• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Apeli i GJKK0-së, urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjes Eriselda Sefa pas informacionit nga një qytetar

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Tetor, 2025
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
Apeli i GJKK0-së, urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjes Eriselda Sefa pas informacionit nga një qytetar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të regjistrojë dhe të nisë hetimet ndaj kryetares së Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa, pas një kallëzimi penal të paraqitur nga qytetari A.H.

Sipas burimeve, kallëzimi i dorëzuar në SPAK përfshin dy akuza penale ndaj Sefës: falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Fillimisht, SPAK kishte vendosur të mos fillonte hetimet, vendim që u mbështet edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë të GJKKO-së, e cila e pushoi çështjen.

Por qytetari kallëzues nuk u ndal këtu. Ai paraqiti ankim në Apel, duke sjellë fakte dhe dokumente të reja mbi veprimet e kryebashkiakes. Pas shqyrtimit, Apeli i Posaçëm ka vendosur që SPAK të regjistrojë procedimin penal dhe të zhvillojë hetime të plota.

Në kallëzim, A.H. akuzon Sefën për shkelje ligjore në procedurën e dhënies me qira të një pasurie publike në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, duke pretenduar se në dokumentacion janë kryer falsifikime si në dëgjesat publike ashtu edhe në projektin e miratimit të kontratës nga Këshilli Bashkiak dhe vetë kryetarja.

Një tjetër pikë e kallëzimit lidhet me mosdorëzimin e dokumenteve të plota në SPAK, të cilat, sipas kallëzuesit, ishin kyçe për zbardhjen e shkeljeve të pretenduara. “Kryetarja e Bashkisë Lushnje, duke mos ia dërguar SPAK-ut praktikën e plotë, e ka bërë me qëllim fshehjen e veprimtarisë kriminale të vitit 2022”, thuhet në kallëzim.

Vendimi i Apelit të Posaçëm i hap rrugë hetimeve të reja ndaj kryebashkiakes Eriselda Sefa, ndërsa pritet që SPAK të kërkojë dhe analizojë të gjithë dokumentacionin për dhënien me qira të pasurisë publike në fjalë. /skyweb.al

Artikulli para

“Express”: Shqipëria, vendi i bukur me 21 gradë Celsius në tetor, më pak se tre orë larg Britanisë së Madhe

Artikulli pas

Fondi 59 milionë euro, pensionistët do të marrin më shumë shpërblim gjatë këtij fundviti

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut
Aktualitet

Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut

22 Tetor, 2026
Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”
Ekonomi

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës

Fondi 59 milionë euro, pensionistët do të marrin më shumë shpërblim gjatë këtij fundviti

Të Përzgjedhura

Prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, “shtrydh” për tre orë Mirlinda Karçanajn për tenderët e AKSHI: Zbërthehen vartësit e saj, drejt zbardhjes mega afera prej qindra miliona eurosh
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së nuk fal grupin e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe vartësja mbeten nën arrest, detyrim paraqitje për biznesmenët

Nga SkyWeb
5 Shkurt, 2026
0

Apeli i Posaçëm ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët dhe biznesmenët e përfshirë në dosjen...

Lexo të plotë
Studimi: 2.7 miliardë njerëz ekspozohen ndaj tymit të duhanit, 767 milionë janë fëmijë

Studimi: 2.7 miliardë njerëz ekspozohen ndaj tymit të duhanit, 767 milionë janë fëmijë

8 Shtator, 2026
Rama thotë se të ardhurat shtesë të buxhetit po u kthehen qytetarëve përmes masave sociale

Rama thotë se të ardhurat shtesë të buxhetit po u kthehen qytetarëve përmes masave sociale

6 Korrik, 2026
Edhe Banka Kombëtare Tregtare në “çorbën e prishur” të Aeroportit të Vlorës, a do të përdoret si mashë për përzënien e Behgjet Pacollit?

Edhe Banka Kombëtare Tregtare në “çorbën e prishur” të Aeroportit të Vlorës, a do të përdoret si mashë për përzënien e Behgjet Pacollit?

24 Tetor, 2025
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

Shqipëria ka 364 “super pensionistë”

9 Janar, 2026

Të Fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

Euro bie sërish, i afrohet pragut të 90 lekëve

22 Tetor, 2026
Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut

Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut

22 Tetor, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr