• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 7 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

TABELA/ Sa do të ndryshojë TAKSA për apartamentet e privatizuara në ‘92

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Shtator, 2025
në Aktualitet, Fokus
A A
TABELA/ Sa do të ndryshojë TAKSA për apartamentet e privatizuara në ‘92
Share on FacebookShare on WhatsApp

Propozimi për rritjen e çmimeve të referencës në rrethe pritet të ndryshojë edhe detyrimin e taksës së ndërtesës për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, të privatizuara nga qytetarët nëpërmjet shumave simbolike,  nëpërmjet ligjit të miratuar në 92.

Për ndërtesat që përdoren për qëllime banimi shkalla e taksës është 0.05%. Ndërsa baza e taksës është vlera e ndërtesës e përllogaritur sipas çmimeve referencë të apartamenteve të përcaktuara në metodologjisë e miratuar me VKM nr.132 datë 7/3/2018.

Për ndërtesat për banim të privatizuara sipas metodologjisë, çmim i referencës për metër katror është 70% vetëm në rastin e shitjes së parë. Nëse për pronën janë kryer transaksione të tjera, vlera e apartamentit do të llogaritet me çmimet e plota të referencës.

Monitor ka llogaritur se do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për apartamentet e privatizuara me sipërfaqe 70 metër katror, sipas çmimeve të reja të referencës të propozuar në rrethe.

Konkretisht për një familje që zotëron një apartament të ndërtuar para viteve ‘90 në qytetin e Korçës me sipërfaqe 70 metra katror është 1,118 lekë në vit apo 93 lekë në muaj. Detyrimi paguhet nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm.

Me ndryshimet e propozuara qyteti i Korçës do të ndahet në 4 zona kadastrale. Për zonën nr.1 çmimi i propozuar është 70 mijë lekë për metër katror nga 48,5 mijë lekë. Detyrimi për taksën në ndërtesës për këtë familje do të arrijë 1,715 lekë në vit apo 142 lekë në muaj. Detyrimi do të rritet 44.3% në të njëjtën vlerë që rritet referenca.

Ndërsa për një familje që zotëron një apartament të ndërtuar para viteve ‘90 në qytetin e Vlorës me sipërfaqe 70 metra katror është 1,514 lekë në vit apo 126 lekë në muaj.

Me ndryshimet e propozuara qyteti i Vlorës do të ndahet në 7 zona kadastrale (ku zona 7 do të ishulli i Sazanit, i cili aktualisht nuk është i banueshëm, por pritet që të zhvillohet një projekt). Për zonën nr.1 çmimi i propozuar është 98 mijë lekë për metër katror nga 61,8 mijë lekë që është aktualisht çmimi i referencës për qytetin e Vlorës.

Detyrimi për taksën në ndërtesës për këtë familje do të arrijë 2,401 lekë në vit apo 200 lekë në muaj. Detyrimi do të rritet 58.5% në të njëjtën vlerë që rritet referenca.

Në rrethe rritja më e lartë e detyrimit për taksën e ndërtesës pritet të jetë në qytetit e Durrësit, ku është propozuar edhe rritja më e lartë e çmimeve të referencës.

Aktualisht çmimi i referencës për Durrësin është 67,5 mijë lekë për metër katror. Në zonën nr.13 kadastrale, në zonën e portit ku po zhvillohet projekti i “Durrës Yaht Marina” është propozuar çmim fiskal 200 mijë lekë për metër katror. Nëse një familje që zotëron një apartament të privatizuar në këtë me sipërfaqe 70 metër katror, aktualisht paguan 1,653 lekë në vit taksë ndërtesë apo 137 lekë në muaj, pas miratimit të çmimeve të reja do të paguajë 4900 lekë në vit apo 408 lekë në muaj. Rritja e detyrimit do të jetë 196%.

Por sipas ligjit nr. 9632 datë 30/10/2006 i ndryshuar, janë të përjashtuar nga taksa mbi ndërtesat disa kategori, përfshirë banesat sociale në pronësi të bashkive; ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre;  ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetёm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetёm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë; ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike etj

/Monitor

 

Etiketat: apartamentettiranevjetra
Artikulli para

Pastrimi i parave të drogës, BSH shtrëngon kriteret për licencimin e zyrave të këmbimit valutor

Artikulli pas

“Një tra në Llogara”, si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit
Aktualitet

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aktualitet

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026
Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant
Aktualitet

Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant

7 Nëntor, 2026
Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin
Aktualitet

Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin

7 Nëntor, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Italia do të gjobisë shoferët që ecin shumë ngadalë

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit
Aktualitet

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Një tra në Llogara”, si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

"Një tra në Llogara", si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

Të Përzgjedhura

Mungesa e sigurisë ushqimore si etaloni i dështimit të shoqërisë shqiptare
Ekonomi

Mungesa e sigurisë ushqimore si etaloni i dështimit të shoqërisë shqiptare

Nga SkyWeb
20 Nëntor, 2025
0

Shoqëria shqiptare u skandalizua në korrik të vitit 2025, kur në media u publikua lajmi se një magazinë ushqimore në...

Lexo të plotë
Nis tatëpjeta pas rregullave të BSH? Bie për herë të parë numri i zyrave të këmbimit valutor

Nis tatëpjeta pas rregullave të BSH? Bie për herë të parë numri i zyrave të këmbimit valutor

23 Shtator, 2025
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

20 Nëntor, 2025
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent i rrezikshëm

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent i rrezikshëm

14 Dhjetor, 2025
Prezantohen syzet inteligjente me autofokus

Prezantohen syzet inteligjente me autofokus

8 Janar, 2026

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr