• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 26 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga KPP!

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Qershor, 2025
në Aktualitet
A A
0
NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga KPP!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tenderët e spërkatjes kundër mushkonjave të zonave bregdetare dhe urbane janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Tiranës, ku janë regjistruar procedime penale. Para pak kohësh, kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, u paraqit disa herë para hetuesve dhe prokurorëve të SPAK-ut, teksa atë e “pickuan” insektet e vogla. Ai dyshohet për shpërdorim detyre dhe favorizim te kompanive pjesëmarrëse në tendera, teksa shpalli fitues ato që ofruan më shumë. Madje, Myzyri guxonte dhe nuk zbatonte as vendimet e Gjykatës Administrative të Apelit, pavarësisht se ishte një vendim i formës së prerë.

Një arrogancë e frikshme e Myzyrit, teksa ndaj tij dhe kompanisë që ai favorizon gjithmonë, NRG, janë regjistruar procedime penale. VoxNews ka ndjekur në vijimësi këto procedura dhe hetime, teksa në këto radhë do të ndalemi te një tjetër aferë e Myzyrit dhe NRG-së, ku ai me vendime të befta, ka arritur të favorizojë dukshëm persona nën hetim për kontrabandë.

VoxNews ka mësuar se pronarët e kompanisë NRG, italiani Marco Genicco dhe bashkëshortja e tij shqiptare, Flutura Nuredini, janë nën hetim të thelluar nga Prokuroria e Tiranës për kontrabandë medikamentesh, me të cilat realizojnë spërkatjen kundër mushkonjave. Pra, nga njëra anë firma fiton me influencat e Myzyrit tendera me shumë zero dhe nga ana tjetër, medikamentet me të cilat duhet të spërkasë zonat, futen në mënyrë të paligjshme.

Një skemë sa kriminale aq edhe në dëm të shtetit, i cili humb dy herë. Myzyri e shpall fitues NRG-në me oferta më të larta dhe firma fituese as nuk paguan doganë!

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,

Faksimile: Dy nenet e Kodit Penal që është nën akuzë NRG, rrezikon 10 vite burg

Dosja 3443\25 kundër NRG-së

Në vitin 2011, italiani Marco Genicco dhe bashkëshortja e tij shqiptare, Flutura Nuredini, themeluan kompaninë NRG, fillimisht me një emër tjetër. Kjo shoqëri operon në fushën e dezisektimeve dhe dezinfektimeve, madje importon edhe produkte që përdor.

Shpesh herë, firma është lakuar se favorizohet dukshëm në procedura tenderuese që zhvillonte fillimisht Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë dhe tashmë Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Një nga rastet më flagrante ka qenë tenderi i spërkatjes së zonave bregdetare, i ndarë në disa lote në vitin 2023, teksa ka pasur një “luftë” të ashpër mes firmave. Procedurat e zhvilluara patën të tjerë fitues në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe të tjerë (NRG-ja) në Komisionin e Prokurimit Publik. Pra, në shkallë të parë APP fitonte gjithmonë oferta më e ulët, ndërkohë në KPP fitonte oferta që kishte ofruar më shumë, firma NRG, me një “ndihmë” të madhe nga Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit. Firmat që ofronin më pak skualifikoheshin!

Pikërisht këto procedura kanë dërguar disa herë në SPAK Myzyrin dhe anëtarët e tjerë, teksa përveç dëmit financiar dëm të madh kanë edhe pushuesit apo strukturat akomoduese në bregdet, të cilat “luftojnë” çdo verë me insektet bezdisëse, të cilat shumohen me shpejtësi. Sipas të dhënave nga ISHP-ja, në 12 vitet e fundit, bregdeti është dezinfektuar 4 herë dhe në këto 3 herë, tenderët janë fituar nga kompania NRG shpk, me ofertën më të lartë.

Ndërkohë, çuditërisht me zhvillimin e tenderëve, ka pasur edhe një “luftë” të fortë në organet ligjzbatuese apo edhe në gjykata. Policia dhe Prokuroria kanë vepruar disa herë, madje ka pasur edhe kallëzime ndaj firmës NRG për kontrabandë.

Në Prokurorinë e Tiranës firma NRG Shpk, dhe pronarët e saj, janë nën hetim. Ata kanë dosje për kontrabandë produktesh, ndërsa po hetohen me nenet 171 dhe 173 të Kodit Penal, të cilat parashikojnë deri në 10 vite burg. Mësohet se dosja mban numrin 3443/25 dhe është në fazën e hetimit paraprak. Sipas të njëjtave burime, kontrabanda e produkteve është faktuar edhe nga hetimi doganor dhe antikontrabanda e Drejtorisë së Doganës së Tiranës. Mësohet se firmës NRG i janë sekuestruar në flagrancë 93 litra produkt kontrabande. Ky produkt, pa leje importi dhe përdorimi në Republikën e Shqipërisë (pasi ka hyrë në mënyrë të paligjshme dhe kriminale), po të shkrihet në ujë përkthehet në tonelata insekticid, i cili do të përdorej në mjedise të ndryshme.

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,

Faksimile: Kallëzimi i NRG-së për firmat konkurrente, pavarësisht se është vetë nën hetim për kontrabandë

NRG ka luftë me drejtësinë, por fiton miliona nga KPP

Më sipër faktuam se firma NRG, që ka fituar në vitet e fundit tenderët e spërkatjes kundër mushkonjave, është nën hetim të thelluar për kontrabandë. Ndërkohë, çuditërisht e njëjta firmë ka bërë kallëzim për firma të tjera se kanë shkelur ligjin. Një “luftë” absurde, e cila bëhet për të humbur gjurmët.

Por nëse bën vetë kontrabandë, kapesh me “presh në duar”, hetohesh, për çfarë mund të favorizosh? Skema është e qartë, e “mjeshtrave” italianë që, pasi vijnë në Shqipëri, krijojnë një rrjet dhe arrijnë të depërtojnë deri në institucione të rëndësishme. Marco, italiani i NRG, ka depërtuar deri te KPP-ja, duke kapur Jonaid Myzyrin, i cili e ka qejf t’a kapësh, pasi ka krijuar edhe ai një rrjet firmash që i favorizon gjithmonë, edhe këto të denoncuara nga VoxNews.

Në një rast, Komisioni i Prokurimit Publik skualifikoi një firmë nga gara e tenderit, pasi kishte “falsifikuar” dokumentet. Por, s’kishte asnjë vendim prokurorie, gjykate, policia apo edhe të ministrive të ndryshme që faktonin falsifikimin. Myzyri në mënyrë tepër të dyshimtë mori rolin e prokurorit, gjyqtarit, policit apo edhe të ministrit.

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,

Faksimile: Vendimi i KPP që i dha fitoren në tavolinë firmën NRG për tenderin e lotit 4 në Durrës

VoxNews hulumtoi një tjetër vendim tepër të dyshimtë dhe me të njëjtën skemë të Komisionit të Prokurimit Publik. Bëhet fjalë për lotin numër 4, të spërkatjes së zonave bregdetare në qarkun Durrës. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka renditur sipas ofertave kompanitë, ku shpalli normalisht dhe në mënyrë ligjore firmën që ofroi më pak. Në dokumente përcaktohet se fitues u shpall firma “Flofarma” me ofertë 100 mijë euro. Ndërkohë, oferta e NRG-së ishte më e larta, me plot 140 mijë euro. KPP-ja, me në krye, shtatshkurtrin Jonaid Myzyri, skualifikoi ofertat më të ulta dhe shpalli fitues firmën e tij të “preferuar”, NRG, e cila kishte ofertë shumë më të lartë ekonomike.

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,

Faksimile: Vendimi i KPP që i dha fitoren në tavolinë firmën NRG për tenderin e lotit 5 në Fier

Ndërkohë, e njëjta skemë edhe në lotin numër 5, të Qarkut Fier. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara shpall fitues kompaninë “Egian”, e cila kishte si ofertë 170 mijë euro. KPP e skualifikoi “Egian” dhe shpalli fitues NRG me ofertë 200 mijë euro. Vendime kurajoze të Myzyrit, i cili shpërfill këdo dhe i jep aforfe paratë kësaj kompanie. Madje, ai arrin që të vendosë se kujt do t’ia shpërndajë paratë, sikur të ishte një bankë dhe jo një institucion shtetëror, i cili vepron me ligje dhe rregullore. Por, Myzyri duket se s’ka frikë as Prokurorinë e Posaçme dhe tashmë Prokurorinë e Tiranës, të cilat i kanë hapur hetime dhe ai as do t’ia dijë!

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,

Faksimile: Bilanci i kompanisë NRG në vitin 2023, ku deklaroi një fitim prej 19 mijë eurosh

NRG, fiton miliona por me fitime minimale

Paradoksi i firmës NRG, e cila në 12 vitet e fundit ka fituar shumicën e tenderëve të spërkatjes së bregdetit, qëndron se nga njëra anë marr miliona euro nga shteti dhe vetë shtetit i deklaron të ardhura minimale. Të ardhura që nuk i kanë as kafenetë e vogla të lagjeve në një vit kalendarik.

VoxNews ka shfletuar bilancet e kompanie NRG, të vitit 2023, vit në të cilën ka fituar shumicën e tenderëve të hapur nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Megjithëse arkëtoi miliona, firma ka deklaruar një fitim prej 19 mijë eurosh. Nëse do ta pjesëtosh në dy, pronarët kanë fituar në atë vit as 10 mijë euro secili. Bilancet tregojnë shumëçka, pasi lënë vend për abuzim dhe fryrje të kostove të tjera. Por nëse një firmë ka futur mallra kontrabandë, s’ka paguar doganë, fiton miliona euro tendera, a mund të ketë një bilanc të tillë?!

Natyrisht, këtu lindin shumë dyshime se gjithçka ka qenë formale për të mos paguar divident apo edhe doganë dhe tatime. Skema e ndërtuar duket se funksionon me influenca dhe fitime procedurash, ku vetëm punë në terren nuk mund të bëjnë. Dhe, e gjitha kjo ka sjellë që në këtë Shqipërinë tonë turistike, kryesisht në zonat bregdetare, të ketë prani shumë të shtuar të mushkonjave, pavarësisht se shteti vetë hedh miliona euro. /voxnews.al

Etiketat: kppmushkonjatnrgtenderi sperkatjes
Artikulli para

Ekspertë ndërkombëtarë diskutojnë rreziqet e inteligjencës artificiale në sigurinë globale dhe ndikimin në demokracitë perëndimore

Artikulli pas

Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm: Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama mburret me Diellën në OKB
Aktualitet

Rama mburret me Diellën në OKB

26 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Ndryshime në drejtimin e institucioneve, publikohen vendimet e mbledhjes së qeverisë

25 Shtator, 2026
A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?
Aktualitet

A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?

25 Shtator, 2026
Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re
Aktualitet

Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re

25 Shtator, 2026
Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro
Aktualitet

Vodhi 700 mijë euro, Gjykata e Durrësit liron nga qelia drejtoreshën e Postës

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm: Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?

Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm: Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FOTO/ Rama sulmoi SPAK-un dhe mbrojti Mirlindën e AKSHI-t para motrës së Ergys Agasit, drejtorëshës së tenderave në institucionin ku vëllai është “zot”
Aktualitet

FOTO/ Rama sulmoi SPAK-un dhe mbrojti Mirlindën e AKSHI-t para motrës së Ergys Agasit, drejtorëshës së tenderave në institucionin ku vëllai është “zot”

Nga SkyWeb
17 Shkurt, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të martë ne ambientet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ku ka prezantuar...

Lexo të plotë
STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

6 Shtator, 2026
Ministria e Jashtme ngre alarmin: Po mashtrohen qytetarët, kujdes kur të aplikoni për vizë

Ministria e Jashtme ngre alarmin: Po mashtrohen qytetarët, kujdes kur të aplikoni për vizë

5 Prill, 2026
Studimi: Personat nën 50 vjeç po plaken biologjikisht më shpejt se brezat e mëparshëm

Studimi: Personat nën 50 vjeç po plaken biologjikisht më shpejt se brezat e mëparshëm

29 Qershor, 2026
Kriza në Gjirin Persik, 43 anije ende të bllokuara

Kriza në Gjirin Persik, 43 anije ende të bllokuara

25 Prill, 2026

Të Fundit

Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura

Të huajt investojnë në prona/ Në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme

26 Shtator, 2026
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

26 Shtator, 2026
Rama mburret me Diellën në OKB

Rama mburret me Diellën në OKB

26 Shtator, 2026
Aeroporti i Malpensas merr emrin “Silvio Berlusconi”, nuk mungojnë kritikat

Aeroporti i Malpensas merr emrin “Silvio Berlusconi”, nuk mungojnë kritikat

26 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr