• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Lufthansa nis kursimet, redukton fluturimet dhe heq avionët e vjetër

Editor Nga Editor
16 Prill, 2026
në Aviacion
A A
Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime
Share on FacebookShare on WhatsApp

Lufthansa ka njoftuar një paketë masash për uljen e kostove, teksa përballet me rritje të fortë të çmimeve të karburantit dhe presion nga mosmarrëveshjet me punonjësit.

Kompania ajrore gjermane planifikon të reduktojë kapacitetet e fluturimeve, të nxjerrë më herët nga përdorimi avionët e vjetër dhe të zhvendosë një pjesë më të madhe të flotës drejt njësisë me kosto më të ulët, Discover Airlines.

Sipas njoftimit, kostot e karburantit janë më shumë se dyfishuar krahasuar me periudhën para konfliktit me Iranin, duke rënduar ndjeshëm financat e kompanisë.

Si masë e menjëhershme, duke nisur nga 18 prilli, 27 avionë të Lufthansa CityLine do të hiqen përfundimisht nga programi i fluturimeve. Kompania thekson se avionët Canadair CRJ janë drejt fundit të jetës së tyre teknike dhe kanë kosto të larta operimi.

Në vijim, Lufthansa do të reduktojë flotën ndërkontinentale me gjashtë avionë në fund të sezonit veror. Katër avionët e tipit Airbus A340-600 do të dalin nga përdorimi në tetor, ndërsa dy Boeing 747-400 do të ndalojnë fluturimet për sezonin dimëror.

Gjatë dimrit 2026–2027, kompania do të ndërmarrë një tjetër hap duke ulur kapacitetet në fluturimet e shkurtra dhe të mesme, ekuivalente me pesë avionë.

Paralelisht, Lufthansa do të përshpejtojë transferimin e nëntë avionëve Airbus A350-900 drejt Discover Airlines, në kuadër të strategjisë afatmesme për optimizimin e flotës.

Drejtori financiar Till Streichert u shpreh se këto masa janë të pashmangshme për shkak të rritjes së ndjeshme të kostove të kerozinës dhe pasigurive gjeopolitike./skyweb.al

Etiketat: lufthansa
Artikulli para

Pse stresi shkakton fryrje barku? Ekspertët tregojnë si të menaxhohet

Artikulli pas

VIDEO/ Pilotët bënë si qen dhe mace në radio, nis hetimi për incidentin viral

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane
Aviacion

Avionët do të përdorin më shumë navigimin satelitor, Shqipëria përshtat rregullat me BE-në

23 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë
Aviacion

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve
Aviacion

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair paralajmëron: Evropa të përgatitet për rritjen më të madhe historike të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje
Aviacion

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
VIDEO/ Pilotët bënë si qen dhe mace në radio, nis hetimi për incidentin viral

VIDEO/ Pilotët bënë si qen dhe mace në radio, nis hetimi për incidentin viral

Të Përzgjedhura

AJet nis linjat Stamboll Sabiha Gökçen dhe Ankara – Tiranë, duke forcuar lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Turqisë
Aviacion

AJet nis linjat Stamboll Sabiha Gökçen dhe Ankara – Tiranë, duke forcuar lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Turqisë

Nga SkyWeb
19 Janar, 2026
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton nisjen e shërbimeve të reja të rregullta nga AJet, që lidhin Tiranën me Aeroportin...

Lexo të plotë
Liqeni i Shkodrës futet në rrjetin e UNESCO-s, Rama: Një tjetër lajm i bukur për Shqipërinë e Gjelbër

Liqeni i Shkodrës futet në rrjetin e UNESCO-s, Rama: Një tjetër lajm i bukur për Shqipërinë e Gjelbër

8 Qershor, 2026
AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

17 Tetor, 2026
Brezi “Baby Boomers” mbush 80 vjeç. Pse pleqëria e tyre është kaq ndryshe?

Brezi “Baby Boomers” mbush 80 vjeç. Pse pleqëria e tyre është kaq ndryshe?

14 Prill, 2026
VIDEO/ Mirlinda Karçanaj kyç gojën pasi del nga SPAK, gazetarët e “gozhdojnë” pasi tha se nuk e kishin pyetur

VIDEO/ Mirlinda Karçanaj kyç gojën pasi del nga SPAK, gazetarët e “gozhdojnë” pasi tha se nuk e kishin pyetur

19 Maj, 2026

Të Fundit

Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm

Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm

23 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

23 Tetor, 2026
Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

23 Tetor, 2026
Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr