• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore, OP-ED
A A
0
DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ankimimi i qeverisë në Gjykatën Kushtetuese pasi GJKKO kërkoi pezullimin e ministres Belinda Balluku ka risjellë në vëmendjen publike pikërisht marrëdhënien midis drejtësisë dhe funksionarëve të zgjedhur politikë si edhe qasjen që ka Kushtetuta për situata të tilla.

Kryeministri Rama ka argumentuar publikisht se vendimi i GJKKO-së ka bllokuar punën e qeverisë dhe përbën një ndërhyrje të paprecedentë në ekzekutiv.

Por, për të kuptuar se si duhet trajtuar një ministër në raport me drejtësinë, ia vlen të rikthehemi te fryma e hartuesve të Kushtetutës së vitit 1998.

Në maj 1998, një grup figurash politike dhe juridike, mes tyre Sabri Godo, Arben Imami, Krenar Loloçi, Spartak Braho, Haxhi Aliko, Vladimir Metani, Zamira Çaka, etj., zhvilluan një debat të gjatë e të argumentuar mbi statusin kushtetues të ministrit.

 

Dokumentet tregojnë se ministri nuk është konsideruar si “nëpunës i lartë i shtetit” në kuptimin administrativ, por si funksionar i zgjedhur politikisht, i cili bart përgjegjësi ekzekutive dhe politike, dhe për këtë arsye kërkon mbrojtje të posaçme sipas frymës së hartimit të Kushtetutës.

Arben Imami e formulonte:

“Ministri është i zgjedhur nga parlamenti dhe jo një nëpunës dosido. Ne duhet t’i sigurojmë të njëjtin imunitet si ministrit, ashtu edhe deputetit.”

Në disa raste, diskutimi shkonte edhe më tej. Krenar Loloçi saktësonte:

“Për ministrat, qoftë ndjekja penale, qoftë masa e arrestit, nuk mund të bëhen pa miratim parlamentar. Në këtë kuptim, imuniteti i ministrit është disi më i fortë, të themi, se ai i deputetit.”

Arben Imami e mbështeste këtë logjikë duke theksuar se ministri, nga natyra e funksionit, përballet me përgjegjësi më të rënda dhe me goditje potencialisht më të shpeshta:

“Ministri përplaset vazhdimisht me situata të ndryshme; ai ka nevojë për një mbrojtje më të madhe.”

Këto pasazhe tregojnë frymën me të cilën u konceptua Kushtetuta: Ministri nuk mund të trajtohet si nëpunës që mund të pezullohet administrativisht. Logjika ishte: Ose Kuvendi i heq imunitetin dhe ministri arrestohet e procedohet, ose imuniteti nuk hiqet dhe ai vijon funksionin.

Askund nuk parashikohet mundësia e pezullimit. Duket se në këtë logjikë është mbështetur edhe ankimimi i qeverisë në Kushtetuese duke argumentuar se ministri nuk mund të pezullohet, pasi pezullimi është një vendim administrativ, ndërkohë që ministri ashtu si deputeti, është i zgjedhur.

Duke parë diskutimet e atëhershme dhe si u miratua draft Kushetuta, e cila kaloi më pas me Referedum, koncepti themelor ishte ky: Ministri është i zgjedhur, jo i emëruar administrativisht, dhe si i tillë, nuk mund të pezullohet.

Ai ose qëndron në detyrë me mbrojtjen që i jep imuniteti, ose Kuvendi e heq atë imunitet dhe procedimi vazhdon pa asnjë pengesë.

E gjithë arkitektura kushtetuese është ndërtuar mbi idenë se një funksionar i zgjedhur nuk pezullohet.

Ai ose ndiqet penalisht me vendim të Kuvendit, ose jo. Zgjidhje të ndërmjetme Kushtetuta nuk ka parashikuar.

Në këtë këndvështrim, mbetet për t’u parë se si Gjykata Kushtetuese do të shprehet në rastin Balluku. Por dokumentet e vitit 1998 tregojnë qartë se hartuesit e Kushtetutës zgjodhën që ministri të mos ishte një hallkë administrative e pastër, që mund të ndëshkohej me mjete administrative si “pezullimi”, por një funksionar i zgjedhur politikisht, i mbrojtur nga i njëjti,madje në disa raste më i fortë, imunitet si një deputet.

Në kohën kur vendi kishte dalë nga një krizë e thellë si ajo e vitit 1997, hartuesit e Kushtetutës zgjodhën një model të qartë perëndimor për ndarjen e pushteteve.

Ky model, i lexuar sot, është një udhërrëfyes i vlefshëm për të kuptuar se si duhet balancuar marrëdhënia mes drejtësisë dhe ekzekutivit, një debat që vazhdon 27 vjet më pas. /skyweb.al

Etiketat: deputetigjykata kushtetuesekushtetuta
Artikulli para

Mali i Gjallicës mbuluar nga bora, destinacioni që tërheq alpinistët

Artikulli pas

FOTO/ Del nga pista avioni i linjës Prishtinë-Stamboll

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës
Ekonomi

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

11 Shtator, 2026
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës
Ekonomi

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aviacion

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
Aktualitet

Qeveria reagon për herë të parë pas akuzave të Ahmetajt për trafik armësh

11 Shtator, 2026
Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo

11 Shtator, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Aktualitet

Nafta prek 110 dollarë, tregjet në alarm për furnizimet

11 Shtator, 2026
Artikulli pas
FOTO/ Del nga pista avioni i linjës Prishtinë-Stamboll

FOTO/ Del nga pista avioni i linjës Prishtinë-Stamboll

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjermania, 35 miliardë euro për mbrojtjen në hapësirë
Aktualitet

Gjermania, 35 miliardë euro për mbrojtjen në hapësirë

Nga SkyWeb
26 Shtator, 2025
0

Gjermania do të investojë 35 miliardë euro deri në vitin 2030 në projekte të lidhura me mbrojtjen hapësinore, për të...

Lexo të plotë
Një ekonomi në udhëkryq

Një ekonomi në udhëkryq

30 Shtator, 2025
Bllokada në Ngushticën e Hormuzit, çfarë po ndodh dhe pse ka rëndësi

Bllokada në Ngushticën e Hormuzit, çfarë po ndodh dhe pse ka rëndësi

18 Mars, 2026
Ministria e Shëndetësisë propozon draftin për sigurinë e dhurimit të gjakut dhe qelizave riprodhuese

Ministria e Shëndetësisë propozon draftin për sigurinë e dhurimit të gjakut dhe qelizave riprodhuese

30 Tetor, 2025
Eksportet drejt Shqipërisë, çmimi i vezëve në Kosovë arrin nivelin më të lartë ndonjëherë

Eksportet drejt Shqipërisë, çmimi i vezëve në Kosovë arrin nivelin më të lartë ndonjëherë

23 Nëntor, 2025

Të Fundit

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

11 Shtator, 2026
Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

11 Shtator, 2026
Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

11 Shtator, 2026
Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr