• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 6 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Europën?

Editor Nga Editor
1 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Europën?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pasi i kaloi dy dekada karrierë të suksesshme duke prodhuar interiore për markat kryesore botërore të automobilave, Tomasi, ish-menaxher i lartë në një kompani shumëkombëshe italiane, u largua nga industria e makinave në vjeshtën e vitit 2025.

“Mendoj se është e mbaruar”, theksoi ai duke shpjeguar arsyen kryesore pse u largua nga biznesi.

“Industria ka marrë fund”, shtoi Tomasi, i cili kërkoi që mbiemri i tij të mos përdoret në këtë tekst.

Industria e famshme evropiane e automobilave përballet me rrezikun e një vërshimi automjetesh kineze me cilësi të lartë dhe çmime jashtëzakonisht të ulëta – disa deri në 10.290 euro në tregje të caktuara – të cilat nisën të mbërrijnë në kontinent veçanërisht pas pandemisë së Covid-19.

Ekspertët paralajmërojnë se ky fluks rrezikon një industri që për dekada ka shërbyer si shtylla kurrizore e prodhimit evropian.

Pavarësisht tarifave të vendosura nga Brukseli në vitin 2024, deri në 35 për qind për disa automjete elektrike (EV) kineze, përveç një takse importi prej 10 për qind, shitjet e automjeteve kineze në Evropë pothuajse u dyfishuan mes viteve 2024 dhe 2025.

Mbi gjysmë milioni modele kineze janë shitur vetëm në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Gjiganti kinez i automjeteve elektrike, BYD, raportoi rritje vjetore të shitjeve prej 225 për qind, duke u bërë prodhuesi kryesor i automjeteve elektrike më i shitur në BE gjatë disa muajve të vitit 2025, pavarësisht tarifave.

Prodhues të tjerë i anashkaluan barrierat tregtare të BE-së për automjetet elektrike duke dërguar automjete me motorë me djegie të brendshme dhe hibride, të cilat nuk i nënshtrohen të njëjtave detyrime.

Industria automobilistike e Kinës daton që nga vitet ‘50, por prodhuesit e saj për një kohë të gjatë kanë vuajtur nga reputacioni i cilësisë së dobët dhe dizajnit të rëndomtë, prandaj edhe industria e saj nuk lulëzonte në botë.

Por, kjo ka ndryshuar së fundmi.

Para se ekonomia botërore të ndalej në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, Tomas thotë se profesionistët teknikë në industrinë evropiane të automobilave i shpërfillnin markat kineze, duke thënë: “janë të tmerrshme, nuk dinë të prodhojnë. Do t’u duhen 20, 30, 40 vjet për të arritur nivelin tonë dhe deri atëherë ne do të jemi shumë më përpara”.

“Ajo që ndodhi është se, praktikisht për pesë vjet, ata na tejkaluan”, tha ai.

“Tani makinat e tyre janë vërtet të jashtëzakonshme”.

Një stuhi e përsosur

Prodhuesit kinezë kanë gëzuar kamotshëm përparësi në kosto falë përdorimit të energjisë së lirë, kryesisht me bazë qymyri, si dhe një fuqie punëtore me fuqi minimale negociuese. Por së fundmi, një stuhi e përsosur faktorësh ka bërë të mundur që makinat kineze të kenë çmim shumë më të ulët se konkurrentët perëndimorë.

Si reagim ndaj pushtimit të Ukrainës nga Kremlini në vitin 2022, BE-ja ndaloi importet e çelikut nga Rusia. Kina, ndërkohë, ka rritur ndjeshëm importet e metaleve me cilësi të lartë nga ky vend.

Për më tepër, industria automobilistike kineze ka qenë në gjendje të shfrytëzojë rritjen e paparë të prodhimit gjatë dekadës së fundit. Industria e makinave në Kinë ishte më e madhja në botë qysh në vitin 2009, por prodhuesit ishin kryesisht të përqendruar në tregun e brendshëm të tejngopur.

Kjo ndryshoi kur luftërat e ashpra të çmimeve brenda Kinës i shtynë prodhuesit të shikonin jashtë. Në vitin 2023, Kina e tejkaloi Japoninë duke u bërë eksportuesi më i madh i makinave në botë, duke prodhuar dhjetëra milionë automjete çdo vit.

Dhe pastaj kemi subvencionet e dyshuara në këtë industri.

Kina e ka mohuar se i mbështet prodhuesit e makinave, por një hetim i BE-së në vitin 2024 zbuloi se fondet publike ishin “të pranishme në të gjithë zinxhirin e furnizimit”, nga minierat që nxjerrin lëndët e para deri te anijet që transportojnë automjetet elektrike drejt Evropës.

Shtetet e Bashkuara, në vitin 2024, vendosën një tarifë prej 100 për qind mbi automjetet elektrike kineze, pasi hetimi i tyre arriti në përfundimin se industria amerikane e automobilave po “dëmtohej ndjeshëm” nga disa modele të subvencionuara kineze.

Paul Bennet, partner drejtues në firmën këshilluese automobilistike Madox Square me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i tha REL-it se hyrja rrufe e automjeteve kineze në tregun evropian mund të jetë me më shumë sesa thjesht biznes.

“Në përgjithësi, edhe pse përfitimet ekonomike janë të qarta, aspektet gjeopolitike të kësaj strategjie nuk duhen anashkaluar”, tha ai.

“Sipas mendimit tim, ka gjasa që kjo të jetë pjesë e përpjekjeve më të gjera të Kinës për të riformësuar dinamikat ekonomike globale dhe për të forcuar pozicionin e saj në skenën botërore”, sipas tij.

Derisa disa aktorë të brendshëm thonë se Evropa ende mund të ketë mundësi për t’u kundërpërgjigjur, koha po soset.

Mbrojtja ndaj tarifave

Sipas rregullave të tanishme të tregut, një automjet kinez i prodhuar brenda BE-së nuk do t’i nënshtrohej të njëjtave tarifa si ato të importuara nga jashtë bllokut. Prodhuesit kinezë po lëvizin shpejt për të shfrytëzuar këtë kusht.

BYD i Kinës është në proces të ndërtimit të një fabrike prej 4.6 miliardë dollarësh në Hungari dhe, në Barcelonë, makinat tashmë po prodhohen nga ndërmarrja e përbashkët mes Ebro-EV Motors të Spanjës dhe markës kineze Chery. /Rel

Etiketat: makina elektrike
Artikulli para

Shqipëria, për çdo shije dhe buxhet: Nga “perla” e fshehur, në destinacionin e të gjithëve

Artikulli pas

Nga sot ndryshime te siguracionet e makinave, çfarë duhet të kenë parasysh shoferët

Editor

Editor

Nga Kategoria

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas
Aktualitet

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

6 Maj, 2026
Call Centerat mashtrues pushtojnë vendin, gazetari: Kush është italiani që zhvati bashkëkombasit e tij nga Tirana
Aktualitet

Pse është shumë e vështirë të zhduken Call Center-at mashtrues

5 Maj, 2026
Ky është autobusi pa destinacion që po sfidon transportin tradicional
Aktualitet

Ky është autobusi pa destinacion që po sfidon transportin tradicional

5 Maj, 2026
Alarmi nga Tirana: Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë
Aktualitet

Alarmi nga Tirana: Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë

5 Maj, 2026
Video e Ramës për Lanën, e krijuar me Inteligjencë Artificiale
Aktualitet

Video e Ramës për Lanën, e krijuar me Inteligjencë Artificiale

5 Maj, 2026
Lingota ari dhe vila, askush s’i prek pronat e ngrira të klanit Çopja
Aktualitet

Lingota ari dhe vila, askush s’i prek pronat e ngrira të klanit Çopja

5 Maj, 2026
Artikulli pas
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Nga sot ndryshime te siguracionet e makinave, çfarë duhet të kenë parasysh shoferët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Anulohet ankandi i Bibliotekës te ish-Vilat Gjermane! Do bëhet te Kodrat e Liqenit?!
Aktualitet

Anulohet ankandi i Bibliotekës te ish-Vilat Gjermane! Do bëhet te Kodrat e Liqenit?!

Nga SkyWeb
28 Prill, 2025
0

Një tjetër procedurë e Korporatës së Investimeve Shqiptare është anuluar, për shkak të gabimeve në dokumente që sollën mos interesimin e...

Lexo të plotë
Një çati për aspiratat e Ballkanit

Një çati për aspiratat e Ballkanit

24 Maj, 2025
Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë

Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë

18 Qershor, 2025
Zhvasnin italianët nga kulla në mes të Tiranës toleruar nga policia, “Le Iene” zbërthen bandën në Shqipëri që zbraznin llogaritë përtej detit

Zhvasnin italianët nga kulla në mes të Tiranës toleruar nga policia, “Le Iene” zbërthen bandën në Shqipëri që zbraznin llogaritë përtej detit

19 Janar, 2026
One Albania prezanton ‘One Business Select’:  Zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  Zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

30 Qershor, 2025

Të Fundit

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

6 Maj, 2026
“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime

“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime

6 Maj, 2026
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

6 Maj, 2026
Stresi në punë po shton dhimbjet e kokës dhe migrenën, si të shpëtoni prej tyre

Stresi në punë po shton dhimbjet e kokës dhe migrenën, si të shpëtoni prej tyre

6 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr