 2025
0

Një lloj tepër i rrallë kanceri po shfaqet gjithnjë e më shpesh tek gjeneratat e reja, duke u kthyer në...

Lexo të plotë
Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Ndërtesa ka probleme serioze, por do të ruhet identiteti

Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Ndërtesa ka probleme serioze, por do të ruhet identiteti

2 Qershor, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

3 Shtator, 2026
Media izraelite “Ynet news” rekomandon Shqipërinë për pushime kundrejt destinacioneve më të njohura

Media izraelite “Ynet news” rekomandon Shqipërinë për pushime kundrejt destinacioneve më të njohura

29 Dhjetor, 2025
Avokati shpjegon simbolin e Ilir Metës në gjyq

Ilir Meta bën kërkesën e pazakontë ndaj GJKKO-së

3 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr