• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 19 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gjykata Kushtetuese “pezullon” GJKKO-në dhe rikthen Belinda Ballukun në detyrë

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të premte të heqë pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke i rikthyer asaj ushtrimin e funksioneve pas rreth tre orësh diskutimesh në mbledhjen e gjyqtarëve.

Vendimi u mor me shumicë votash dhe pezullon efektet e dy vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas njoftimit, Kushtetuesja shfuqizon përkohësisht dispozitat e vendimeve nr. 118 dhe nr. 120, të datave 19 dhe 22 nëntor 2025, duke i konsideruar aktet që kanë vendosur masën ndaluese të pezullimit si cenim të garancive kushtetuese të imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave dhe të parimit të ndarjes së pushteteve.

Vendimi bllokon zbatimin e masës deri në përfundimin e shqyrtimit në themel.

Për shkak të interesit të lartë publik, Gjykata Kushtetuese vendosi që çështja të kalojë për shqyrtim në një seancë plenare publike që do të zhvillohet në janar.

Në këtë proces do të thirren si subjekte të interesuara SPAK, GJKKO e Shkallës së Parë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës.

Qeveria kishte kërkuar interpretim kushtetues lidhur me kompetencat dhe kufijtë e institucioneve në raport me pezullimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave, duke theksuar se një masë e tillë nuk mund të vendoset pa respektuar garancitë kushtetuese dhe procedurale që lidhen me imunitetin.

Me këtë vendim, Balluku rikthehet menjëherë në detyrë, ndërsa shqyrtimi i çështjes në themel do të përcaktojë nëse vendimet e GJKKO-së përbënin tejkalim kompetencash apo cenim të parimeve kushtetuese. /skyweb.al

Artikulli para

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Artikulli pas

BBC u bën jehonë japrakëve: Gjyshet shpëtuan kuzhinën shqiptare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike
Aktualitet

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

19 Shtator, 2026
One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi
Ekonomi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

19 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë
Aktualitet

Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë

19 Shtator, 2026
SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin
Aktualitet

SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin

19 Shtator, 2026
Investigimi zbulon se si Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit
Ekonomi

Investigimi zbulon se si Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

19 Shtator, 2026
Artikulli pas
BBC u bën jehonë japrakëve: Gjyshet shpëtuan kuzhinën shqiptare

BBC u bën jehonë japrakëve: Gjyshet shpëtuan kuzhinën shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në Tiranën e kullave dhe furisë së ndërtimit
Ekonomi

Në Tiranën e kullave dhe furisë së ndërtimit

Nga SkyWeb
17 Shkurt, 2026
0

Kryeqyteti shqiptar po përjeton, dhe njëkohësisht po vuan, një transformim urban jashtëzakonisht të shpejtë, ku përfshihen disa nga emrat më...

Lexo të plotë
BUXHETI/ Makthi i hinkës në hyrje të Elbasanit nuk pritet të mbarojë deri në 2027

BUXHETI/ Makthi i hinkës në hyrje të Elbasanit nuk pritet të mbarojë deri në 2027

6 Nëntor, 2025
OBSH: Europa duhet të përshpejtojë rregullimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në spitale

OBSH: Europa duhet të përshpejtojë rregullimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në spitale

16 Korrik, 2026
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

BSH pret forcim të Euros kundrejt Lekut, shpresë për eksportuesit

20 Maj, 2025
“Je në hetim”, Policia e Shtetit njoftim për qytetarët: Mesazhet që iu vinë janë mashtrim, nuk jemi ne

“Je në hetim”, Policia e Shtetit njoftim për qytetarët: Mesazhet që iu vinë janë mashtrim, nuk jemi ne

29 Tetor, 2025

Të Fundit

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

19 Shtator, 2026
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

19 Shtator, 2026
Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

19 Shtator, 2026
IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

19 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr