• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tatimet, urdhër bizneseve që shesin nga interneti: Regjistrohuni ose ju bllokojmë!

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
Tatimet, urdhër bizneseve që shesin nga interneti: Regjistrohuni ose ju bllokojmë!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë individëve dhe subjekteve që ushtrojnë aktivitet tregtar në internet të regjistrohen dhe të respektojnë detyrimet ligjore, duke paralajmëruar masa të forta ndaj atyre që operojnë në informalitet.

Sipas njoftimit zyrtar, çdo person fizik, i vetëpunësuar apo entitet që shet produkte apo ofron shërbime online është i detyruar të regjistrohet paraprakisht pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, njësoj si çdo aktivitet tjetër tregtar .

Ligji kërkon që këto subjekte të publikojnë në faqet e tyre të internetit të dhëna të detyrueshme, si numri i NIPT-it, emri i subjektit, adresa e selisë dhe numri i telefonit. Në rast se këto informacione mungojnë, Tatimet paralajmërojnë se do t’i kërkojnë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare bllokimin e përkohshëm të faqes .

Institucioni thekson se bashkëpunimi me AKEP është forcuar për të rritur kontrollin mbi aktivitetet online dhe për të luftuar informalitetin, sidomos ndaj bizneseve që operojnë pa u regjistruar dhe pa deklaruar të ardhurat.

Përveç regjistrimit, subjektet që zhvillojnë tregti në internet duhet të përmbushin edhe një sërë detyrimesh tatimore, që përfshijnë pagesën e tatimit mbi të ardhurat, regjistrimin në TVSH nëse kalojnë pragun e xhiros, deklarimin e punonjësve dhe pagesën e kontributeve, si dhe fiskalizimin e faturave .

Administrata Tatimore sqaron se tregtia online përfshin çdo aktivitet shitjeje apo ofrimi shërbimesh përmes internetit, nga produktet fizike deri te shërbimet dixhitale si kurse, abonime apo bileta.

Në përfundim, Tatimet u bëjnë thirrje të gjithë operatorëve që të formalizojnë aktivitetin e tyre dhe të respektojnë ligjin, duke theksuar se në të kundërt do të përballen me masa administrative dhe bllokim të aktivitetit online. /skyweb.al

Artikulli para

Dështon zgjedhja e Presidentit, pse Kosova po shkon sërish para kutive të votimit

Artikulli pas

Tirana kap Milanon për apartamentet sipas fuqisë blerëse, kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje
Ekonomi

JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Pagat mbajnë të larta kostot e ndërtimit në Shqipëri sipas INSTAT

Tirana kap Milanon për apartamentet sipas fuqisë blerëse, kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë

Të Përzgjedhura

Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë
Aktualitet

Mafia e Call Centera-ve që zhvasin europianët, media greke “brenda” skemës dhjetëra miliona euro në Shqipëri

Nga SkyWeb
5 Maj, 2026
0

Qendrat e mashtrimit telefonik në Shqipëri, të njohura si call center-a, po marrin vëmendje të gjerë ndërkombëtare, pasi një tjetër...

Lexo të plotë
Pronat dhe mbrojtja e territorit, Rama: Vendimet e para të qeverisë së re

Pronat dhe mbrojtja e territorit, Rama: Vendimet e para të qeverisë së re

9 Shtator, 2025
Shqipëria, ndër vendet ku përdoret më pak Inteigjenca Artificiale

Shqipëria, ndër vendet ku përdoret më pak Inteigjenca Artificiale

17 Nëntor, 2025
Krizat kapin krizën, ligji për rezervat e naftës u premtua që para 7 vitesh

Krizat kapin krizën, ligji për rezervat e naftës u premtua që para 7 vitesh

18 Mars, 2026
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

REKORD/ Rritet informaliteti, 4.7 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave në Shqipëri

16 Tetor, 2025

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr