• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Si mund të ulni faturën e energjisë?

Editor Nga Editor
21 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
Si mund të ulni faturën e energjisë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndërsa çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten dhe periudhat e ftohta bëhen gjithnjë e më të pasigurta, shumë familje kërkojnë mënyra praktike për të ulur sa më shumë faturat mujore. Teknologjia ka evoluar mjaftueshëm sa sot nuk mjafton vetëm të fikni dritat, ekzistojnë mjete dhe metoda që ofrojnë kursime reale dhe afatgjata. Më poshtë paraqiten tre strategji kryesore që çdo familje mund t’i zbatojë, pa pasur nevojë për investime të mëdha, por me ndikim të dukshëm në buxhet.

Shumë njerëz harrojnë se shtëpia vetë mund të jetë shkaktari kryesor i humbjeve të energjisë. Sipas një analize nga Wall Street Journal, një audit energjie, i kryer nga specialistë ose edhe me mjete të thjeshta vetëkontrolli, mund të zbulojë problemet e padukshme, vrima të vogla rreth dritareve, izolim të pamjaftueshëm në tavan apo mure, pajisje që konsumojnë energji edhe kur nuk përdoren.

Pasi të identifikohen zonat ku energjia humbet në mënyrë të panevojshme, mund të ndërmerren hapa të drejtpërdrejt, përforcimi i izolimit ose rregullimi i pajisjeve të vjetra. Edhe ndërhyrjet më të thjeshta rezultojnë shpesh në ulje të menjëhershme të konsumit, dhe shumë familje raportojnë se shohin ndryshim që në faturën e muajit pasardhës.

Shtëpitë moderne po kthehen gjithnjë e më shumë në mjedise të kontrolluara nga teknologjia, dhe kjo nuk është vetëm çështje komoditeti. Pajisjet inteligjente, sidomos ato që lidhen me ngrohjen dhe ftohjen, mund të ulin ndjeshëm faturat e energjisë.

Termostatet inteligjente, për shembull, analizojnë oraret tuaja, regjistrat e temperaturës dhe mënyrën si e përdorni shtëpinë. Nëse largoheni për disa orë, ato zbresin automatikisht temperaturën dhe e rikthejnë pak para se të ktheheni. Nëse flini në një dhomë të ndryshme, ato përshtaten sipas nevojës. Disa sisteme madje përdorin sensorë për të zbuluar lëvizjen dhe rregullojnë konsumin në kohë reale.

Përveç termostatëve, gjithnjë e më shumë pajisje shtëpiake, nga ngrohëset e ujit deri te dritatmund të kontrollohen në distancë përmes telefonit. Kjo do të thotë se nuk do të harxhoni energji për pajisje të lëna gabimisht ndezur, dhe mund të planifikoni përdorimin e tyre në momente kur energjia kushton më pak.

Edhe pa teknologji, disa ndryshime të vogla në sjellje dhe mirëmbajtje mund të krijojnë efekte të mëdha. Izolimi i mirë i dritareve dhe dyerve është një nga faktorët më të rëndësishëm: vetëm një boshllëk i vogël mund të rrisë ndjeshëm konsumin e sistemit të ngrohjes ose të ajrit të kondicionuar. Po ashtu, pastrimi i filtrave të ajrit është një nga punët më të neglizhuara, por kur filtrohen rregullisht, pajisjet punojnë më lehtë dhe shpenzojnë shumë më pak energji.

Shumë operatorë energjie ofrojnë tarifa më të ulëta gjatë orëve të natës ose në periudha të caktuara të ditës. Larja e rrobave, tharja apo përdorimi i pajisjeve të mëdha gjatë këtyre orareve mund të ulë ndjeshëm koston mujore. Këto janë ndryshime që nuk kërkojnë investim, vetëm pak organizim. /Skyweb.al

Etiketat: energjiafatura
Artikulli para

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

Artikulli pas

Baristja 101-vjeçare, historia e jashtëzakonshme e të moshuarës që nuk i ndahet punës

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Baristja 101-vjeçare, historia e jashtëzakonshme e të moshuarës që nuk i ndahet punës

Baristja 101-vjeçare, historia e jashtëzakonshme e të moshuarës që nuk i ndahet punës

Të Përzgjedhura

KAOSI në aeroporte: Greqia bëhet e para, heq sistemin EES për britanikët
Turizëm

KAOSI në aeroporte: Greqia bëhet e para, heq sistemin EES për britanikët

Nga SkyWeb
21 Prill, 2026
0

Greqia ka vendosur të ndjekë një qasje të veçantë për të shmangur kaosin në aeroporte, duke mos zbatuar plotësisht sistemin...

Lexo të plotë
URGJENT! Vjosa del nga shtrati, URDHËROHET evaukimi i banorëve në Novoselë

URGJENT! Vjosa del nga shtrati, URDHËROHET evaukimi i banorëve në Novoselë

8 Janar, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama njofton një ministri të re javën e ardhshme, kush do t’a drejtojë

9 Tetor, 2026
DOSJA AKSHI/ Krahas Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, gjurmët çojnë dhe te dyshja Daniel Shima-Gerond Meçe

DOSJA AKSHI/ Krahas Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, gjurmët çojnë dhe te dyshja Daniel Shima-Gerond Meçe

27 Maj, 2026
Blerjet online në SIGAL ju sjellin një dhuratë për festat e fundvitit

Blerjet online në SIGAL ju sjellin një dhuratë për festat e fundvitit

22 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr