• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Besimi në sektorin e ndërtimit i rikthehet rritjes pas rënies gjatë nëntorit

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Tkurren industria dhe sektori i energjisë, ekonominë e mban ndërtimi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sektori i ndërtimit po shfaq sinjale të forta rikuperimi dhe besimi, duke u dalluar nga sektorët e tjerë të ekonomisë. Të dhënat e fundit nga vrojtimi i besimit të biznesit dhe konsumatorit i Bankës së Shqipërisë tregojnë se, ndonëse treguesi i ndjesisë ekonomike ka pësuar një rënie të lehtë në muajin dhjetor, ndërtimi ka ndjekur një prirje të kundërt dhe dukshëm pozitive.

Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.4 pikë në dhjetor, kryesisht si pasojë e dobësimit të besimit në sektorët e shërbimeve dhe industrisë. Pavarësisht kësaj rënieje mujore, niveli i përgjithshëm i treguesit mbetet rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren historike, duke sinjalizuar një klimë ekonomike ende relativisht të qëndrueshme.

Në këtë kontekst, sektori i ndërtimit spikat për një kthesë të fortë pozitive.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 4.5 pikë përqindje në dhjetor, duke u pozicionuar 16.6 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Ky zhvillim vjen pas një rënieje të ndjeshme të këtij treguesi në muajin nëntor, kur besimi në ndërtim ishte ulur me 3.1 për qind, duke reflektuar pasiguri të përkohshme në aktivitetin e sektorit.

Rikthimi i fortë në dhjetor lidhet me përmirësimin e vlerësimeve të bizneseve si për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu edhe për porositë në vijim. Burime nga tregu e lidhin këtë rritje edhe me rikthimin sezonal të emigrantëve në fundvit, i cili ka sjellë një injektim më të madh parash në sektorin e ndërtimit, veçanërisht për blerje banesash, investime dhe financim projektesh.

Të dhënat tremujore për tremujorin e katërt përforcojnë këtë tablo pozitive. Gjendja financiare e bizneseve në ndërtim është përmirësuar, ndërsa norma e shfrytëzimit të kapaciteteve mbetet në nivele të qëndrueshme, pavarësisht luhatjeve mujore. Paralelisht, pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart, duke reflektuar kërkesë të fortë dhe presion në rritje nga kostot.

Ndërkohë që sektorë si industria dhe shërbimet shfaqin sinjale më të kujdesshme, ndërtimi po konsolidohet si një nga shtyllat kryesore të besimit ekonomik dhe të investimeve në vend. Rikthimi i fortë i besimit në dhjetor sugjeron se ky sektor mbetet një motor i rëndësishëm i aktivitetit ekonomik, i mbështetur nga flukset financiare, kërkesa e qëndrueshme dhe faktorë sezonalë që ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e tij. /skyweb.al

Artikulli para

Veshja e Maduros kur u kap nga amerikanët bëhet virale, shtohen shitjet e markës së njohur

Artikulli pas

Emërohet drejtori i ri i UKT

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Ekonomi

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

9 Tetor, 2026
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!
Ekonomi

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Emërohet drejtori i ri i UKT

Emërohet drejtori i ri i UKT

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Taksa e pasurisë, 49% e totalit mblidhet vetëm në Tiranë
Aktualitet

Taksa e pasurisë, 49% e totalit mblidhet vetëm në Tiranë

Nga Editor
13 Korrik, 2026
0

Bashkitë kanë mbledhur nga taksa mbi pasurinë afro 8.1 miliardë lekë apo rreth 81 milionë euro vitin që lamë pas, ...

Lexo të plotë
Çfarë duhet të dinë prindërit rreth autizmit dhe vaksinave

Çfarë duhet të dinë prindërit rreth autizmit dhe vaksinave

30 Nëntor, 2025
Nuk mbaron sherri për Aeroportin e Vlorës, Valon Ademi i kërkon Gjykatës Kushtetuese të përjashtojë Pacollin

Nuk mbaron sherri për Aeroportin e Vlorës, Valon Ademi i kërkon Gjykatës Kushtetuese të përjashtojë Pacollin

21 Korrik, 2026
Nis zbatimi i WiFi4WB në Shqipëri, internet publik falas në 61 bashki në kuadër të integrimit digjital

Nis zbatimi i WiFi4WB në Shqipëri, internet publik falas në 61 bashki në kuadër të integrimit digjital

13 Shkurt, 2026
Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

29 Tetor, 2025

Të Fundit

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

9 Tetor, 2026
Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr