• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nga sot, hyrja në BE do të bëhet ndryshe: Çfarë parashikon sistemi i ri i “hyrje-daljeve”

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Nga sot, hyrja në BE do të bëhet ndryshe: Çfarë parashikon sistemi i ri i “hyrje-daljeve”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prej ditës së sotme në të gjitha aeroportet europiane do të nisë gradualisht zbatimi i sistemit (EES) Entry/Exit System. Funksionimi i plotë pritet të ndodhë në prill të vitit 2026.

Ky sistem ofron një metodë të re identifikimi biometrik që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik , i cili do t’i dedikohet qytetarëve të 29 vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Europian.

Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo pjesë të BE-së që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra, përkatësisht deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180 ditore.

Sistemi EES synon të shkurtojë radhët në pikat kufitare, pasi zëvendëson vulën manuale në pasaportë me një kontroll plotësisht digjital. Të dhënat biometrike të pasagjerëve, gjurmët e gishtërinjve, njohja e fytyrës, së bashku me emrin, datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së tyre.

Sistemi do të llogarisë automatikisht sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota prej 90 ditësh. Të gjitha këto të dhëna do të ruhen për 3 vite, ose 5 në rast se kalohen afatet e qëndrimit, më pas të dhënat fshihen automatikisht. Nga procesi i dhënies së shenjave të gishtërinjve, përjashtohen fëmijët nën 12 vjeç.

Në bazë të këtij sistemi qëndron dëshira për të përmirësuar kontrollin e flukseve migratore drejt Evropës. Në vitet e fundit, menaxhimi dhe siguria e kufijve të jashtëm të BE-së janë bërë një përparësi absolute për Brukselin.

Çfarë do të mbledhë sistemi EES

Sistemi do të regjistrojë automatikisht çdo shtetas jo anëtar të BE-së (përfshirë ata që udhëtojnë pa viza), duke mbledhur të dhëna si:

  • Fotografinë biometrike të fytyrës;

  • Gjurmët e katër gishtave të dorës së djathtë ose të majtë;

  • Të dhënat e pasaportës, përfshirë numrin, vendin e lëshimit dhe afatin e skadencës;

  • Të dhënat personale, si emri, kombësia dhe data e lindjes.

Këto informacione do të ruhen në një bazë të dhënash të përbashkët evropiane, duke i mundësuar autoriteteve të kufirit të verifikojnë identitetin e çdo udhëtari, të identifikojnë personat që qëndrojnë më gjatë se afati i lejuar dhe të shmangin hyrjet e përsëritura me dokumente të rreme.

BE-ja ka investuar shuma të mëdha për zhvillimin e kësaj teknologjie: vetëm për fazën e projektimit është vendosur një fond prej 142 milionë eurosh. Tenderin e ka fituar një konsorcium i përbërë nga: kompania amerikane IBM, kompania italiane Leonardo, dhe kompania franceze Atos. /skyweb.al

Etiketat: BEdaljehyrjesistemivizat
Artikulli para

Pesticidet pa kriter helmojnë vendin, gjoba ndaj farmacive bujqësore

Artikulli pas

Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn
Aktualitet

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje
Aktualitet

Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Aktualitet

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik
Aktualitet

Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik

28 Gusht, 2026
Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

27 Gusht, 2026
Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith
Aktualitet

Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith

27 Gusht, 2026
Artikulli pas
Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur

Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

EMRAT/ Kush do të zëvendësojë Ilir Prodën? Del lista e kandidatëve
Aktualitet

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

Nga Editor
24 Gusht, 2026
0

Duke nisur nga sot, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka dorë të lirë të kryejë ndryshimet në nivel...

Lexo të plotë
“Associated Press”: Bunkeri sekret i Luftës së Ftohtë në Shqipëri shndërrohet në atraksion turistik

“Associated Press”: Bunkeri sekret i Luftës së Ftohtë në Shqipëri shndërrohet në atraksion turistik

11 Mars, 2026
Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri?

PYETJE/ Bordi u ngrit për të ulur apo për të ngritur çmimin e naftës?!

28 Mars, 2026
Del jashtë shërbimit “Cloudflare”,  ndërprerje masive në faqet e internetit

Del jashtë shërbimit “Cloudflare”, ndërprerje masive në faqet e internetit

18 Nëntor, 2025
Ibrahimaj: Në Sazan ka nisur puna, por Zvërneci nuk ka projekt!

Ibrahimaj: Në Sazan ka nisur puna, por Zvërneci nuk ka projekt!

29 Qershor, 2026

Të Fundit

Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur

Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur

28 Gusht, 2026
Dy punonjës të aeroportit të Frankfurtit humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

Dy punonjës të aeroportit të Frankfurtit humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

28 Gusht, 2026
Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr