• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 3 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Korrik, 2025
në Shëndet
A A
0
Shqiptarët jetojnë “të dalë ku të dalë”, të fundit në rajon për sigurimin e jetës: Pse kjo nuk shkon
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sistemi i prokurimeve publike në sektorin e shëndetësisë, i menaxhuar kryesisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njohur një përkeqësim të ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Megjithëse në teori procedurat bazohen në një kuadër ligjor që synon përdorimin efikas të fondeve publike, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe shmangien e abuzimeve, realiteti i vitit 2024 tregon një panoramë krejt tjetër: mungesë transparence, konkurrencë të dobët dhe përqendrim të skajshëm të kontratave në duart e pak operatorëve.

2024, rreth 1/3 e procedurave të prokurimeve të kryera nga Ministria u anuluan

Institucionet shëndetësore gjatë vitit 2024 kanë realizuar 1,514 procedura prokurimi, bazuar në të dhënat e Sistemit Elektronik të Prokurimeve, me një vlerë totale prej 26.5 miliardë lekësh pa TVSH, nga te cilat vetëm 1,014 procedura janë finalizuar me njoftim fituesi, me një fond limit prej 20.2 miliardë lekësh. Vetëm nga MSHMS janë realizuar 392 procedura përfshirë blerjen e barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve të specializuara, nga të cilat 31% (122 procedura) rezultojnë janë anuluar. Shkaqet kryesore të anulimit bazuar në informacionin e siguruar në rrugë zyrtare janë për shkak të gabimeve ose dokumentacioneve të stafit 98 procedura (80%), tregues ky alarmant që nxjerr në pah në mënyrë të veçantë mungesën e kapaciteteve profesionale të stafit përgjegjës për hartimin e dokumenteve të tenderit, ndërsa pjesa tjetër për shka të mungesës të ofertave të papërshtatshme ose të mungesë së oferave

Kjo normë e lartë anulimesh është tregues mungesë të trajnimeve të rregullta për stafin përgjegjës për prokurimet publike në Ministri, dobësi të theksuara në në kontrollin e brendshëm cilësor, mekanizmat e dobët të monitorimit dhe përgjegjësisë institucionale.

Mungesë e theksuar konkurence

Nga një analizë e detajuar e procedurave prokuruese të zhvilluara nga MSHMS gjatë vitit të kaluar – realizuar nga eksperteët, konstatohet nivel shumë i ulët i konkurrencës, ku numri mesatar i operatorëve ekonomikë për çdo procedurë rezulton vetëm 1.3, pra në shumicën e rasteve kemi ose vetëm një ofertues gjë që krijon perceptimin e një gare pa garë dhe që  ndikon drejtëpërdrejtë në vendosjen e kushteve të pafavorshme kontraktuale mes institucionit publik dhe operatorit privat dhe ka ndikim negativ në financat publike pasi nuk rezulton me ulje të çmimit të blerjes së produktit/ dhe ose shërbimit me çmim më të volitshëm.

Vetëm 2% rezulton ulja mesatare e çmimit nga fondi limit gjatë 2024, krahasuar me 8.57% në vitin 2014. Kjo tregon një zhvendosje permanente drejt një tregu të centralizuar, me çmime fituese afër pragut të fondit limit, çka lë të kuptohet për garë të simuluar apo përfitues të paracaktuar.

2014-2024, regres në prokurimet në sektorin e shëndetësisë

Përtej nivelit të ulët të konkurrencës që karakterizon prokurimet publike në sektorin e shëndetësisë, një tjetër dukuri shqetësuese që del në pah është koncentrimi i lartë i fituesve të tenderëve. Të dhënat e vitit 2024 tregojnë se 72% e tenderëve janë fituar nga vetëm 10 kompani, duke krijuar një panoramë të ngushtë të aktorëve që përfitojnë nga fondet publike të destinuara për këtë sektor jetik.

Në kontrast të qartë me këtë situatë që reflekton përqendrim dhe centralizim, në vitin 2014 rezultonin fitues 68 operatorë të ndryshëm ekonomikë. Shpërndarja më e gjerë e kontratave jo vetëm që nënkupton treg më të hapur dhe më dinamik, por krijon edhe kushte më të mira për konkurrencë të vërtetë, transparencë dhe optimizim të çmimeve dhe cilësisë së shërbimeve.

Në letër, procedurat e prokurimit janë të hapura për pjesëmarrjen e operatorëve të huaj dhe për kompani të ndryshme vendase, por vihet re se, në praktikë, gara është e dominuar nga një rreth i ngushtë subjektesh. Kjo ngre dyshimet se këto operatorë që rezultojnë pothuaj përherë fitues  në tenderat e organizuara nga Ministria e Shëndetësisë, më shumë se sa për shkak të kapaciteve teknike dhe ekonomike, përfitojnë falë lidhjeve të tjera me sistemin – duke monopolizuar tregun.

Dominimi i një grupi të vogël kompanish në një sektor të financuar bujarisht nga buxheti i shtetit, siç është shëndetësia, nuk është thjesht një çështje statistike, por, në fund të fundit, ai përkthehet në pasoja konkrete dhe të dëmshme për funksionimin e tregut dhe interesin publik. Kur kontratat e rëndësishme për barna, pajisje apo shërbime mjekësore përqendrohen vazhdimisht tek të njëjtët fitues, zhduket mundësia për garë të vërtetë dhe me të edhe shpresa për oferta më të mira dhe më të leverdishme për shtetin.

Kjo situatë rrit ndjeshëm rrezikun për praktika favorizuese apo procedura të paracaktuara, të cilat dëmtojnë transparencën dhe minojnë besimin në sistemin e prokurimeve. Për më tepër, mungesa e konkurrencës e ul ndjeshëm presionin mbi kompanitë për të rritur inovacionin, për të përmirësuar cilësinë apo për të ofruar çmime më konkurruese. Me fjalë të tjera, në mungesë të sfidës nga operatorë të tjerë, fituesit e zakonshëm nuk kanë asnjë nxitje për të bërë më mirë. Dhe në fund, është sistemi shëndetësor dhe vetë qytetarët ata që paguajnë çmimin e këtij monopoli të heshtur.

Në një sistem ku garantohet konkurrenca e drejtë, fituesit e tenderëve duhet të ndryshojnë në varësi të cilësisë së ofertës, përvojës dhe kostos. Por kur të njëjtat kompani fitojnë shumicën dërrmuese të kontratave për vite me radhë, pa ulje të dukshme të çmimeve dhe me mungesë pjesëmarrjeje nga aktorë të rinj, kjo është një sinjal i qartë alarmi për mungesë gare reale dhe për rrezik të përdorimit joefikas të fondeve publike.

Përballë kësaj situate alarmante, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale duhet menjëherë të marrë masa konkrete për rikthimi i diversitetit në tregun e prokurimeve dhe promovimi i pjesëmarrjes së gjerë mbetet domosdoshmëri, nëse synohet një sistem shëndetësor më i drejtë, më i qëndrueshëm dhe më transparent.

Artikulli para

Vendimi, bëhet i detyrueshëm vetëdeklarimi i vendbanimit: Duhen dokumentet e pronësisë ose kontrata e qiramarrjes

Artikulli pas

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Evi Kokalarit ndaj Ervin Salianjit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çfarë duhet të dini para se të merrni ilaçe për humbje peshe
Shëndet

Çfarë duhet të dini para se të merrni ilaçe për humbje peshe

2 Prill, 2026
Universitetet amerikane po rikthejnë provimet me gojë për të luftuar Inteligjencën Artificiale
Shëndet

Universitetet amerikane po rikthejnë provimet me gojë për të luftuar Inteligjencën Artificiale

2 Prill, 2026
Një test i thjeshtë 10 minutësh po ndryshon mënyrën si vlerësohet rreziku për zemrën
Shëndet

Një test i thjeshtë 10 minutësh po ndryshon mënyrën si vlerësohet rreziku për zemrën

1 Prill, 2026
Ana e errët e cinizmit që shpesh anashkalohet
Shëndet

Ana e errët e cinizmit që shpesh anashkalohet

31 Mars, 2026
Studimi tronditës: Kimikatet plastike, shkaktare për miliona lindje të parakohshme dhe mijëra vdekje të foshnjave
Shëndet

Studimi tronditës: Kimikatet plastike, shkaktare për miliona lindje të parakohshme dhe mijëra vdekje të foshnjave

31 Mars, 2026
Nga spermatozoidet e salmonit në jashtëqitjet e zogjve: A duhen marrë seriozisht trendet e çuditshme të kujdesit për lëkurën?
Shëndet

Nga spermatozoidet e salmonit në jashtëqitjet e zogjve: A duhen marrë seriozisht trendet e çuditshme të kujdesit për lëkurën?

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Evi Kokalarit ndaj Ervin Salianjit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Evi Kokalarit ndaj Ervin Salianjit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Berisha: Partia Demokratike mbështet Florjan Binajn si kandidat për Tiranën
Aktualitet

Berisha: Partia Demokratike mbështet Florjan Binajn si kandidat për Tiranën

Nga Editor
6 Tetor, 2025
0

Partia Demokratike mbështet Florjan Binajn si kandidat për bashkinë e Tiranbës. Emri u njoftua nga kreu i PD, Sali Berisha...

Lexo të plotë
AKSHI i jep Ermal Beqirit tenderin e Thesarit edhe pse ofroi 1.7 mln euro më shumë, vijon përmballja me Gerond Meçen në KPP

DETAJET/ BKH bastis zyrat e Soft & Solution, SPAK fut në radar Ermal Beqirin

6 Gusht, 2025
Bashkitë Kolonjë dhe Devoll dhanë 920 ha tokë publike për parqe fotovoltaike pa ligj dhe në mungesë TRANSPARENCE

Bashkitë Kolonjë dhe Devoll dhanë 920 ha tokë publike për parqe fotovoltaike pa ligj dhe në mungesë TRANSPARENCE

3 Dhjetor, 2025
Këta janë avionët e veçantë që do të fluturojnë nga Rinasi drejt Zagrebit dhe anasjelltas

Këta janë avionët e veçantë që do të fluturojnë nga Rinasi drejt Zagrebit dhe anasjelltas

20 Maj, 2025
BE: Shqipëria asnjë përparim në mjedis dhe sigurinë ushqimore

BE: Shqipëria asnjë përparim në mjedis dhe sigurinë ushqimore

4 Nëntor, 2025

Të Fundit

Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

Bien euro dhe dollari, si e mbyllin javën valutat e huaja

3 Prill, 2026
A është bërë fluturimi më i rrezikshëm? STATISTIKAT dhe teknologjia thonë të KUNDËRTËN

Mungon karburanti, qindra avionë mund të mbeten në tokë gjatë sezonit të verës: Pritet shtrenjtim i biletave

3 Prill, 2026
Trump: NATO të marrë guximin dhe të dërgojnë anije në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO të marrë guximin dhe të dërgojnë anije në Ngushticën e Hormuzit

3 Prill, 2026
Paguajmë taksa mbi makina dhe qarkullimin 340 mln euro; për mirëmbajtjen e rrugëve vetëm 36 mln euro

Paguajmë taksa mbi makina dhe qarkullimin 340 mln euro; për mirëmbajtjen e rrugëve vetëm 36 mln euro

3 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr