• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 19 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Realizohet ndërhyrja e parë në botë në tru nga një robot

Editor Nga Editor
11 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Shëndet
A A
0
Realizohet ndërhyrja e parë në botë në tru nga një robot
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mjekë nga Skocia dhe Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar atë që konsiderohet si ndërhyrja e parë në botë për trajtimin e goditjes në tru me ndihmën e një roboti. Profesorja Iris Grunwald nga Universiteti i Dundee ka kryer një trombektomi të largët,  heqjen e mpiksjeve të gjakut pas goditjes në tru – mbi një trup njerëzor të dhuruar për shkencën mjekësore.

Ndërhyrja u zhvillua në mënyrë unike: profesorja ndodhej në spitalin Ninewells në Dundee, Skoci ndërsa trupi mbi të cilin punonte me anë të robotit ishte në një objekt të universitetit. Disa orë më vonë, neurokirurgu amerikan Ricardo Hanel, nga Florida, realizoi të njëjtin operacion nga Jacksonville, mbi një trup në Dundee, në një distancë prej më shumë se 6.400 kilometrash. Ekipi e ka cilësuar këtë si një “ndryshim loje” të mundshëm nëse teknologjia miratohet për përdorim tek pacientët.

Sipas mjekëve, kjo teknologji mund të revolucionarizojë trajtimin e goditjeve në tru, pasi vonesat në marrjen e kujdesit specialist ndikojnë drejtpërdrejt në shanset e rikuperimit. Profesoreshë Grunwald tha se “u ndjemë sikur po shihnim për herë të parë të ardhmen. Ajo që më parë dukej si shkencë fiksioni, tashmë u demonstrua se është plotësisht e mundur.”

Universiteti i Dundee është qendra globale e trajnimit të Federatës Botërore për Trajtimin Ndërhyrës të Goditjes në Tru, dhe i vetmi vend në Mbretërinë e Bashkuar ku mjekët mund të kryejnë operacione mbi trupa njerëzorë me lëng që imiton qarkullimin e gjakut. “Kjo ishte hera e parë që arritëm të kryejmë gjithë procedurën e trombektomisë mekanike në një trup të vërtetë njerëzor, duke treguar se çdo hap i saj është i realizueshëm,” shtoi Grunwald, shkruan BBC.

Juliet Bouverie, drejtuese e organizatës Stroke Association, e quajti këtë ndërhyrje “një inovacion të jashtëzakonshëm”. Ajo shtoi se për shumë kohë, njerëzit që jetojnë në zona të largëta kanë qenë të privuar nga mundësia për të marrë trajtime të tilla, dhe robotika mund të ndihmojë në balancimin e këtij pabarazimi.

Në eksperiment u përdor lëng që imiton gjakun në katër trupa njerëzorë, të cilët kishin ndërruar jetë brenda tre viteve të fundit dhe ishin balsamosur. Të dy ndërhyrjet, në Dundee dhe Florida, u kryen muajin e kaluar me teknologjinë e kompanisë lituaneze Sentante. Edhe pse më parë janë kryer trombektomi të largëta në modele silikoni, kopje 3D dhe në kafshë, kjo mendohet të jetë e para mbi trup njerëzor. Ekipi synon të fillojë prova klinike vitin e ardhshëm.

Një goditje ishemike ndodh kur një arterie bllokohet nga një mpiksje gjaku, duke ndërprerë furnizimin me oksigjen të trurit. Trajtimi më i mirë është trombektomia, ku specialisti përdor kateterë dhe tela për të hequr mpiksjen. Eksperimenti tregoi se një robot mund të lidhet me këto pajisje, dhe mjeku që ndodhet pranë pacientit thjesht i vendos ato, ndërsa kirurgu në një vend tjetër kontrollon robotin në kohë reale për të kryer procedurën.

Gjatë operacionit, kirurgët mund të shohin imazhe me rreze X në kohë reale dhe të ndjekin përparimin e ndërhyrjes, e cila, sipas profesoreshës Grunwald, kërkon vetëm rreth 20 minuta trajnim. Në projekt morën pjesë edhe kompanitë Nvidia dhe Ericsson për të siguruar lidhjen e qëndrueshme të robotit. Dr. Hanel u shpreh se “të operosh nga SHBA në Skoci me një vonesë prej vetëm 120 milisekondash, sa një e qepur syri, është vërtet e jashtëzakonshme.” /Skyweb.al

Etiketat: operaciontru
Artikulli para

Rest Less: Shqipëria, destinacioni më i veçantë për përvoja kulturore

Artikulli pas

Mellon Blue, diamanti i rrallë blu shitet për 25 milionë dollarë

Editor

Editor

Nga Kategoria

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike
Aktualitet

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

19 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Pse është e vështirë të marrim vendime? Frika, zakoni dhe kurthi i zgjedhjes së duhur
Shëndet

Pse është e vështirë të marrim vendime? Frika, zakoni dhe kurthi i zgjedhjes së duhur

19 Shtator, 2026
Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë
Aktualitet

Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë

19 Shtator, 2026
SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin
Aktualitet

SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin

19 Shtator, 2026
A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët
Shëndet

A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët

18 Shtator, 2026
Artikulli pas
Mellon Blue, diamanti i rrallë blu shitet për 25 milionë dollarë

Mellon Blue, diamanti i rrallë blu shitet për 25 milionë dollarë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Suedia ndalon “kimikatet e përjetshme” në produktet e përditshme
Shëndet

Suedia ndalon “kimikatet e përjetshme” në produktet e përditshme

Nga Editor
25 Korrik, 2026
0

Suedia ka njoftuar planet për të ndaluar "kimikatet e përjetshme" (PFAS) në produktet e konsumit që nga viti 2028. "Ky...

Lexo të plotë
Rama paralajmëron shtrenjtim të karburanteve, kur aktivizohet mekanizmi i uljes me 20% të akcizës

Rama paralajmëron shtrenjtim të karburanteve, kur aktivizohet mekanizmi i uljes me 20% të akcizës

21 Mars, 2026
Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Rritet importi i kafesë, produkti më i dashur i shqiptarëve kap shifra rekord

19 Nëntor, 2025
DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri

Shqiptarët kryen 4.5 milionë udhëtime në 2025, vetëm 2.4% për biznes

30 Qershor, 2026
Studimi: Personat nën 50 vjeç po plaken biologjikisht më shpejt se brezat e mëparshëm

Studimi: Personat nën 50 vjeç po plaken biologjikisht më shpejt se brezat e mëparshëm

29 Qershor, 2026

Të Fundit

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

19 Shtator, 2026
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

19 Shtator, 2026
Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

19 Shtator, 2026
IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

19 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr