• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Kaos me fluturimet në botë prej problemeve të Airbus, si u menaxhua situata në Rinas

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Nëntor, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
Kaos me fluturimet në botë prej problemeve të Airbus, si u menaxhua situata në Rinas
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pavarësisht kaosit global, Rinas funksionoi normalisht: Vetëm dy-tre vonesa dhe një anulim i Pegasus, situata u menaxhua me sukses

Ndërsa qindra fluturime në mbarë botën u prekën sot nga vonesa dhe anulime pas urdhrit urgjent të Airbus për rikthim softueri në rreth 6 mijë avionë të familjes A320, situata në Aeroportin e Tiranës ka qenë kryesisht e qëndrueshme.

Nga një vëzhgim i bërë nga skyweb.al përmes platformës FlightRadar, në Rinas nuk pati probleme të theksuara, as në arritje dhe as në nisje, me përjashtim të dy fluturimeve, ku njëri i anulua dhe tjetri u shty per disa orë.

Fluturimi Tiranë–Londër, W95704 i Wizz Air, u vonua me më shumë se 3 orë në nisje, ndërsa në mëngjes u shënua edhe një anulim i Pegasus, në linjën Stamboll–Tiranë.

Përtej këtyre rasteve, pjesa tjetër e operimeve vijoi normalisht dhe aeroporti, së bashku me kompanitë ajrore, duket se e kanë menaxhuar situatën me sukses.

Ndërkohë, panorama ndërkombëtare ka qenë shumë më e rënduar.

Sipas Reuters, urdhri i Airbus për përditësim urgjent të softuerit ka ndërprerë operimet ajrore në qindra aeroporte, duke prekur fluturimet e linjave si American Airlines, Air France, Lufthansa, Avianca dhe kompani të tjera që operojnë me avionë të familjes A320, një nga modelet më të përdorura në botë.

Masa e menjëhershme erdhi pas incidentit të një muaji më parë, kur një avion i JetBlue pësoi rënie të papritur të lartësisë për shkak të një defekti në sistemet e kontrollit të fluturimit. Hetimet zbuluan se modeli A320 kërkon përditësime të detyrueshme, dhe në disa raste edhe ndërhyrje teknike shtesë.

Kjo ka sjellë anulime, riorganizime të orareve dhe vonesa të konsiderueshme në Europë, SHBA dhe Azi, ndërsa autoritetet e aviacionit janë vënë në gatishmëri për të mbikëqyrur procesin e rikthimit të softuerit dhe sigurinë e avionëve. /skyweb.al 

Etiketat: tia
Artikulli para

Agjencia Kombëtare e Punësimit publikon të dhënat: Cilat profesione kërkohen më shumë sipas arsimimit?

Artikulli pas

Rënia e Bitcoin, një paralajmërim i fortë për tregjet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 
Ekonomi

Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 

12 Tetor, 2026
Në krye të listës, Eurostat thotë se 1 në 3 shqiptar nuk përballojnë dot qiratë dhe faturat mujore
Ekonomi

Qiratë në Shqipëri u shtrenjtuan dy herë më shumë se mesatarja e BE-së

12 Tetor, 2026
Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror
Aviacion

Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rënia e Bitcoin, një paralajmërim i fortë për tregjet

Rënia e Bitcoin, një paralajmërim i fortë për tregjet

Të Përzgjedhura

Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025
Ekonomi

Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025

Nga SkyWeb
25 Shkurt, 2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar një sërë sqarimesh praktike për deklaratën individuale të të ardhurave DIVA 2025, duke adresuar situatat më...

Lexo të plotë
Airbus synon të dorëzojë mbi 900 avionë këtë vit

Airbus synon të dorëzojë mbi 900 avionë këtë vit

6 Korrik, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Faturat e papaguara do të ekzekutohen më shpejt, kamatëvonesa nis automatikisht pa njoftuar debitorin

6 Gusht, 2026
Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

National Geographic shkruan për rivierën shqiptare: “Maldivet” e pazbuluara

6 Korrik, 2025
Pse “Baby Shark” video më e shikuar në historinë e YouTube nuk e bëri dot krijuesin e saj të pasur?

Pse “Baby Shark” video më e shikuar në historinë e YouTube nuk e bëri dot krijuesin e saj të pasur?

17 Nëntor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr