• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Maxhoranca miraton buxhetin: Rritje pagash e pensionesh, kalon dhe falja e 500 milionë eurove detyrime të papaguara: Sina dhe Braçe dalin nga “rreshti”

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Maxhoranca miraton buxhetin: Rritje pagash e pensionesh, kalon dhe falja e 500 milionë eurove detyrime të papaguara: Sina dhe Braçe dalin nga “rreshti”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kuvendi miratoi në orët e para të mëngjesit projektbuxhetin e vitit 2026, pas një seance që zgjati rreth 16 orë dhe përfundoi rreth orës 03:00. Buxheti me vlerë 8.8 miliardë euro mori 83 vota pro, të gjitha nga socialistët, ndërsa opozita votoi kundër.

Dy deputetë të PS, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, dolën nga linja e grupit duke mos marrë pjesë në disa prej votimeve të paketës fiskale.

Gjatë seancës u miratuan edhe 8 projektligjet e paketës fiskale, përfshirë ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, TVSH-në, taksat vendore, marrëveshjen e paqes fiskale dhe rivlerësimin e pasurive. Braçe nuk mori pjesë në votim për ligjin e taksave vendore, ndërsa Sinaj mungoi në dy votime të lidhura me paqen fiskale dhe rivlerësimin e pasurisë.

Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon fonde për shëndetësinë, rritjen e pagave, skemat e ndihmës për familjet në nevojë, pensionet, arsimin, bujqësinë, investimet në transportin rrugor, drejtësinë dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në funksion të detyrimeve ndaj NATO-s.

Pjesë e paketës fiskale është edhe falja e rreth 500 milionë eurove detyrime të papaguara deri në vitin 2014, si dhe lehtësimi i borxheve të akumuluara nga viti 2015 deri në 2024, me kusht që një pjesë e tyre të shlyhet brenda vitit 2026.

Ndërkohë, marrëveshja e paqes fiskale i lejon bizneset e mëdha të negociojnë fitimin e tyre për tre vitet e ardhshme, duke i shtuar fitimit të deklaruar një marzh 18 për qind dhe duke taksuar me 5 për qind çdo të ardhur mbi këtë nivel.

Ligji për rivlerësimin e pasurisë u jep qytetarëve mundësinë të përafrojnë vlerën e pronës me tregun me një normë tatimore të reduktuar prej 5 për qind.

Ndryshimet në ligjin e TVSH rikthejnë kompensimin 10 për qind për fermerët, ndërsa kufizimet e reja në procedurat tatimore ulin tavanin e pagesave cash mes bizneseve dhe vendosin kufi për pagesat në dorë të individëve dhe të vetëpunësuarve.

Me paketën e miratuar, qeveria synon uljen e përdorimit të parasë fizike, rritjen e formalizimit të ekonomisë dhe zgjerimin e lehtësive fiskale për sportin, kërkimin dhe zhvillimin. /skyweb.al 

Etiketat: edi ramakuvendpaqja fiskalerritje pagash
Artikulli para

“Parimi që s’duhet shkelur”, një qasje politike dhe etike mbi hetimet VIP të SPAK sipas ish-ministrit të Financave Arben Malaj

Artikulli pas

Pse u fërshëllye në shtëpi futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

23 Tetor, 2026
Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare
Aktualitet

Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

23 Tetor, 2026
Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas
Aktualitet

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
Aktualitet

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pse u fërshëllye në shtëpi futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

Pse u fërshëllye në shtëpi futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

Të Përzgjedhura

Europa Perëndimore “digjet” nga zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen
Aktualitet

Europa Perëndimore “digjet” nga zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

Nga Editor
25 Gusht, 2026
0

Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndërsa Europa Perëndimore regjistroi dy muajt më të...

Lexo të plotë
Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim

Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim

26 Qershor, 2026
Meloni kërkon të regjistrojë zërin e saj si markë tregtare në BE

Meloni kërkon të regjistrojë zërin e saj si markë tregtare në BE

6 Tetor, 2026
Misioni i pamundur i Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Misioni i pamundur i Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

4 Prill, 2026
Pastrimi i parave të kokainës, si vëllezërit Pepa ndërtuan një ‘perandori biznesi’ në Shqipëri

Pastrimi i parave të kokainës, si vëllezërit Pepa ndërtuan një ‘perandori biznesi’ në Shqipëri

15 Prill, 2026

Të Fundit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

23 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr