• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Mijëra turistë bllokohen në Lapland të Finlandës

Editor Nga Editor
12 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
Mijëra turistë bllokohen në Lapland të Finlandës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Lapland të Finlandës pasi një valë e fortë të ftohti ka ndaluar fluturimet nga një prej aeroporteve të saj.

Nisjet nga aeroporti Kittila i Laplandës, që do të transportonin udhëtarët dimërorë drejt vendeve si Londra, Bristoli, Mançesteri, Parisi dhe Amsterdami, u anuluan të gjitha të dielën, pasi temperaturat nuk u rritën mbi -35°C.

Problemi pritet të vazhdojë edhe të hënën, pasi agjencia meteorologjike e Finlandës ka parashikuar një temperaturë minimale prej -39°C. Fluturimi i parë që duhej të nisej nga Kittila tashmë është anuluar.

I ftohti ekstrem e bën të vështirë çakullimin (heqjen e akullit) e avionëve, ndërsa pajisjet e mirëmbajtjes dhe furnizimit me karburant në tokë mund të ngrijnë. Operatori i aeroportit, Finavia, i tha transmetuesit publik Yle se lagështia në ajër po e përkeqësonte situatën, pasi po krijonte ngricë shumë të rrëshqitshme.

Ndërsa Lapland, shtrihet në veri të Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës, njihet për të ftohtin dhe borën. Zakonisht ka një temperaturë mesatare dimërore prej -14°C, me rënie të herëpashershme deri në -30°C, sipas bordit kombëtar të turizmit.

Aeroporti i Kittilës shërben kryesisht për njerëzit që udhëtojnë drejt resorteve të skive aty pranë dhe për të parë Dritat Veriore, ndërsa aeroporti i Rovaniemit, më në jug, është destinacioni “zyrtar” për vizitorët e shtëpisë folklorike të Santa Klausit.

Të hënën, fluturimi i parë lokal që duhej të mbërrinte në Kittila u anulua, ndërsa fluturimet ndërkombëtare u vonuan.

Moti i ftohtë i ka bërë rrugët veçanërisht të rrezikshme, me Fintraffic që ka paralajmëruar për kushte shumë të akullta në rajon.

Një autobus me pasagjerë ukrainas doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal të dielën në mëngjes, raportoi Yle duke cituar policinë lokale. Sipas raportimeve, nuk pati të lënduar seriozë.

Të ftohtit e pazakontë në Laplandë vjen në një kohë kur një stuhi që po kalon mbi Evropën Veriore ka sjellë kushte dimërore dhe ndërprerje udhëtimesh në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. /skyweb.al

Etiketat: lapland
Artikulli para

Dalin datat e provimeve të Maturës Shtetërore

Artikulli pas

PUNIMET/ Bllokohet për dy ditë mbikalimi i Rinasit, ARRSH: Rrugët alternative

Editor

Editor

Nga Kategoria

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026
Aktualitet

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive
Aktualitet

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit
Aktualitet

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit
Aktualitet

Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

9 Tetor, 2026
Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët
Aktualitet

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
PUNIMET/ Bllokohet për dy ditë mbikalimi i Rinasit, ARRSH: Rrugët alternative

PUNIMET/ Bllokohet për dy ditë mbikalimi i Rinasit, ARRSH: Rrugët alternative

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bizneset përreth dhe kanalet derdhin ujërat e zeza te Liqeni Artificial, KLSH zbardh shkaqet e ndotjes alarmante
Aktualitet

Bizneset përreth dhe kanalet derdhin ujërat e zeza te Liqeni Artificial, KLSH zbardh shkaqet e ndotjes alarmante

Nga SkyWeb
12 Shtator, 2025
0

Kontrolli i Lartë i Shtetit kreu një auditim të posaçëm mbi Liqenin Artificial të Tiranës pas konstatimit të ndotjes së...

Lexo të plotë
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja, ulet çmimi i naftës

27 Maj, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

30 Mars, 2026
DOSJA/ Dalin SMS-të mes Ballukut dhe Berberit: Visi të konsideroj të afërt, merre dhe ta gëzosh!

DOSJA/ Dalin SMS-të mes Ballukut dhe Berberit: Visi të konsideroj të afërt, merre dhe ta gëzosh!

5 Nëntor, 2025

Të Fundit

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

9 Tetor, 2026
Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr