• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 17 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Dolën nga xhepat e shqiptarëve, Identitek fitoi 17 milionë euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Shtator, 2025
në Aktualitet
A A
Dolën nga xhepat e shqiptarëve, Identitek fitoi 17 milionë euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria fitoi rreth 17 milionë euro vitin e kaluar nga shitja e dokumentave të identifikimit tek qytetarët shqiptarë. Të dhënat nga bilanci i kompanisë publike Identitek, tregojnë se prodhimi dhe shitja e pasaportave mbeten një nga bizneset më fitimprurëse në vend me norma fitimi të ngjashme me fajdet ose trafikun e kokainës.

Sipas bilancit, gjatë vitit të kaluar kompania Identitek arkëtoi në total 3.68 miliardë lekë ose rreth 38 milionë euro nga shitja e dokumenteve të identifikimit, ndërkohë që fitimi para taksave rezultoi 17 milionë euro (1 euro=97 lekë). Kjo nënkupton një normë fitimi rreth 45 për qind mbi xhiron.

Qeveria si ndërmarrje matrapazësh/ Identitek fitoi 17 milionë

Norma fitimi fajdexhinjsh per Identitek

Prodhimi dhe shpërndarja e dokumentave të identifikimi ka qenë një nga koncesionet më fitimprurëse në Shqipëri. Kompania Aleat u kontraktua nga qeveria shqiptare për koncesionin ekskluziv në vitin 2008, fillimisht për një periudhë 5 vjeçare. Marrëveshja e koncesionit u shoqërua me rritje të ndjeshme të çmimeve të pasaportave dhe kartave të identitetit për qytetarët.

Në atë kohë, qeveria e justifikoi koncesionin si një masë të domosdoshme për të plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe rritjen e sigurisë kombëtare. Por në vitin 2013, qeveria e zgjati koncesionin edhe me 10 vjet të tjera pa garë, njësoj si koncesionet e Aeroportit të Rinasit dhe minierës së kromit në Bulqizë.

Për 15 vjet me radhë, Aleat ka qenë një nga ndërmarrjet më fitimprurëse në Shqipëri, duke regjistruar norma fitimi që kanë variuar nga 25 deri në 50 për qind të xhiros.

Të dhënat historike tregojnë se për të gjithë periudhën 15 vjeçare Aleat arkëtoi 52.5 miliardë lekë ose 540 milionë euro nga shitja e pasaportave dhe kartave të identitetit, si dhe regjistroi një fitim neto prej mbi 150 milionë eurosh.

Monopoli i artë i qeverisë

Koncesioni 15 vjeçar i dokumentave të identifikimit përfundoi në fund të vitit 2023 dhe qeveria e shtetëzoi shërbimin duke krijuar për këtë qëllim kompaninë shtetërore Identitek.

“Politikisht kemi vullnetin për të riparë çmimin në mënyrë që ta ulim atë”, theksoi ish minstri i Brendshëm Blendi Çuçi kur njoftoi shtetëzimin e shërbimit. Por pak muaj më pas qeveria ndryshoi qëndrim 180 gradë dhe nuk i uli tarifat duke lënë ato që kishte kompania koncesionare. Tashmë fitimet marramendëse të këtij shërbimi po i shkojnë qeverisë.

Qeveria si ndërmarrje matrapazësh/ Identitek fitoi 17 milionë

Tarifat e dokumentave te identifikimit

Mbajtja e pandryshuar e çmimeve është qartazi një vendim i padrejtë, për shkak se dhënia me koncesion e këtij shërbimi për 15 vitet e shkuara u justifikua me faktin se privati do të kryejë investimet dhe do të lërë gati infrastrukturën pa kosto për qeverinë. Por pavarësisht kësaj, qeveria nuk i uli çmimet.

Shqipëria është një nga vendet me çmimet më të larta të dokumentave të identifikimit. Përveç kostove padrejtësisht të larta që u ngarkohen qytetarëve, kjo çështje ka dhe implikime politike, ku në zgjedhje shumë qytetarë nuk lejohen të votojnë për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë çmimet e kripura të dokumenteve të identifikimit. Rasti më i fundit ishte ai i zgjedhjeve lokale në Himarë, ku mijëra qytetarë nuk u lejuan të votonin pasi u kishin skaduar dokumentat e identifikimit. /kapitali

Artikulli para

Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Artikulli pas

Komisioni Europian do të dijë ku shkojnë paratë, delegacion kontrolli në Tiranë dhe Podgoricë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare
Aktualitet

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

17 Nëntor, 2026
Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin
Aktualitet

Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

17 Nëntor, 2026
Trafikanti i drogës që mori 32 milionë euro tendera/ Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, përfshirë kompaninë e përbashkët me Artan Gaçin
Aktualitet

Trafikanti i drogës që mori 32 milionë euro tendera/ Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, përfshirë kompaninë e përbashkët me Artan Gaçin

17 Nëntor, 2026
Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera
Aktualitet

Ngadalësohen eksportet në tetor, bien metalet dhe fasoni

17 Nëntor, 2026
Adriatik Lapaj e rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Tiranën
Aktualitet

Adriatik Lapaj e rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Tiranën

17 Nëntor, 2026
Rama kërkon sërish “dasmë” në Bruksel: Më mirë i martuar sesa beqar, unë e kam provuar disa herë
Aktualitet

Rama kërkon sërish “dasmë” në Bruksel: Më mirë i martuar sesa beqar, unë e kam provuar disa herë

16 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Komisioni Europian do të dijë ku shkojnë paratë, delegacion kontrolli në Tiranë dhe Podgoricë

Komisioni Europian do të dijë ku shkojnë paratë, delegacion kontrolli në Tiranë dhe Podgoricë

Të Përzgjedhura

DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin
Ekonomi

Korrupsioni te AKSHI paralizon bizneset shqiptare, sistemi i tatimeve as jep, as merr

Nga SkyWeb
29 Janar, 2026
0

Prej më shumë se dy javësh, qindra biznese në të gjithë vendin po përballen me probleme serioze në mbarëvajtjen e...

Lexo të plotë
Udhëzimi i ri, ndryshojnë kriteret për patentat

PATENTAT/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit!

27 Qershor, 2026
Plas skandali në Greqi, një në çdo katër karburante vjedh shoferët

Plas skandali në Greqi, një në çdo katër karburante vjedh shoferët

30 Qershor, 2026
Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

Vijon përplasja, Veliaj shkarkon dy nënkryetarët e bashkisë dhe emëron Etleva Bishën

30 Tetor, 2026
Igli Tare i del për zot vilës së tij: E kam blerë me bankë, me Ballukun kam shoqëri fëmijërie dhe shkonin për pushime aty

Igli Tare i del për zot vilës së tij: E kam blerë me bankë, me Ballukun kam shoqëri fëmijërie dhe shkonin për pushime aty

4 Qershor, 2026

Të Fundit

OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues

OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues

17 Nëntor, 2026
Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

17 Nëntor, 2026
Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

17 Nëntor, 2026
Si ta mbajmë trurin e shëndetshëm me kalimin e moshës? Çfarë thotë shkenca

Si ta mbajmë trurin e shëndetshëm me kalimin e moshës? Çfarë thotë shkenca

17 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr