• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit e paracaktuar?

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Shtator, 2025
në Ekonomi
A A
Bastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit e paracaktuar?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pikat e lojërave të fatit janë kthyer sërish në një problem për lagjet e qyteteve shqiptare. Dikur me makina “e kuqe e zezë” në çdo cep pallati, sot bastet vendosen nëpër lokale, përmes celularëve, nën mbrojtjen e të fortëve dhe shpesh edhe të Policisë së Shtetit.

Skyweb.al publikoi disa muaj më parë një investigim mbi mënyrën si janë organizuar bastet sportive, shtatë vite pas operacionit “Fundi i marrëzisë”, duke treguar se marrëzia është përhapur edhe më shumë.

Në investigim u shpjeguan mënyrat e funksionimit të tregut, aktorët kryesorë dhe arsyet pse kompanitë hezitojnë të legalizohen, pasi u kushton më lirë të qëndrojnë jashtë sistemit se sa të paguajnë taksa.

Ndërkohë, përballë rezistencës së disa aktorëve për t’u licencuar, të tjerë po kërkojnë me ngulm hyrjen në treg.

Marrja e një ose disa prej 10 licencave është kthyer në një garë të fortë, ku sipas VoxNews janë përfshirë edhe ndërhyrje në nivele të larta të qeverisë.

Raportohet se një nga emrat më të fuqishëm që po tenton të hyjë në treg është biznesmeni Besnik Sulaj, i njohur si “Beso i Tajvanit”.

Ai ka në pronësi lokalin dhe kazinonë “Tajvani” në Parkun Rinia dhe ka ushtruar aktivitet me licencë kazinoje prej vitesh. Sot, ai po lobon të marrë disa nga licencat për baste online.

Për këtë qëllim është krijuar kompania “Novabet”, me objekt aktivitetin e basteve sportive online, import-eksportin e pajisjeve dhe çdo aktivitet tjetër të lidhur me këtë treg.

Aksionerët e saj janë të njëjtët me ata të kazinosë “Regency”, në pronësi me letra të Skënder Sulajt, babait të Besos.

Aksionerë janë gjithashtu “Gaming Invests” dhe “Taiwan Park Center TPC”, të përfaqësuar nga Skënder Sulaj, ndërsa Avni Braçaj figuron si aksioner te “Taiwani”.

Burime thonë se këto lëvizje janë bërë përpara ngritjes së komisionit që do të shpërndajë licencat dhe se Beso i Tajvanit dyshohet se ka marrë premtime për më shumë se një licencë.

Tashmë mbetet për t’u parë se cilët do të jenë anëtarët e komisionit dhe kompanitë fituese, mes dyshimeve për lidhje të forta me politikën dhe krimin./voxnews

Lexoni të plotë INVESTIGIMIN E SKYWEB:

INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”

Etiketat: besnik sulajbeso tajvanit
Artikulli para

Bashkia Sarandë zbaton urdhrin nga Tirana! Toka e Nivicës u merret banorëve dhe i jepet Paqsor Buzit dhe Agim Xhindolit për fotovoltaik

Artikulli pas

Vera ekstreme në Evropë, 43 miliard euro dëme nga i nxehti dhe përmbytjet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut
Ekonomi

Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut

9 Nëntor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Përshpejtohet rritja e çmimeve në Shqipëri, përmbyset tendenca sezonale: Tetori më i shtrenjtë se shtatori, frikë për nëntorin dhe dhjetorin

9 Nëntor, 2026
Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa
Ekonomi

Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa

9 Nëntor, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve, vetëm nga këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Vera ekstreme në Evropë, 43 miliard euro dëme nga i nxehti dhe përmbytjet

Vera ekstreme në Evropë, 43 miliard euro dëme nga i nxehti dhe përmbytjet

Të Përzgjedhura

FOTO LAJM/ Transformim total, Meta shfaqet për herë të parë në publik pas arrestimit, e pranishme dhe Monika
Aktualitet

FOTO LAJM/ Transformim total, Meta shfaqet për herë të parë në publik pas arrestimit, e pranishme dhe Monika

Nga SkyWeb
27 Prill, 2026
0

Ish-presidenti Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas arrestimit, në seancën e parë të gjyqit të...

Lexo të plotë
Zbulohet në detin Jon anija e rrallë gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Zbulohet në detin Jon anija e rrallë gjermane e Luftës së Dytë Botërore

6 Gusht, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

A ia vlen të investosh në blerjen e pronave? Tregu mund ta ketë arritur kulmin

1 Shtator, 2025
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

2 Qershor, 2026
Ministria e Shëndetësisë propozon draftin për sigurinë e dhurimit të gjakut dhe qelizave riprodhuese

Ministria e Shëndetësisë propozon draftin për sigurinë e dhurimit të gjakut dhe qelizave riprodhuese

30 Tetor, 2025

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr