• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Përse SHBA-së i duhet ende Europa

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Janar, 2026
në Kryesore, OP-ED
A A
Përse SHBA-së i duhet ende Europa
Share on FacebookShare on WhatsApp

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës po përjetojnë një nga momentet më të ftohta në historinë e tyre moderne. Sipas një analize të The Economist, lidhjet transatlantike nuk kanë qenë kaq të brishta që nga koha kur trupat amerikane erdhën në ndihmë të Evropës tetë dekada më parë.

Në Uashington, rrymat politike të lidhura me lëvizjen MAGA shfaqin gjithnjë e më hapur përçmim ndaj aleatëve europianë. Në vend të kritikave të vjetra ironike, Evropa sot portretizohet si një kontinent i lodhur, i mbushur me emigrantë dhe pa vlerë strategjike për t’u mbrojtur. Por ftohja nuk është njëanshme. Edhe në kryeqytetet europiane po rritet ndjenja e zhgënjimit ndaj partnerit tradicional përtej Atlantikut.

Politikanët europianë, me disa përjashtime populiste, shprehen se aleati i dikurshëm gjeopolitik është marrë nën kontroll nga një lidership i paparashikueshëm. Për Evropën, tensioni ka peshë të drejtpërdrejtë, pasi kontinenti prej dekadash mbështetet te Shtetet e Bashkuara për sigurinë dhe përballë faktit se lufta tashmë po zhvillohet brenda territorit europian.

The Economist vëren se edhe vetë Amerika ka arsye për shqetësim. Paraardhësit e Donald Trump ndërtuan dhe ruajtën aleancën transatlantike sepse ajo shumëfishonte ndikimin amerikan në botë. Pa mbështetjen e Evropës, fuqia e SHBA do të pritet më pak si udhëheqëse dhe më shumë si imponuese, duke u përballur gjithnjë e më shpesh me rezistencë.

Megjithatë, përpjekjet për t’i bindur mbështetësit e politikës America First se largimi nga Evropa dëmton interesat amerikane konsiderohen thuajse të kota. Sipas analizës, arsyetimi me këtë rrymë politike në politikën e jashtme është po aq i vështirë sa një negociatë pa sens.

Viti nisi me një fjalim të ashpër të zv. presidentit J.D. Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe u mbyll me paralajmërime të forta në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë së SHBA, ku thuhej se Evropa përballet me rrezikun e një “zhdukjeje qytetëruese”. Ky mesazh ka tronditur kryeqytetet europiane.

Si reagim, vendet e Bashkimit Evropian kanë premtuar rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, një kërkesë e kahershme e Uashingtonit. Ato kanë pranuar edhe marrëveshje tregtare të pabalancuara dhe i kanë ofruar administratës Trump një dozë të konsiderueshme diplomacie dhe tolerimi politik.

Por, sipas The Economist, armiqësia e vazhdueshme nga Uashingtoni po forcon bindjen se Evropa duhet të qëndrojë mbi këmbët e veta. Ideja e “autonomisë strategjike”, dikur e kufizuar kryesisht në diskursin francez, po fiton terren edhe në vende tradicionalisht atlantiste si Polonia, Holanda dhe shtetet nordike.

Nëse kjo linjë mendimi konsolidohet, analiza paralajmëron se Shtetet e Bashkuara mund ta kuptojnë vlerën e aleancës transatlantike vetëm në momentin kur ajo të mos ekzistojë më. /skyweb.al

Artikulli para

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Artikulli pas

Masakra me bakrin shqiptar/ Çmimi në tregjet botërore arrin rekord, por kompania Beralb lë në Shqipëri vetëm ndotje dhe MJERIM

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua
Ekonomi

Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua

7 Nëntor, 2026
Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant
Aktualitet

Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant

7 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Korçë: Nuk realizoi as gjysmën e investimeve, kaos me taksat dhe pronat
Ekonomi

KLSH “nxin” Bashkinë Korçë: Nuk realizoi as gjysmën e investimeve, kaos me taksat dhe pronat

7 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit
Aktualitet

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Masakra me bakrin shqiptar/ Çmimi në tregjet botërore arrin rekord, por kompania Beralb lë në Shqipëri vetëm ndotje dhe MJERIM

Masakra me bakrin shqiptar/ Çmimi në tregjet botërore arrin rekord, por kompania Beralb lë në Shqipëri vetëm ndotje dhe MJERIM

Të Përzgjedhura

Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Dje e shtrenjtoi me 6 lekë, sot e ul po me 6 lekë: Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

Nga SkyWeb
31 Tetor, 2026
0

Vetëm 24 orë pasi vendosi rritjen e çmimit të naftës me 6 lekë për litër, Bordi i Transparencës ka ndryshuar...

Lexo të plotë
Pse në fund të ditës shumë njerëz i ndjejnë këmbët e fryra?

Pse në fund të ditës shumë njerëz i ndjejnë këmbët e fryra?

29 Maj, 2026
FOTOT/ Frikë mes banorëve, gropa karstike në Belsh po zgjerohet dhe thellohet

FOTOT/ Frikë mes banorëve, gropa karstike në Belsh po zgjerohet dhe thellohet

5 Dhjetor, 2025
Hoteli i parë jashtë planetit, një natë në Hënë do të kushtojë 1 milion dollarë

Hoteli i parë jashtë planetit, një natë në Hënë do të kushtojë 1 milion dollarë

15 Janar, 2026
Cili është qarku më “punëtor” në vend? Kukësi dhe Gjirokastra kryesojnë listën

Kodi i ri Penal dënon me burg punësimin e paligjshëm ose mashtrimin e punonjësve

6 Shtator, 2025

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr