• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 12 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Një këngë, një Evropë: mesazh frymëzues për sot dhe nesër

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Një këngë, një Evropë: mesazh frymëzues për sot dhe nesër
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian — që përfshin Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Republikën Çeke, Francën, Gjermaninë, Kosovën, Malin e Zi, Holandën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Slloveninë — fuqitë krijuese nga e gjithë Evropa bashkuan forcat në iniciativën kulturore dhe të komunikimit “Një këngë, Një Evropë” të WeBalkans.

Në një përzierje traditash, talentesh dhe idesh me instrumente tradicionale, klasike dhe të rralla, 12 muzikantë riimagjinuan Odën e Gëzimit në Filarmoninë e Shkupit. Më shumë sesa një shfaqje e rëndomtë, ata arritën të krijojnë një stori që na kujton të rëndësishmen: unitetin, solidaritetin dhe paqen. Një stori e treguar në gjuhën universale të muzikës.

“Kur ​​flasim për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, mund të them se nuk bëhet fjalë për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor – por për mua, është thjesht Evropa. Dallimet tona nuk kanë rëndësi, sepse muzika është gjithmonë një hap përpara në bashkimin tonë”, tha Gent Rushi, pianist dhe fizarmonist nga Shqipëria.

Pikërisht për këtë arsye, WeBalkans, iniciativë e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (DG ENEST), krijoi “Një këngë, Një Evropë”. Projekti tregon se si kultura dhe arti vazhdojnë të jenë mjetet më të fuqishme për të nxitur ndryshimin, shpesh më afër publikut sesa debatet akademike ose analizat politike.

Për Antonija Batiniq nga Bosnja dhe Hercegovina, soliste vokale, muzika është gjuhë universale e cila tejkalon fjalët. “Gjuha ka rëndësi, por shprehjet dhe fuqia e muzikës flasin më shumë se çfarëdo teksti kënge. Kolegu i saj Marvin Dillmann nga Gjermania shtoi: “Ne vërtet jemi të ndryshëm, por gjithashtu jemi të lidhur dhe i shijojmë ato ndryshime, kurse muzika na jep këtë mundësi”.

Breza me radhë, popullata në të gjithë BE-në dhe Ballkanin Perëndimor janë rritur duke dëgjuar të njëjtat këngë, duke ndarë të njëjtat tradita dhe duke çmuar të njëjtat vlera. “Kjo iniciativë është provë se kultura vazhdon të shërbejë si urë lidhëse – midis brezave, vendeve dhe aspiratave”, tha Dino Shukalo, producent muzikor.

Performanca në Shkup nuk kishte të bënte vetëm me ripërfytyrimin e Odës së Gëzimit me një aranzhim të ri, duke përzier instrumentet tradicionale me ato bashkëkohore. Driton Bejta, instrumentalist i çiftelisë nga Kosova, tha se qëllimi i saj ishte të dërgonte një mesazh: se së bashku, mund të nderojmë vlerat universale, të respektojmë llojllojshmërinë dhe të ndërtojmë një të ardhme paqeje, progresi dhe prosperiteti të përbashkët.

“Bashkuam kultura dhe ide të ndryshme, duke riorganizuar diçka aq klasike dhe tradicionale sa Betoveni me muzikën dhe etno stilet. Mesazhi është i qartë: të bashkohemi, të harrojmë kufijtë, të luajmë së bashku, të argëtohemi dhe mos të përçahemi, por të përplasemi – me kreativitet dhe gëzim”, tha violinistja dhe vokalistja sllovene Ana Mezgec kursebateristja franceze Delphine Aurélie Langhoff shtoi: “Edhe pse nuk jemi të gjithë njësoj, pasi vijmë nga kultura të ndryshme, muzika është ajo e cila na tregon se jemi të ngjashëm dhe të qenit bashkë na ngre moralin.”

“Një këngë, Një Evropë” gjithashtu shfaq rolin e BE-së në mbështetjen e kulturës dhe ndërtimin e një hapësire të përbashkët kulturore. BE-ja investon në art, në bashkëpunimin ndërkufitar, në bashkimin e njerëzve për të kapërcyer përçarjet. Këto përpjekje tregojnë se Evropa është një hapësirë e përbashkët, ku BE-ja dhe Ballkani Perëndimor ndajnë të njëjtat vlera, duke u përpjekur për progres dhe jetë më të mirë për të gjithë. Ky mesazh gjeti jehonë edhe tek muzikantët.

Flautistja malazeze, Zhana Lekiq, beson se aranzhimi i ri i Odës së Gëzimit mbart mesazh artistik por po ashtu edhe politik. “Mund të ecim përpara vetëm nëse jemi bashkë – të lirë nga barrët dhe kufizimet. Ky është çelësi. Muzika na tregon mundësinë e bashkëpunimit, domosdoshmërinë e llojllojshmërisë dhe fuqinë e artit si fuqi e butë në ndërtimin e shoqërisë. Politika është kudo përreth nesh sot, në jetën tonë të përditshme, kështu që detyra jonë është ta përdorim artin për ta bërë politikën të funksionojë për ne, jo kundër nesh.” Mendime të ngjashme u ndanë edhe nga Mike del Ferro, pianist nga Holanda, i cili tha se performanca e përbashkët e Odës së Gëzimit është shenjë se bota është e bashkuar, sepse “Pavarësisht angazhimit politik apo fesë, ne dërgojmë mesazhin se e duam njëri-tjetrin – dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”

Instrumentalisti i kavalit dhe klarinetisti Milosh Nikoliq, nga Serbia,shton se muzika është një nga forcat më të forta për transformim kolektiv. “Nëse diçka mund ta ndihmojë shoqërinë në tërësi, është muzika – mbretëresha e të gjitha arteve. Nëse vendet tona do të investonin më shumë në kulturë, shoqëritë tona vërtet do të lulëzonin. Kudo që të mundem, u them prindërve: dërgoni fëmijët tuaj në shkollat ​​e muzikës. Është investimi më i mirë në të ardhmen e tyre.” “Një këngë, një Evropë” për shumicën ishte mundësi për të parë instrumentin e mrekullueshëm bullgar gadulka. Hristina Beleva, e cila luajti gadulkën, theksoi se bashkëpunimi është “si një dritë në jetën tonë dhe se, nëse mendonim për gjëra të thjeshta, bota do të ishte një vend më i mirë”, ndërsa trombisti Petr Harmacek, trombist nga Republika Çeke beson se performanca e përbashkët e Odës së Gëzimit me muzikantë nga vendet e Ballkanit është e mrekullueshme dhe tregon se si jemi të gjithë të lidhur.

Për të riun Serçuk Alimov, trombistin nga Maqedonia e Veriut, profesori Nikoliq tha se një talent i tillë shfaqet vetëm një herë në shekull. Rinia dhe shkëlqimi i tij mbartin mesazh për sot dhe nesër: kur instrumentet luajnë si një  dhe njerëzit bashkojnë forcat, Evropa rezononsiç duhet – e bashkuar, e gjallë dhe në një vend të vetëm.

Artikulli para

Pas një viti pritje, merren mostrat nga mbetjet toksike të Kurum në Porto Romano

Artikulli pas

BE jep, por Shqipëria s’merr dot, problemet me fondet IPA

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

KLSH zbulon kaosin te Enti i Banesave: 2.9 milionë euro kontrata pa miratim dhe 10 milionë euro investime të parealizuara
Aktualitet

KLSH zbulon kaosin te Enti i Banesave: 2.9 milionë euro kontrata pa miratim dhe 10 milionë euro investime të parealizuara

12 Qershor, 2026
Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet
Aktualitet

Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet

11 Qershor, 2026
Rama i tha mos i bëj tre, por ajo foli sërish, Balla për Spiropalin: Ajo nuk vjen në mbledhje grupi
Aktualitet

Rama i tha mos i bëj tre, por ajo foli sërish, Balla për Spiropalin: Ajo nuk vjen në mbledhje grupi

11 Qershor, 2026
Mashtrimi me Call Centera, arrestohen Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Eljo Dyrmishi dhe Marjo Myftari
Aktualitet

Mashtrimi me Call Centera, arrestohen Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Eljo Dyrmishi dhe Marjo Myftari

11 Qershor, 2026
SHBA planifikon shërbim “premium” për vizat, intervistë brenda 10 ditësh kundrejt 750 dollarëve shtesë
Aktualitet

SHBA planifikon shërbim “premium” për vizat, intervistë brenda 10 ditësh kundrejt 750 dollarëve shtesë

10 Qershor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

10 Qershor, 2026
Artikulli pas
BE jep, por Shqipëria s’merr dot, problemet me fondet IPA

BE jep, por Shqipëria s’merr dot, problemet me fondet IPA

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hyjnë në fuqi rregulloret e BSH, ulen ndjeshëm komisionet për transfertat bankare
Ekonomi

Hyjnë në fuqi rregulloret e BSH, ulen ndjeshëm komisionet për transfertat bankare

Nga SkyWeb
17 Shtator, 2025
0

Nga kjo javë kanë hyrë në fuqi rregulloret e reja të Bankës së Shqipërisë, që synojnë të lehtësojnë pagesat dhe...

Lexo të plotë
Shqipëria prezantohet si destinacion unik mesdhetar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

Shqipëria prezantohet si destinacion unik mesdhetar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

2 Mars, 2026
Rama në Elbasan: Dyfishohet buxheti i bujqësisë, kompensim 10% për çdo faturë të fermerëve

Rama në Elbasan: Dyfishohet buxheti i bujqësisë, kompensim 10% për çdo faturë të fermerëve

15 Dhjetor, 2025
Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit

Rritet importi i cigareve, konsumi nuk ndryshon pavarësisht shtrenjtimit të paketave

31 Janar, 2026
“Mesazhet” e Asamblesë së PS: Fieri fituesi i madh i 2025-ës, Kavaja e Spiropalit ishte dështim

“Mesazhet” e Asamblesë së PS: Fieri fituesi i madh i 2025-ës, Kavaja e Spiropalit ishte dështim

21 Mars, 2026

Të Fundit

KLSH zbulon kaosin te Enti i Banesave: 2.9 milionë euro kontrata pa miratim dhe 10 milionë euro investime të parealizuara

KLSH zbulon kaosin te Enti i Banesave: 2.9 milionë euro kontrata pa miratim dhe 10 milionë euro investime të parealizuara

12 Qershor, 2026
Francezët (jo italianët) kryesojnë Airbnb-t shqiptare, 97% e netëve të qëndrimit vijnë nga të huajt

Francezët (jo italianët) kryesojnë Airbnb-t shqiptare, 97% e netëve të qëndrimit vijnë nga të huajt

12 Qershor, 2026
Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Qiratë në Tiranë arrijnë mesatarisht 721 euro në muaj, strehimi merr deri 77% të pagës

12 Qershor, 2026
Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet

Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet

11 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr